Sami Frashëri: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Te thena te cilat ishin teper
Etiketat: Përpunim pamor Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
v U kthyen ndryshimet e 79.106.126.21 (diskutimet) në versionin e fundit nga 1l2l3k.
Etiketa: Rollback
Rreshti 32:
| çmime
}}
<big>'''(Eri filaj)shpellla Sami Bej Frashëri''' ([[1 qershor]] [[1850]], [[Frashëri (Përmet)|Frashër]] - [[18 qershor]] [[1904]], [[Stambolli|Stamboll]]), i njohur edhe si '''Shemseddin Sami''' ([[Gjuha turke|turqisht]]: ''Şemseddin Sami'') ishte [[Rilindja Kombëtare|rilindas]] i shquar, dijetar i madh, shkrimtar, publicist dhe ideologu kryesor i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.</big>
 
== <big>Jeta</big> ==
<big>Lindi në [[Frashëri (Përmet)|Frashër]] të [[Përmet]]it më 1 [[1 qershor|qershor]] [[1850]]. Ishte një nga djemtë e Halit [[bej]] Dakollarit. Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes. Më [[1865]] së bashku me pesë vëllezërit e tij dhe dy motrat u vendos në [[Janina|Janinë]]. Këtu së bashku me vëllanë, [[Naim Frashëri|Naimin]], Sami Frashëri kreu shkollën e mesme greke "[[Zosimea]]", ku përveç kulturës së përgjithshme, përvetësoi krahas [[Greqishtja|greqishtes]] së re e të vjetër edhe [[LAtinishtja|gjuhën latine]] si dhe [[Frëngjishtja|gjuhën frënge]] dhe atë [[Italishtja|italiane]]. Në [[Tetovë]], nga Mahmut Efendiu (Kalkendelenli Mahmut Efendi), mësoi [[arabishtja|arabisht]], [[persisht]] dhe [[turqisht]]<ref>[http://www.filolet.ch/sami_frasheri.htm Sami Frashëri (1850 – 1904)]</ref>. .</big>
 
<big>Më [[1872]] u vendos në [[Stamboll]] ku zhvilloi një veprimtari të gjerë patriotike për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të popullit shqiptar dhe bashkëpunoi me përfaqësuesit më përparimtarë të lëvizjes demokratike-borgjeze turke. Ishte një ndër organizatorët kryesorë të "''Komitetit Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare''" dhe me themelimin e "''[[Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip|Shoqërisë së të shtypurit me shkronja shqip]]''" ([[1879]]) u zgjodh kryetar i saj.</big>
 
<big>Sami Frashëri drejtoi revistat e para në [[Shqip|gjuhën shqipe]] "[[Drita (Revistë)|Drita]]" dhe pastaj "[[Dituria (Revistë)|Dituria]]" (Stamboll, 1884-85) ku shkroi një numër të madh artikujsh. Për nevojat e shkollës shqipe hartoi librat "[[Abetare e gjuhës shqipe]]" ([[1886]]), "[[Shkronjtore e gjuhës shqipe]]" (gramatika, 1886) dhe "[[Shkronjë]]" (Gjeografia, 1888) në gjuhën shqipe. Nga veprat më të shquara të këtij mendimtari të shquar, patriot, demokrat dhe iluminist është "''[[Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet]]''", botuar më [[1899]] pa emër autori në [[Bukuresht]]. Ky traktat u bë [[manifesti]] i [[Rilindja Kombëtare Shqiptare|Rilindjes Kombëtare Shqiptare]], vepra që sintetizoi programin e lëvizjes, strategjinë dhe taktikën e saj. Në të u shprehën idealet demokratike të zhvillimit politik e shoqëror të vendit, të zhvillimit të arsimit, të kulturës e të shkencës. Sami Frashëri hartoi dhe një fjalor të gjuhës shqipe i cili mbeti i pabotuar. Gjithashtu ai la në [[Dorëshkrimi|dorëshkrim]] një përmbledhje këngësh popullore shqiptare.</big>
 
<big>Çështjen shqiptare Sami Frashëri e mbrojti edhe në organet e ndryshme të shtypit që drejtoi, sidomos në gazetën turke "Terxhuman-i Shark". Sami Frashëri është autor i 57 veprave në gjuhën shqipe, turke dhe arabe duke përfshirë këtu edhe revistat e gazetat që i drejtoi duke botuar vetë në to.
Çështjen shqiptare dhe historinë e popullit shqiptar Sami Frashëri i trajton edhe në veprat në gjuhën turke e sidomos në artikujt e botuar në shtypin e kohës, si edhe në veprat letrare me motive nga jeta shqiptare.</big>
 
<big>Si dijetar i madh Sami Frashëri dha kontributin e tij të vyer në disa fusha të shkencës ku u dallua si përfaqësues i mendimit të përparuar materialist, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e Lindjes. Është autor i fjalorit normativ të gjuhës turke (Kamus-i türki, 1901) i cili ruan vlerën e vet të madhe edhe në ditët e sotme. Fjalori "Kamus-i türki" përmban mbi 40 mijë fjalë e shprehje gjuhësore dhe është pajisur me një parathënie të gjatë të shkruar nga vetë Samiu ku parashtron parimet e tij mbi fjalorin e një gjuhe letrare. Samiu është edhe autor i disa fjalorëve dygjuhësh frëngjisht-turqisht 1882); turqisht-frëngjisht 1885); arabisht-turqisht (Kamus-i arabi). Vepra madhore e Sami Frashëri në gjuhën turke është Enciklopedia e tij "Kamus-ul alâm" (1900) në 6 vëllime, ku Samiu u jep një vend tëdukshëm botës shqiptare, figurave të rëndësishme që ka nxjerrë populli shqiptar gjatë historisë së tij. Në enciklopedinë e Samiut gjenden njoftime për institucionet shtetërore, arsimore, fetare etj., si edhe të dhëna gjeografike jo vetëm për qytetet dhe qendrat administrative më të rëndësishme të Shqipërisë, por edhe për fshatrat më të njohura.</big>
 
<big>Si shkrimtar Sami Frashëri shkroi në gjuhën turke drama e romane. Vepra më e rëndësishme tregimtare Sami Frashëri "[[Besa (Sami Frashëri)|Besa]]", e botuar më [[1875]] (?) e ka marrë subjektin nga jeta shqiptare. Ajo u shfaq në teatrin perandorak në Stamboll më [[1874]], një vit para se të botohej.</big>
 
<big>Për popullarizimin e dijeve shkencore shkroj disa [[libri|libra]] dhe broshura, të ciat i përmblodhi në "Bibliotekën e xhepit", hartoi tekste të ndryshme, botoi [[Antologjia|antologji]] me pjesë të zgjedhura nga letërsia botërore dhe kryesisht orientale, ai la në dorëshkrim 11 vepra kryesisht nga fusha e gjuhësisë dhe e letërsisë.
Sami Frashëri ishte edhe një [[gazetari|gazetar]] i talentuar. Ai ka bashkëpunuar me shkrime dhe ka qenë redaktor dhe kryeredaktor në disa gazeta si psh: "" ("Mëngjezi" [[1876]]), ku për një kohë ishte kryeredaktor, ("Java") etj.</big>
 
<big>Në punën krijuese të Sami Frashëri një vend të rëndësishëm zënë edhe përkthimet, e kryesisht ato nga frëngjishtja. Ai shquhej për kulturën e tij të gjerë në shumë fusha. Biblioteka personale e tij kishte 20,000 vëllime.
Për veprimtarinë patriotike edhe për frymën përparimtare që përshkon veprat e tij [[Porta e Lartë]] e ndoqi dhe e persekutoi Sami Frashërin, duke e internuar e izoluar. Vitet e fundit atij i qe ndaluar të dilte nga shtëpia. Atdhetari i shquar vdiq në Stamboll.</big>
 
== <big>Titujt e veprave</big> ==
[[File:SamiFrasheri.jpg|thumb|Abetare nga Sami Frashëri]]<big>Shënim: Në kohën kur Sami Frashëri ka shkruar veprat me termin gjuhë turke nënkuptohej [[gjuha osmane]].</big>
* <big>''Taaşşuk-i Tal’at ve Fitnat'' ([[Dashuria e Talatit për Fitneten]]) – romani i parë në turqisht (1872)</big>
* <big>''Besa yahud Ahde Vefâ'' ([[Besa (Sami Frashëri)|Besa ose Mbajtja e premtimit]]) – dramë në gjashtë pamje (1875)</big>
* <big>''Gâve ''([[Gjave]]) – dramë me pesë pamje (1876)</big>
* <big>[[Medeniyyet-i-l islamiyye]] (Qytetërimi islam) – nga seria “Biblioteka e xhepit” (1879, 1885)</big>
* <big>''[[Kamus-i Fransevî]]'' – fjalor turqisht-[[Gjuha frënge|frëngjisht]] (1882/85)</big>
* <big>[[Abetare e gjuhës shqipe]] (1886)</big>
* <big>[[Shkronjtore e gjuhës shqipe]] (1886)</big>
* <big>''[[Dheshkronjë]]'' – libër gjeografie (1888)</big>
* <big>[[Kamus al alam|''Kamus-ül Alam'']] – enciklopedia e parë në turqisht (1889–1896)</big>
* <big>''[[Kamus-i Arabi]] –'' fjalor [[Gjuha arabe|arabisht]]-turqisht (1889)</big>
* <big>[[Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet]] (1899)</big>
* <big>''[[Kamus-ı Türkî]]'' – fjalor i turqishtes (1901)</big>
 
== <big>Lidhjet e jashtme</big> ==
* <big>[http://filolet.com/rilindasit/sami_frasheri.htm Sami Frashëri,] filolet.com</big>
* <big>'''([[Turqisht]])''' [http://www.arnavutum.com/modules.php?name=Content&pa=showpage&pid=19 Biografia] në faqen Arnavutum.Com</big>
* <big>[http://www.britannica.com/EBchecked/topic/217525/Semseddin-Sami-Fraseri Semseddin-Sami-Fraseri]m</big> Britannica.com
 
== <big>Shih edhe</big> ==
* [[Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip]]
* [[Ali Sami Yen]]
Rreshti 80:
* {{Libri|Hipi Zhdripi i Gjuhës/Kro290|Kronologjia e jetës - Sami Frashëri}}
 
==<big>Shënime dhe referenca</big>==
{{reflist}}