[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 79.106.95.98 (diskutimet) në versionin e fundit nga Aeternus.
Rreshti 2:
 
== Përdorimi akademik ==
Në fushat akademike si [[Mitologjia|mitologji]], [[Mitografia|mitografi]], apo [[Folkloristika|folkloristikë]], miti është [[Tregimi|tregim]] i cili përmban [[Simboli|simbole]] të cilat zakonisht kanë shumë kuptime. Miti në kulturat e caktuara zakonisht trajton çështjet që kanë të bëjnë me origjinën e botës apo se si bota dhe krijesat e saj erdhën në ekzistencë. Qeniet mitike aktive zakonisht janë perënditë dhe perëndeshat, heronjtë dhe heroinat, apo kafshët. Shumica e miteve merren se kanë ekzistuar në të kaluarën e pafund, para fillimit të numërimit të kohës.
 
Miti konsiderohet tregim i shenjtë për shkak se ai përmban rëndësi spirituale apo [[Religjioni|religjioze]] për atë që e tregon, si dhe kontribon dhe shpreh sistemet e mendimeve dhe të vlerave. Përdorimi i termit nga studiuesit nuk implikon as të vërtetën e as jo-të-vërtetën e tregimit. Sidoqoftë, në kulturat përkatëse nga vjen miti, ai merret si "[[E vërteta|i vërtetë]]", për shkak se ai përmban bindjet, konceptet dhe mënyrat e pyetjeve dhe kuptimit të botës.
 
== Përdorimi popullor ==
Në përdorimin popullor, miti është bindje apo besim kolektiv që nuk bazohet në fakte. Ky përdorim, që zakonisht është përçmues, erdhi nga emërtimi i miteve dhe besimeve religjioze të kulturave tjera si jo-korrekt, por më vonë u zgjerua dhe përfshiu edhe besime të tjera jo-religjioze. Për shkak të këtij përdorimi të famshëm dhe subjektiv, shumë persona e marrin si ofendim kur tregimiet në të cilat ata besojnë quhen mite. Ky përdorim i termit zakonisht shoqërohet me [[Legjenda|legjendën]], [[Fantazia|fantazinë]], [[Folklori|folklorin]], të dhënat konfuze, dëshirat personale, dhe [[Legjenda urbane|legjendat urbane]].