[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 5:
Studimet e larta për gjuhë-letërsi shqipe i kreu në [[Universiteti i Tiranës|Universitetin e Tiranës]], dhe më pas u emërua si mësues në gjimnazin e Lezhës. Vëllimi i tij poetik ''Shokët e mi,, botuar ne vitin 1973 kritikohet ne shtypin e ditës si një libër me gabime ideologjike. Libri tërhiqet nga botimi duke u konsideruar një libër i ndaluar. Poezia e tij ''Lidhjet e mia me natyrën,, kritikohet ne Pleniumin e Katërt te Komitetit Qendror te Partisë, si një poezi dekadente.
 
Nga viti [[1987]] deri në vitin [[1990]] punoi në gazetën “Drita”, ku drejtoi botimin e poezisë dhe te përkthimeve. Në vitin [[1996]] emërohet nga oMinistriaMinistria e Jashtme, me detyrën e atasheut kulturor pranë ambasadës shqiptare në Londër. Që nga viti [[1997]] ai jeton bashkë me familjen në Angli. Ka botuar 7 vëllime poetike, si dhe ka botuar edhe romanin ''Allahland”. Shtate librat poetike e kane renditur si njerin nga poetet me te talentuar te gjuhës shqipe. Ka perkthyer ne shqip T.S. Eliot, Ezra Pound, W. Oden, K. Kavafis, Xh Ungaretin dhe shume autore te tjerë te njohur te shekullit XX. Ka meriten t'I kete prezentuar per here te pare lexuesit shqiptar shume autore te huaj te konsideruar te ndaluar.
 
Ne vitet e fundit, Rudolf Marku ka botuar romanet ''Allahland,, dhe ''Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës,,. Për ''Allahland,, ka shkruar një review tepër pozitive revista e mirënjohur akademike qe botohet ne Texas ''Dallas Translation Magazine,,. ''Allahland,, është një roman satirik konician ; karikatura e politikes dhe gazetarisë shqiptare te tranzicionit. Ndërsa romani ''Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës,, është pritur me entuziazëm ne shtypin letrar te Tiranes (shih artikujt e botuar nga Preç Zogaj, Visar Zhiti, Zija Cela,Behar Gjoka, Sadik Bejko, pr. Ali Aliu, Petro Luarasi, Sami Milloshi). Romani është nderuar me çmimin ''PEN,, si romani me i mire për vitin 2012. Përmbledhja e fundit poetike ''Një ballkanas ne Londër,, ka fituar çmimin Penda e Argjend, si libri me i mire poetik për vitin 2012 (shih artikujt e shytumte te botuar ne shtypin shqiptar për vëllimin poetik 'Një ballkanas ne Londër,,). Për romanin e tij "Tre divorcet e zotit Viktor N." Rudolf Marku u shpërblye me çmimin "Kadare" në vitin 2015, i pari shkrimtar shqiptar qe e merr kete cmim: Shih recensionet e botuar te Diana Culit dhe te A.Nexhipi ne shtypin shqiptar).