[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 79.106.126.87) dhe riktheu rishikimin 1833823 nga Zmarlind5
Rreshti 44:
}}
 
'''GegnishtjaGegërishtja''' ose '''Dialekti gegë''' (Geg. ''gegnisht'') është njëri nga dy [[dialektet]] e [[gjuha shqipe|gjuhës shqipe]], që flitet nga shqiptarët [[Gegët|gegë]] në veri të [[Shqipëria|Shqipërisë]], në [[Kosova|Kosovë]], në [[Maqedonia|Maqedoni]], në [[Turqi]] si dhe në [[Serbia|Serbi]] dhe [[Mali i Zi|Mal të Zi]].
 
== Prejardhja e fjalës ==
Rreshti 50:
 
==Nëndialekte==
Gegërishtja në vetvete ka 2 nëndialekte, që gjeografikisht ndahen te [[lumi i Matit|lumi i shkumbin]]. [[Gegerishtja veriore|Gegnishtja veriore]] shtrihet në të djathtë të Matit: në Mirditë, në Pukë, në Lumë, në Has, në malesinë e Gjakoves, në Kosove, në Maqedonin Veriperendimore, në Dukagjin, në Malesi të Madhe (në të dy anet e kufirit), në Shkodër e në rrethinat e saj, në krahinën e Krajes dhe të Ulqinit; ndërsa [[gegerishtja jugor|gegnishtja jugor]]e shtrihet në të majtë të Matit: në zonat e Elbasanit, të Durresit, të Tiranës, të Krujës, të Matit, të Lurës, të Peshkopisë e të Maqedonise Perendimore, prej Dibre deri në Shkup e Kumanove.
"Kufiri natyror" në mes të gegërishtes dhe [[toskë]]rishtes është [[Lumi Shkumbin]] në Shqipëri, që përshkon Shqipërinë e mesme nga lindja në perëndim.
 
==Gegë si klasifikim nënetnik ==
Gegë është po ashtu klasifikim nënetnik i shqiptarëve dhe përfshin banorët e viseve mbi Shkumbin, cekur më lart, ose folësit e gegërishtes. Trojet e banuara nga gegët janë njohur historikisht si [[Gegëri|Gegnia]], sidomos gjatë shek. XIX dhe kohës së [[Lidhja e Prizrenit|Lidhjes së Prizrenit]]. Gegnishtja nuk zotëron status zyrtar si gjuhë e shkruar e gjuhës shqipe.
 
== Veçanti të gegnishtesgegërishtes ==
 
=== Paskajorja ===
Paskajorja – me + pjesorja e foljes (p.sh. me punue, me kallëzue). Kjo veçanti e gegnishtesgegërishtes përdoren në shumicën e gjuhës dhe zë vendin e mënyrës lidhore të [[Gjuha standarde|gjuhës standarde]] në shumicën e rasteve. Mënyra lidhore që përdoret në standard lidhet me vetën dhe kohën (e tashme: p.sh. ''të punoj'' d.m.th. unë të punoj, ''të punosh'' d.m.th. ti të punosh etj., dhe e pakryer: të punoja, të punoje, etj.) ndërsa paskajorja e gegërishtes është gjithëpërfshirëse.
 
Shumë gjuhëtarë sot janë ithtarë të futjes së këtij lloji të paskajores në gjuhën standarde meqë një pjesë e madhe e shqiptarëve e përdorin në të folurën e përditshme. Këta gjuhëtare mendojnë se shqipja standarde do të ishte më e lehtë dhe me më shumë mundësi shprehëese e stilistike. Ky lloj i paskajores do të ofronte përkthime më adekuate në këtë rast: "To Be or Not To Be" (Shekspir: Hamleti, III-I). Shekspiri nuk thotë ''Ti, të jesh apo të mos jesh'', por thotë, pa iu drejtuar asnjë vete, as të dytës, as të tretës: “Me qenë a mos me qenë” (ose në variante më të skajshme: "me kânë a mos ke kânë"). Ndërkaq, një përkthim i tipit "për të qenë apo për të mos qenë" nuk tingëllon shqip.
 
=== Foljet kalimtare dhe jokalimtare ===
Megjithëse veprore, në gegnishtgegërishte, shumë folje, si “me ardhë/vij”, në të kaluarën dhe kohë të tjera të së shkuarës paraprihen nga folja “me qenë/jam”. P.sh. “Jam ardhë dje, po nuk t’gjeta aty”. Sidoqoftë, këto folje mund të zgjedhohen edhe si në standard me “kam” përpara, por modeli i mësipërm është shumë i përhapur në Kosovë.
 
=== Fjalori i pasur ===
GegnishtjaGegërishtja ka shumë fjalë që nuk përfshihen në fjalorin e gjuhës standarde. Disa shembuj: ''me nirthtë'', ''me (i) mejt'' (p.sh. ''Më ka mejt krahu''), ''kacurret'' (plot, me spicë), ''ani'' (e ngjashme me pra por jo saktësisht), etj.
 
=== Zanoret hundore ===
Zanoret hundore (â, ê, î, ô, ŷ, û) e bëjnë gegnishtengegërishten më të vështirë për t'u mësuar si dialekt (për shqiptarët) ose gjuhë e dytë (për të huajt që mësojnë shqipen gegë). Njëherësh, theksimi i tyre është dallimi kryesor në theks prej toskërishtes, duke e bërë atë më të butë për veshin.
Zanoret hundore zëvendësojnë thuajse plotësisht tingullin e theksuar "ë" që në gegnishtgegërishte figuron si shkronjë për zgjatjen e zanores paraprijëse dhe shpesh quhet "e pa zâ" (e pa zë). Kur "ë"-ja shkon e patheksuar në toskërisht, në gegnishtgegërisht ajo zgjat zanoret paraprake.
 
== Rotacizmi ==
 
Kjo është një teori shumë e mbështetur nga studimet. Shihet, për shembull se rotacizmi “n” në “r” ka ndodhur e jo “r” në “n”, çka dëshmon se gegnishtjagegërishtja ka ruajtur më shumë elemente të shqipes së vjetër. Këtë e zbulojmë prej fjalëve latine si psh. “virgin-” që në gegnishtgegërishte sot është “virgjin” dhe në toskërisht/standard “i/e virgjër”, “inimicus” e gjetur në gegnishtgegërishte si “anmik” dhe e transformuar në toskërisht/standard si “armik”.
 
== Tabelë krahasimi ==
 
{|border="1" cellspacing="0" cellpadding="4" class="wikitable"
!Standard !! Toskërisht !!Gegnisht Gegërisht
|-
| Shqipëri || Shqipëri || Shqypní
Rreshti 132:
| qumështj || qumësht || tamël
|-
| fshat || fshat ||katund(nd hundore)katun
|-
| gjalpë || gjalpë || tlyn
Rreshti 142:
| ndoshta || ndoshta || nashta
|-
| vend || vend ||vend(nd hundore)ven
|}
( ˆ ) shënon zanoret hundore, të cilat janë tipar i gegërishtes.
 
== Përdorimi letrar ==
Dokumentet më të vjetra të shqipes janë shkruar në gegnishtgegërishte. Këto përfshijnë "Formulën e pagëzimit" të [[Pal Engjëlli]]t, "[[Meshari]]n" e [[Gjon Buzuku]]t, "[[Çeta e profetëve|Çetën e profetëve]]" nga [[Pjetër Bogdani]], veprat e [[Pjetër Budi]]t, [[Frang Bardhi]]t etj. Në gegnishtgegërisht u shkruan edhe kryevepra të letërsisë shqiptare si "[[Lahuta e Malcís]]" e [[Gjergj Fishta|Gjergj Fishtës]], si dhe u kodifikua [[Kanuni i Lekë Dukagjinit]] nga [[Shtjefën Gjeçovi]].
 
Përveç se flitet nga shqiptarët gegë, gegnishtjagegërishtja ka qenë gjuhadialekt zyrtar në Shqipëri para [[Lufta e Dytë Botërore|Luftës së Dytë Botërore]] dhe në Kosovë deri më [[1968]]. Shumë mërgimtarë shqiptarë gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri kanë vazhduar ta përdorin gegnishtengegërishten në letrat e tyre. Sot gegnishtjagegërishtja përkrahet si dialekt dhe përdoret aty-këtu nga botime të ndryshme në Shqipëri e në Kosovë. Përkrahësit e gegnishtesgegërishtes janë kryesisht letrarë nga [[Shkodra]], [[Tirana]] dhe [[Prishtina]].
 
== Shqipja standarde dhe gegnishtjagegërishtja ==
Shqipja standarde megjithëse mbështetet në dialektin toskë të zonës juglindore të Shqipërisë, ka në përbërjen e saj fjalë apo formime nga gegnishtjagegërishtja, pa të cilat nuk do të bëhej i mundur formimi i disa fjalëve. Disa nga shembujt janë fjalët ''meqenëse'', ''humnerë'' dhe folja ''synoj''. Fjala meqenëse vjen nga paskajorja ''me qenë'' e gegnishtesgegërishtes, dhe një formim i kësaj fjale duke u mbështetur vetëm në toskërisht do të ishte ''përtëjemse'', fjalë e cila nuk shkon në gjuhën shqipe. Fjala humnerë vjen nga folja ''humb'' dhe fjala ''në erë'', dhe gjuha standarde e ka formuar këtë fjalë nga format gegë ''hum'' (humb)+ ''nderë(nd hundore)nerë'' (nder). Edhe folja synoj vjen nga fjala ''syni'': ''synoj''=ia ve synin (gegnishtgegërisht) dhe jo ''syroj'' siç mund të ishte nëse do të formohej nga toskërishtja e cila nuk e përmban këtë folje. Gjithashtu duhet përmendur tema "krye" me të cilën shqipja formon qindra fjalë, teksa me formën toske "kokë" formohen shumë fjalë. Kemi kryeshkamb, por nuk mund të themi kokëshkëmb; teksa forma kokëfortë e toskërishtes, jepet lehtë edhe në gegnishtgegërisht, me kryefortë, etj.
 
== Shembuj dhe krahasime ==