Komedia Hyjnore: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 8:
 
=== Udhëtimi imagjinar ===
Në moshën 35 vjeçare, në mbrëmjen e 2418 marsitprillit të vitit 1300, poeti humb në një pyll të errët. Aty i shfaqet hija e Virgjilit, poetit të madh latin, dërguar prej qiellit nga Beatriçja; ai e shpëtoi nëpërmjet një shtegu ku s’kalonte këmba e njeriut të gjallë. Të dy poetët, Dantja dhe Virgjili, zbresin në ferr, ku në nëntë rrathë dënohen mëkatarët. Fajet në ferr Dantja i ndan sipas teorisë së [[Aristoteli]]t, ku njeriu mëkaton nga shfrenimi (grykësia, kopracia etj), që për poetin janë më të lehta; pastaj nga shpirtligësia (dhuna, tradhtia), për të cilat poeti i jep dënimet më të rënda. Këtu i shohim të gjithë mëkatarët si e vuajnë dënimin e tyre.
 
Pas udhëtimeve të tmerrshme nëpër ferr, të dy poetët i ngjiten malit të Purgatorit. Purgatori ka [[shtatë]] rrathë, në të cilat bëhet pastrimi i shpirtit përmes vuajtjeve të pendesës. Aty Dantja i ndan fajet sipas teorisë së [[Platoni]]t, ku siç thotë ai, njeriu mëkaton nga çrregullimet e dashurisë me tepri (mendjemadhësia, ku njeriu e do së tepërmi vetveten; smira, kur i do të keqen tjetrit; zemërimi, kur do të hakmerret etj); kur dashuron me pasion të tepruar (kopracia, kur njeriu do pasurinë apo shpenzimet e tepërta; grykësia, kur njeriu do më shumë se sa duhet gojën e vet; epshet e tyre etj.).
 
Dhe, së fundi, si përfundim i lumtur i këtij udhëtimi mahnitës, ashtu siç ndodh pas një ëndrre të vështirë, hipur mbi një qerre ngadhnjimtare, vjen Beatriçja dhe e shpie fluturimthi në qiejt e parajsës, nëpër nëntë qiejt danteskë, ku sundon drita e përjetshme. Ata janë "Qielli i Hënës", "Qielli i Mërkurit", i Venerës, i Diellit, i Marsit, i Jupiterit, pastaj Qielli i shpirtrave soditës, Saturni, Qielli i yjeve, dhe në fund, i pari Lëvizës, Qielli që rrethon me nëntë rrathë ëngjëjsh Perëndinë, i cili rri mbi Empirin e palëvizshëm, që ka formën e një trëndafili të bardhë.
 
=== Rrafshet kuptimore ===