[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 31:
Opozita organizoi një varrim me efekte revolucionare të Rustemit në Vlorë. Ceremonitë e varrimit u bënë në Tiranë dhe në Vlorë: filluan më 28 prill me ceremonitë e zhvilluara para sheshit të xhamisë së vjetër në Tiranë. Një kamion i mbuluar me të zeza ka bartur trupin e viktimës nga Tirana për në Durrës, ku shoqëruesit hipën në vaporin "Beograd", i cili ka nisur rrugën drejt Vlorës me flamujt jugosllavë e shqiptarë, për të mbërritur më 29 prill 1924. Xhenazja u bart përsëri nga një kamion i zi për në xhaminë e qytetit, ku u bënë sërish lutjet e rastit<ref name=":1" />.
 
 
== Trashëgimia politike ==
Vrasja e Esad pashë Toptanit, njërës prej figurave më të stigmatizuara nga historiografia shqiptare, theksoi mundësinë e zhdukjes fizike të personazheve politike me rëndësi dhe bejlerëve në veçanti. Ndër shtresat e mesme dhe të rinjtë e gjysmëshkolluar, përhapi idenë e shkatërrimit të kastës politike të formuar kryesisht nga bejlerët. Ide të cilat u mishëruan në formimi i shoqërisë "Atdheu" dhe shoqërisë "Bashkimi" pas saj, të cilat gjithashtu u bënë ndër provat e hershme të organizimit të një lloj "rinie fashiste shqiptare", e cila më vonë u bë bërthama e parë komuniste me [[Grupi i shqiptarëve në Bashkimin Sovjetik|grupin komunist]] që shkoi në Bashkimin Sovjetik<ref name=":0" />.
 
Sipas Ali Këlcyrës, meqë opozita e kohës kishte bindjen se vrasja e Rustemit ishte vetëm një komplot qeveritar, i vendosi kusht qeverisë që brenda 48 orëve të dorëzoheshin komplotistët. Pas mosmarrjes së masave u organizua varrimi, me anë të të cilit opozita dhe partizanët e saj intelektualë u nisën drejt Vlorës ku dhe ndenjtën të tërhequr. Atje u formua një ''Komitet revolucionar'' i drejtuar nga [[Fan Noli]], prej të cilit lindi Lëvizja e qershorit<ref>Këlcyra A., ''Shkrime...,'' fq. 111.</ref>.
 
Eqrem bej Vlora e përshkruajti tek vëllimi memuaristik "Kujtimet" si "''një nga studentët më të pasuksesshëm, të cilët tentojnë të shfryjnë me heroizma politike dëshirën e tyre për hakmarrje… me anë të një vrasjeje të pabesë i dha një fund të beftë jetës aventurore të Esatit. Ky djalosh që me këtë vrasje donte të bënte emër në Shqipëri, nuk ishte veçse një vegël në duart e kundërshtarëve të Esat Pashës''."<ref name=":2" />
 
Mban titullin "Hero i Popullit".