[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 94:
 
Bisedimet për statusin final të Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit rezultuan pa marrëveshje. Kompromisi i ofruar nga pala kosovare parashihte Kosovën si shtet të pavarur shumetnik, si pikë në mes të bashkimit me Shqipërinë ose mbetjen nën Serbi, kurse pala serbe propozoi disa versione të ndryshme për autonomi. Kombet e Bashkuara, në ndërkohë, dërguan përfaqësues të tyre ish-kryetarin finlandez [[Martti Ahtisaari]], i cili nxori më 2007 Planin Gjithëpërfshirës, ku parashihej pavarësi e mbikëqyrur me të drejta të zgjeruara për pakicat, sidomos serbët. Në bazë të këtij plani dhe duke u thirrur në Rezolutën 1244, Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008. Kostarika dhe Afganistani ishin vendet e para që e njohën pavarësinë e Kosovës, të përcjella nga Shqipëria, SHBA-të, Britania, Gjermania dhe Franca. [[Kushtetuta e Kosovës|Kushtetuta e Republikës]] u miratua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008, kur edhe u bë transferimi i plotë i kompetencave prej UNMIK-ut në institucionet vendore. Gjithashtu u nënshkrua më 9 shkurt 2008 marrëveshja me Bashkimin Evropian për deplikimit e misionit për sundimit e ligjit, [[EULEX]], si dhe u parapa themelimi i Zyrës Civile Ndërkombëtare.
 
==Pako e Ahtisaarit==
Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës,i njohur edhe si Pakoja e Ahtisaarit,më 2 mars 2007 iu dorëzuan të dy palëve në bisedime (Kosovës dhe Serbisë) nga i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për procesin e statusit të Kosovës,[[Martti Ahtisaari]](ish-kryetarit i Finlandës dhe diplomat e negociator me përvojë të madhe ndërkombëtare).Ndërsa,më 26 mars 2007,Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ia dërgoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së versionin përfundimtar të Propozimit Gjithëpërfshirës dhe rekomandimin për statusin e Kosovës,i cili konsistonte se opsioni i vetëm i mundshëm ishte pavarësia e Kosovës që për një periudhë fillestare do të mbikëqyrej nga bashkësia ndërkombëtare(pa e theksuar kohëzgjatjen e kësaj periudhe).
 
== Qeverisja ==