Ngarkesa elektrike: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 39:
Njësia e ngarkesës elektrike në [[Sistemi SI|sistemin SI]] është kuloni, i cili është ekuivalent me rreth 6.242×10<sup>18</sup> = [[Ngarkesa elementare|e]] (''e'' është ngarkesa e një protoni). Prandaj, ngarkesa e një elektroni është përafërsisht −1.602×10<sup>-19</sup> C. Kuloni definohet si sasi e ngarkesës që kalon nëpër prerjen tërthore të një përçuesi elektrik me vlerë prej një [[Amperi|amperi]] brenda një [[Sekondi|sekonde]]. Simboli ''Q'' zakonisht përdoret për të treguar sasinë e elektricitetit ose ngarkesën. Sasia e ngarkesës elektrike mund të matet direkt me një [[Eletrometri|elektrometër]], ose indirekt me një [[Galvanometri balistik|galvanometër balistik]].
 
Pas gjetjes së karakterit sasior të ngarkesës, në vitin 1891 [[George Stoney]] propozoi njësinë ‘elektron’ për këtë njësi themelore të ngarkesës elektrike. Kjo ishte para zbulimit të grimcave nga [[J. J. Thomson]] në vitin 1897. Njësia sot trajtohet si e paemër, duke iu referuar si “ngarkesë elementare”, “njësia themelore e ngarkesës”, ose thjesht “e”. Matja e ngarkesës mund të jetë mbledhje e ngarkesave elementare ''e'', edhe pse ngarkesa e shkallës së lartë sillet si një sasi reale. Në disa kontekste është e kuptimshmenevpjshme të flasim për fraksionet e një ngarkese; për shembull në ngarkimin e një [[Kondensatori|kondensatori]].
 
Në sistemin e njësive të tjera si [[Sistemi CGS|cgs]], ngarkesa elektrike shprehet si kombinimi i vetëm tri madhësive themeolre si gjatësisë, masës dhe kohës dhe jo katër madhësive si në SI ku ngarkesa elektrike është kombinim i gjatësisë, masës, kohës dhe rrymës elektrike.