Kalaja e Krujës: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga MarinaXh) dhe riktheu rishikimin 1829350 nga 1l2l3k
Rreshti 42:
== Kulla e kambanës se kalasë ==
Ne cepin me lindor të kështjellës ekziston ende një kulle kambanore e kështjellës.Kjo kulle është gjetur në vitin 1988.
 
= Kruja aty ku lulëzon turizmi kulturor =
Kruja gjendet 32 km në veri të Tiranës. Qyteti ndodhet në një lartësi prej 560 metrash mbi nivelin e detit, i pozicionuar në një shpat mali prej të cilit vizitorët kanë mundësinë të shikojnë një pamje mjaft të bukur drejt perëndimit në detin Adriatik.
 
Emri i qytetit vjen nga fjala “Krue-Burim uji’’ prandaj ka marrë dhe vetë emrin Krujë.
 
Gërmimet arkeologjike dëshmojnë se ka qenë një vendbanim ilir që në shek e III-të para erës sonë. Fshati Zgërdhesh, që ndodhet 4 km larg Krujës mendohet të ketë qenë Albanpolisi. Përmendet për herë të parë në një dokument të vitit 879 si qendër peshkopate.
 
Vite më vonë turqit osmanë e pushtuan dy herë; në 1396 dhe në 1415.
 
Pas daljes në skenën e historisë së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit dhe rikthimit të tij nga Turqia më 1443, Kruja u shndërrua në simbol të rezistencës popullore kundër rrezikut nga perandoria Osmane. Ishte koha kur qyteti i Krujës u bë i njohur në të gjithë Europën.  
 
=== PAZARI I VJETËR ===
Sipas dokumentave, ky pazar është ndërtuar rreth 400 vjet më parë dhe në të kishte 150 dyqane që nisnin nga hyrja e kalasë së sotme e deri tek hani i Picorrit, aty ku është vendosur Bashkia e sotme e qytetit të Krujës.
 
Rrugës për në kala ndodhet pazari i vjetër mesjetar i Krujës. Veçoria e tij kryesore janë rruga me kalldrëm dhe dyqanet e ndërtuara me dru.  Këtu turistët mund të gjejnë mjaft objekte dhe suvenire siç janë punimet artizanale të filigramit, alabastrës, argjendit, bakrit, punimet e drurit, qilimat, antikuaret etj.
 
Pazari i Krujës më 1961 u mor nën kujdesin e qeverisë, kurse më 1966 u krye ndërhyrja e parë serioze për rikonstruksionin e tij. Dyqanet e tregtarëve dhe të mjeshtërve ishin përdhese, një katëshe, me përjashtim të Derexhik ku ka edhe ndërtesa dy katëshe. Ky pazar karakteristik, më 1963, për vlerat e tij historike dhe arkitektonike u shpall ansambël muze.
 
=== KALAJA ===
Madhështore ngrihet në këtë qytet kalaja vigane e cila në shekuj i ka rezistuar pushtuesve barbarë.
 
Ajo është vendosur mbi një kodër shkëmbore e rrethuar pothuajse nga të gjitha anët me shkëmbinj që përbëjnë në vetvete një fortesë natyrore.
 
Kalaja e Krujës u ndërtua gjatë shekujve V dhe VI dhe ka formë eliptike me sipërfaqe prej 2.25 hektarësh. Muret rrethuese janë të përforcuara nga nëntë kulla, të cilat shërbenin për vëzhgim dhe sinjalizim gjatë periudhave të luftrave. Brenda mureve të kalasë gjenden ende disa shtëpi të banuara. Në kala ndodhet edhe Muzeu Etnografik.
 
Muzeu Etnografik,siç e quajmë sot, ka qenë një shtëpi e ndërtuar më 1764 nga familja Toptani, që përfaqësonte një familje të pasur në atë kohë. Ajo është e përbërë nga dy kate, kati i parë përdorej për ekonomi të ndryshme familjare si: prodhimi i vajit të ullirit, i qelqeve dhe veshjeve, mbajtja e bagëtive të imta dhe punimi i qeramikës, mbajtja e mjeteve që shërbenin për punimin e tokës dhe për realizimin e punëve që sipër përmendëm etj.
 
Nëpërmjet disa shkallëve hipim në katin e dytë ku na paraqiten disa dyer. Majtas kemi dhomën e grave, kur vinin miq pastaj vazhdojmë me kuzhinën ku ndodhet oxhaku si dhe enë të vjetra. Dalim dhe drejtohemi për në dhomën e burrave ku ndodhet një oxhak, armë lufte si dhe vendi ku uleshin burrat me rradhë deri tek kryefamiljari.                                                                                                                                                         
 
==Shiko edhe==