Trashëgimia kulturore e Kosovës: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 82:
 
Në përgjithësi Shqipëtarët janë popull shumë laik. Shumica e Shqiptarëve në Kosovë janë me prapavijë islamike dhe ende ka një përqindje të lartë të muslimanëve në Kosovë. Në anën tjetër, kultura shpirtërore Kosovare nuk është e ndikuar nga feja. Mund ta citojmë thënjen e Pashko Vasës në një poezi të tij, "Feja e shqiptarëve është shqipëtaria", duke implikuar se identiteti shqiptarë nuk derivohet nga feja tyre. Kanuni ishte ai që ndikoi trashëgiminë kulturore Kosovare-Shqiptare më së shumti.
 
===Folklori===
 
 
===Oda===
Koncepti i Odës, qoftë ajo mbledhja në një hapësirë apo institucion tradicional. Figurativisht, "Oda" reprezenton një hapësirë të veçantë dhe të dalluar, e dedikuar ndaj burrave të vjetër për diskutimin e çështjeve familjare, komunitare dhe kombëtare. Gjithashtu shërben si një lloj gjykate, ku burrat zgjidhin problemet e pronës, gjaqet, etj.
 
 
===Besa===
"Besa" është një karakteristikë e famshme e gjithë popullit Shqipëtarë. Simbolizon "fjalën e nderit", "premtim". "Njeriu i besës" do të thotë njeri i ndershëm dhe i respektueshëm, dikujt që mund t'ia lësh jeten dhe familjen në dorë. Njeriu që then besën nuk vlen asgjë, dhe ka rrezik të përjashtohet nga komuniteti.
 
 
===Kanuni===
Kanuni është një set ligjesh të pashkruara dhe rregullash të publikuara në shek.20. Kanuni i Lekë Dukagjinit është i përbërë prej 12 librave dhe 1,262 vargjesh. Këto janë librat:
 
# Kisha;
# Familja;
# Martesa;
# Shtëpia, dhe prona;
# Puna;
# Transferimi i pronës;
# Fjala e thënë;
# Nderi;
# Dëmet;
# Ligjet për krimet;
# Kanuni i të vjetërve;
# Përjashtimet.
 
==Mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore==