Merkuri (planet): Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
rregullova dicka
Rreshti 6:
Mërkurri është planeti më i vogël dhe më të afërt i Diellit nga tetë planetet e Sistemit Diellor, me periudhë orbitale rreth 88 ditë tokësore. Mërkuri lëviz në orbitën e tij për rreth 116 ditë, e cila është shumë më shpejt se çdo planet tjetër. Kjo lëvizje e shpejtë mund të ketë lidhje me emrin e hyjnisë romake Mërkurr (Hermes për grekët), i shpejtë, fluturues lajmëtari i perëndive. Mërkurri nuk ka pothuajse fare atmosferë për të mbajtur nxehtësinë, sipërfaqja e Mërkurrit përjeton ndryshimin më të madh të temperaturës nga të gjitha planetet, duke filluar nga -170 °C gjatë natës deri në 430 °C gjatë ditës në disa rajone ekuatoriale. Polet janë vazhdimisht nën -90 °C. Boshti i Mërkurrit ka animim më të vogël prej planetëve të sistemit diellor. Në afel (pozicioni më i largët me diellin), Mërkuri është rreth 1.5 herë më larg nga Dielli sa është në perihel (pozicioni më i afërt me diellin). Sipërfaqja e Mërkurrit ka shumë kratere dhe të ngjashme në dukje me Hënën, duke treguar se ai ka qenë jo aktiv gjeologjikisht për miliarda vjet.
Mërkurri nuk ka stinë si planetet e tjera. Pozicioni i Mërkurrit pranë diellit e bën atë të rrotullohet në një mënyrë që është unike në Sistemin Diellor. Siç shihet në krahasim me yjet fikse, Mërkuri rrotullohet saktësisht tre herë për çdo dy rrotullime rreth orbitës së tij. Në një kornizë referimi nga Mërkuri ai bën një rrotullim rreth vetes vetëm një herë në çdo dy vjet Mërkurrian. Një vëzhgues në Mërkurr do të shohë vetëm një ditë çdo dy vjet.
Për shkak se orbita e Mërkurrit ndodhet shumë afër diellit (ashtu si Venusi), ai duket në qiellin e Tokës vetëm në mëngjes ose në mbrëmje , por jo në mes të natës. Për vëzhguesit nga Toka, Mërkurri nuk tregon një gamë të plotë të fazave sesi ai lëviz rreth orbitës së tij, ashtu si Venusi dhe Hëna. Edhe pse Mërkurri mund të jetë një objekt shumë i ndritshëm, por afërsia e tij me Diellin e bën atë më të vështirë për tu parë sesa Venusi.<ref>{{cite book|last1=Petro|first1=Rita|title=Atlas Themelor i Gjeografisë Fizike|date=2006|publisher=Albas|location=Tiranë|isbn=9989-108-37-4}}</ref>
Gjatë një viti (mërkurrian) kur Dielli është nën horizont, temperatura e sipërfaqes është shumë e ulët. Gjatë vitit tjetër kur dielli është mbi horizont, Dielli lëviz ngadalë në qiell nga ana lindore në anën perëndimore, ndërsa planeti bën një rrotullim të plotë rreth Diellit, duke kaluar përmes dy pozicioneve perihel dhe afel . Në perihel, intensiteti i dritës së diellit në sipërfaqen e planetit është më shumë se dy herë i lartë në krahasim me afelin. Ka vende në sipërfaqen e Mërkurrit nga të cilat Dielli është i dukshëm lartë në qiell çdo ditë në kohën e perihelit. Këto vende marrin rrezative intensive diellore në atë kohë, dhe për këtë arsye bëhet shumë i nxehtë, ndërsa kur ndodhet në afel gjatë ditës temperaturat janë më të ulta.
Ky dallim (ndryshimi i temperaturës) mes perihelit dhe afelit është i lidhur me ndryshimin e shpejtësisë së lëvizjes së dukshme të planetit me afërsinë nga Dielli. Kur ai (Dielli) është afër në perihel, Mërkurri udhëton më shpejt rreth orbitës së tij sesa në afel, sipas ligjit të dytë të Keplerit. Pranë perihelit, shpejtësia orbitale këndore e Mërkurrit bëhet më e madhe përafërsisht e barabartë me shpejtësinë rrotulluese të tij, në lidhje me yjet fikse. Përkohësisht, siç shihet nga Dielli, Mërkurri ngjan me Hënën si shihet nga Toka (i palëvizshëm), me sa duket shpejtësia e lëvizjes rreth vetes dhe shpejtësia rrotulluese këndore, në krahasim me yjet fikse, janë të barabartë. Prandaj, kur shihet nga Dielli në kohën e perihelit, rrotullimi e planetit duket në pauzë, edhe siç shihet nga Mërkurri, lëvizja e Diellit nëpër qiell gjithashtu duket në pauzë. Kjo zgjat dhe rrit ngrohjen diellore të vendeve ku dielli shfaqet lart në qiellin e ditës mërkurriane të perihelit. E kundërta ndodh gjatë kohës kur Mërkurri ndodhet në afel, Dielli lëviz më shpejt se zakonisht në qiellin Mërkurrian.