Kostandin Kristoforidhi: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 46.99.114.54) dhe riktheu rishikimin 1825384 nga Hatake
Rreshti 30:
 
== Përkthime dhe vepra ==
Në Maltë përpilon dorëshkrimin ''Shënime mbi Shqipërinë, gjuha dhe përkthimi i shkrimeve të shenjta'' më 1860. I pajtuar prej Shoqërisë Biblike, Biblës i përktheu Besëlidhjen e Re, e cila u botua në Stamboll; ''Katër Ungjijtë dhe punët e Apostujve'' më 1866<ref name=":3" /> në variantin gegnisht me shkronja latine dhe më 1879 në variantin toskërisht me shkronja greke. Gjithashtu përktheu dhe iu botuan libra të ndryshëm të [[Besëlidhja e Vjetër|Besëlidhjes së Vjetër]]<ref name=":1" />. Mes dy botimeve përktheu dhe iu botuan ''Psalmet'' (1868 toskërisht ''Psalltiri'', 1869 gegërisht ''Psalteri'')<ref name=":4" />, ''Alfavitarin'' shqip (gegnisht 1866 & 1872, toskërisht 1872). Më 1870 është botuar ''Historia e shenjtësë shkronjë/Istoria e shkronjësë shënjtëruarë'' për djemtë, një përmbledhje e thjeshtuar dhe pjesë nga Dhiata e Vjetër, e cila merr rëndësi për informacionin në gjuhën shqipe për Biblën si tekst, autorësinë, historikun e librave të Biblës dhe veprimtarinë e Shoqërisë Biblike<ref>Bevapi K., ''[http://www.arkivalajmeve.com/Kristoforidhi-sjell-fjalen-e-Zotit-ne-gjuhen-e-memes.321824/ Kristoforidhi sjell fjalën e Zotit në gjuhën e mëmës]'', arkivalajmeve.com.</ref>. Nga duart e tij dolën disa përkthime dhe ai vetë, me trastën e librave në krahë, merrej me shitjen e përkthimeve dhe të abetareve të veta. ''Të-bërëtë dhe të dalët'' (toskërisht 1880), ''Nomi i dytë'' (toskërisht 1882) ''Fjalët e urta të Solomonit'' dhe ''Vivla e Isaisë'' (toskërisht 1884). ''Systema diellore'' dhe ''Jetëshkronja e njerëzvet të ndriçim'' shkruar më 1885. Ka lënë dorëshkrim ''Kriesa, Të dalët'' gegërisht, si edhe disa shkrime të tjera që nuk janë gjetur. Më 1882 boton në Stamboll me licensë prej Ministrisë së Arsimit të [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]] një gramatikë shqipe në dialektin toskë. Pas vdekjes të së shoqes një vit pas vdekjes së tij, dorëshkrimet, fjalori dhe çdo gjë që kishte lidhje me rilindasin mbetën te shtëpia e dhëndrrit, Dhimitër Bibasë, i shoqi i Kleopatrës<ref>''Kthejeni “babanë” e gjuhës shqipe në shtëpinë e tij'', [[Shekulli (gazetë)|Shekulli]], 2 nëntor 2015.
nol sina
</ref>.
 
Vepra themelore e Kostandin Kristoforidhit, për të cilën punoi gjithë jetën, është ''[[Fjalori i gjuhës shqipe]]'' me 11.675 leksema<ref name=":5">[[Aleksandër Meksi|Meksi A]]., ''Një thesar dokumentesh zbulojnë Kristoforidhin,'' [[Gazeta Shqiptare|Gazeta shqiptare]]. - p. 3509, 7 maj, 2006, p. 25 - 27.</ref> i përpiluar në toskërishte me alfabet të mbështetur në shkronja greke dhe i botuar më 1904 në [[Athina|Athinë]]<ref name=":1" />. Ky fjalor është fryt i një pune njëzetvjeçare<ref>Cici F., ''Sfondi grek në ortodoksinë shqiptare,'' [[Koha Jonë|Koha jonë]]. - Nr. 28, 31 janar, 2005, f. 18 - 19.</ref>. Në të janë përjashtuar shumica e huazimeve, veçanërisht e orientalizmave dhe greqizmave dhe bëhen përpjekje për të shpjeguar etimologjinë e fjalëve.
 
Kristoforidhi gjithashtu ka lënë tregimin e parë prozaike origjinale në gjuhën shqipe<ref name=":5" /> e njëkohësisht tregimin e parë për fëmijë<ref>[[Bedri Dedja|Dedja B]]., “Tradita dhe probleme të letërsisë shqipe për fëmijë”, Tiranë, 1971, f. 60.</ref>, ''[[Gjahu i Malësorëvet (Hieja e Tomorrit)]]'' në të dy kryedialektet. Shkruar më 1884 dhe botuar për herë të parë më 1902 nga "[[Albania (revistë)|Albania]]" e [[Faik Konica|Konicës]] në [[Londra|Londër]].
 
== Burime ==
{{reflist|2}}