[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 11:
 
Për [[Qerim Haxhiu]]-n është shkruar edhe një shkrim në librin [[Shqiptarët në Egjipt|“Shqiptarët e Egjiptit”]] dhe një shkrim nga Ministria e Diasporës Kosovë në librin “Roli i Mërgatës në Shtetformim” botuar me rastin e 100-vjetorit të Shtetit Shqiptar në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare,[[Prizreni|Prizren]] 10-13 qershor 2012,etj.
 
== Poezi nga Qerim Haxhiu ==
 
=== Teqja Magauri ===
Në rrëzë të një shkëmbi gati të copëtuar,
 
Ngrihet një teqe me pemë hijeshuar.
 
Rreth e rrotull saj shtrihet një baçe,
 
Mbrenda gjirit saj dalin ca çeshme.
 
Uj i tyre i ftohtë dhe i kulluar,
 
Freskon ata që venë për t’vizituar.
 
Në të djathtë kur hyn,një vreshtë gjelbëron,
 
Veringat e tija gojën ëmbëlson.
 
Në krah të mëngjer,aty duke hyrë,
 
Në një shtyllë flamuri skalitur dhe ngjyrë.
 
Lloj-lloj lule sheh njeriu aty,
 
Këtu një trëndafil aty një menekshe.
 
Kjo lule-mullaga,ajo gojë luani,
 
Këtu një hauz me tej shatërvani.
 
Në mes të teqesë ngrihet një selvi,
 
Sa bukur të tjerat i rrinë përkarshi.
 
Që ditën që teqeja këtu u themelua,
 
Kjo tokë e thatë në lulishte u ndërrua.
 
Se parimi i teqesë,parimi bektashi,
 
Është të punosh në këtë gjithësi.
 
Kur hedh sytë nga jashtë duket mrekulli,
 
Dhe kur hyn brënda gjen një bujari.
 
Por vleftën më të madhe,kjo teqe bujare,
 
E ka nga që është teqe shqiptare.
 
Kryetari i Teqesë Baba Seri Glina,
 
Është shqiptar që ka mbajt martina.
 
Që ka mbajt martina dhe që ka luftuar,
 
Me burra e djem me besë bashkuar.
 
Kur nderi i shqiptarit ka qënë në rrezik,
 
Është hedhur në luftë me pushkë e me thikë.
 
Edhe dervishët të mirë e të butë,
 
Dashuri shqiptare në zemër kanë futë.
 
Nga goja e tyre mjalt e sheqer del,
 
Nga duart e tyre punë me themel.
 
Ata për ne vllazër,ata për ne shokë,
 
Hallet e Shqipërisë i vajtojmë tokë.
 
Kjo teqe e bekuar është bërë shtëpi,
 
Çdo zemër shqiptare aty gjen qetësi.
 
Kur hyn brënda pritet me nderime,
 
Dhe kur del jashtë përcillet me bekime.
 
Zemra t’bahet mal kur vete në teqe,
 
Gjuha e bukur shqipe tingëllon atje.
 
Me një fjalë teqeja këtu në megrim,
 
Na pasqyron atdheun pa asnjë dyshim.
 
'''Qerim HAXHIU - 9 korrik 1941 - Kairo,Egjipt.'''
 
== WEB ==