Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 66:
*Ofron këshilla nga fushë- veprimtaria e departamenteve nën mbikëqyrjen e tij/saj;
*Vepron në bashkëpunim me këshilltarët politikë, në varësi edhe të fushave specifike të kompetencës së tyre, dhe duke u bashkërenduar me Sekretarin e Përgjithshëm, rreth politikave kryesore për ministrin dhe zëvendësministrin.
 
==Sekretari i Përgjithshëm==
 
Sekretar i Përgjithshëm: Fitim Sadiku
 
===Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm===
 
Veprimtaria e Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme zhvillohet mbështetur në nenin 38 të Ligjit nr. 03/L-189 për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës dhe Rregullores së UNMIK-ut nr. 2001/19 për Degën e Ekzekutivit. Sekretari i Përgjithshëm i jep përgjegjësi të drejtpërdrejtë Ministrit.
 
Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së është përgjegjës për:
*administrimin dhe menaxhimin e gjithmbarshëm të MPJ-së dhe për sigurimin e zbatimit të funksionit që i është besuar;
*sigurimin e mbikëqyrjes adekuate, dhënien e këshillave të paanshme profesionale dhe të sakta për autoritetet përkatëse;
*në bashkëpunim me Drejtorin e Përgjithshëm koordinon bashkëpunimin me përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës dhe ndihmon ato në konsolidimin e mëtutjeshëm
*organizimin dhe punësimin e personelit si në Ministri ashtu edhe atij në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, nxjerrjen e urdhëresave administrative dhe vendimeve për çështje të funksioneve përkatëse;
*menaxhimin efektiv dhe efikas të burimeve të resorit përkatës;
*zbatimin e politikës jodiskriminuese për personelin përkatës, duke përfshirë edhe përfaqësimin e barabartë gjinor në të gjitha fushat dhe nivelet, si dhe sigurimin e përbërjes së personelit që reflekton karakterin shumetnik të Kosovës;
*punësimin e personelit në bazë të kualifikimit profesional, aftësive dhe meritave, përmes konkursit të hapur dhe të drejtë;
*Sekretari i Përgjithshëm nuk merr udhëzime nga asnjë qeveri, organizatë, institucion ose person, përveç atyre që gëzojnë autoritetin e ministrisë së tij/saj;
*Sekretari i Përgjithshëm cakton një zyrtar të autorizuar financiar për ministrinë e tij/saj dhe siguron harmoni të plotë me vendimet, urdhëresat administrative dhe rregullat financiare, që janë nxjerrë përkitazi me këtë çështje nga *Ministria për Ekonomi dhe Financa apo nga autoritetet tjera përkatëse.
*Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme ndihmon Drejtorin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme në administrimin e Zyrës për Çështje ekonomike dhe Strategji, Zyrës për BE dhe NATO, Zyrës për marrdhenie dypalëshe, organizata ndërkombëtare dhe çështje të sigurisë, Zyrës për Çështje rajonale si dhe mbikëqyrë drejtpërsëdrejti Zyrën për çështje ligjore, traktate dhe te drejta te njeriut, Zyrën për çështje konsullore, Zyrën për Buxhet dhe Financa, Zyrën e Protokollit, Zyrën e Administratës, Zyrën e Mediave, Zyrën për Prokurim, Zyrën e Revizionit te Brendshëm, Zyrën për koordinim me ambasadat dhe Zyrën e Arkivit të MPJ-së.
 
Pozicionet e veçanta që i përgjigjen drejtpërsëdrejti Sekretarit të Përgjithshëm të MPJ-së janë drejtorët e zyrave, asistenti/ja ekzekutiv, asistenti/ja administrativ, auditori dhe certifikuesi.
 
{{Ministritë_e_Kosovës}}
[[Kategoria:Sistemi shtetrorë në Kosovë]]