[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Udha (diskuto | kontribute)
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 78.129.213.102) dhe riktheu rishikimin 1757582 nga Liridon: vandalizëm
Apollonia i quajtur ndryshe qyteti i diellit
Rreshti 220:
== Braktisja e Apolonisë ==
Qyteti i Apolonisë gëzoi të drejtën e qytetit të lirë dhe i mbrojtur siç ia kishte dhënë dikur Oktavian Augusti deri më 213 të erës sonë. Po këtë vit (213) me ediktin e Karakallës që i trajtonte njëjtë të gjitha qytetet dhe njerëzit e perandorisë, Apolonia e humbi pavarësinë e saj dhe u kthye në të njëjtat pozita si qytetet fqinje. Në shek. III të erës sonë Apolonia fillon ta humbë edhe rëndësinë e saj ekonomike, këtë e dëshmojnë edhe monedhat e prera të kësaj kohe, të cilat paraqesin në shpinë të saj lumin Vjosa. Në këtë kohë Apolonia kishte marrë një goditje të fortë e si duket ishte ndryshimi i shtratit të lumit Vjosa i cili kishte ushqyer Apoloninë për 8 shekuj. Lumi kishte qarë në drejtim të fshatit Boçovë rreth 6 km nga Apolonia ku ruhen edhe sot gjurmët e tij me emrin e lumit Sllanikut. Në këtë mënyrë qyteti mbeti pa port dhe pa lidhje me detin. Më 234 të erës sonë një tërmet shkatërroj qytetet e bregdetit lindorë të Adriatikut, pas këtij tërmeti Apolonia filloj të braktisej. Tani lumi Vjosa po ushqente një tjetër qytet, Bylisin. Kriza e sistemit skllavopronarë dhe shthurja e Perandorisë Romake bënë që qyteti të mos e merrte më veten. Ai ruan rendësin si qendër peshkopale deri në shek V të erës së re. Në shek e VI duhet të ketë qenë peshkopi personaliteti i fundit që e braktisë Apoloninë duke u vendosur edhe ai në Bylis.
 
= Apollonia Qyteti i Diellit =
Dikur këtu niste një nga rrugët më të rëndësishme që lidhte Perëndimin me Lindjen, apo Romën me Kostandinopolisin.Ndërsa tani Apolonia shënon fundin e një rruge rurale që të çon drejt e në të.
 
Qysh nga viti 2005, Apolonia, kjo qendër arkeologjike e Shqipërisë funksionon si park arkeologjik kombëtar dhe është i hapur për tu vizituar nga turistë vendas dhe të huaj. Ndërsa çdo verë aty zhvillohen ekspedita arkeologjike, të cilat së bashku me muzeun dhe manastirin mesjetar krijojnë të gjitha kushtet që këtu të zhvillohet një turizëm i mirfilltë kulturor dhe historik, ku karakterin shlodhës të të cilit ja shton edhe natyra e bukur e pejsazhit përreth. E çdonjëri prej atyre që vjen këtu për herë të parë, ose për të disajtën herë, nuk mund ti shkojë mendja sesi kanë qenë monumentet e Apolonisë atëherë kur kazma e arkeologut nuk kishte nisur të ‘’trokiste’’ në tokë.
 
E ndodhur vetëm 10 km në perëndim të qytetit të Fierit, në Apoloni mund të shkosh shume lehtë.Vetëm 15 minuta udhëtim me makinë nga ky qytet, përmes Myzeqesë së vogël të shfaqen përpara në ‘’kurriz’’ të të cilave gjendet qyteti i ‘’diellit’’, Apolonia.
 
Pikërisht këtu në hyrje të Parkut Arkeologjik na pret Admiri, një arkeolog i ri, i veshur sportiv ashtu siç rrinë përherë arkeologët, por syzet optike që ai mban i japin një pamje prej intelektuali. Pasi prezantohemi i bëjmë të ditur qëllimin e vizitës sonë, pra pregatitjen e një reportazhi per revistën më të re turistike ‘’Travel Albania’’.
 
-Vizitën mendoj ta nisim nga ‘’Vila me impluvium’’, propozon Admiri, vendi ku verën e shkuar, Misioni Arkeologjik Shqiptaro-Francez zbuloi dy bustet që bënë përveç bujës edhe xhiron e botës. Ketu në fund të këtij kanali, i cili ndan dy insulat siç quhen në arkeologji blloqet e banesave, ramë në ‘’gjurmët’’ e tyre fare rastësisht gjatë gërmimeve, flet pa e fshehur entuziazmin arkeologu i ri.
 
== Shiko edhe ==