Esad pashë Toptani: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
→‎Politika: lende, burim
v →‎Varrosja: heqja e mbicitimit
Rreshti 49:
 
==Vrasja e Esat Pashës ==
Tek e kishte lënë të hante me nipin e tij, Xhemil bej Vlorën dhe mikneshën e vet Elizën, Esati u vra në rr. Castiglione në Paris më [[13 qershor]], [[1920]] nga [[Avni Rustemi]] në kushtet e konkurrencës politike në Tiranë<ref name=":2" />. Ky kishte qëndruar i fshehur pas njërës prej shtyllave të hyrjes së hotelit ''Continental'' në pritje të pashës. Avniu i kishte shkuar nga mbrapa dhe e kishte qëlluar prej njëfarë distance me një revolver Smith & Wesson, që e mbante me vete. Plumbi i kishte depërtuar në qafë pranë shtyllës kurrizore dhe kur ishte rrotulluar me duart lart për t'u mbrojtur, Avniu qëlloi përsëri, në anën e majtë të kraharorit në lartësinë e sqetullës<ref name=":1" />.
 
Mbas një gjyqi të gjatë Avni Rustemi do të lirohej duke u shpallur i pafajshëm nga gjykatat e Shtetit Francez, me një mbrojtje të ngritur prej Anatole de Monzie mbi tezën e krimit të pasionit dhe "me paramendimin e një populli të tërë"<ref name=":1" />.
 
== Varrosja ==
Pas vdekjes trupi u dërgua nga familja në një depo mortore të Parisit për t'u mbajtur derisa të merrej një vendim se ku do të varrosej përfundimisht. Njëra nga të bijat u interesua pranë autoriteteve franceze nëse trupi i të atit mund të transportohej në Shqipëri. Arka prej plumbi nr. 17 vazhdoi të qëndrojë në depon e rr. D'Aubervilliers të paktën deri në tetor 1921. Më vonë, eshtrat e Esatit u varrosën në mënyrë thuajse të fshehtë në një lagje të varfër të Parisit<ref name=":1" />.
 
Në vitin 1929, qyteti i Parisit vendosi të sjellë në një vendvarrim të vetëm në Thiais eshtrat e ushtarëve serbë dhe malazezë, aleatë të Francës, të vrarë në Luftën Botërore. Eshtrat e Esatit u shpunë në atë parcelë më 2 korrik 1934<ref name=":1" />.
 
Sipas kërkimeve të gazetarit dhe autorit të një monografie për Esad pashën, [[Ilir Ikonomi]], nuk dihet që të ketë lënë testament për t'u varrosur pranë ushtarëve, kundër të cilëve luftoi në Shkodër dhe dy vjet më vonë i ndihmoi të shpëtonin nga katastrofa e plotë. Por argumenti i varrit përdoret në valët e pasioneve për ta akuzuar si tradhtar<ref name=":1" />.
 
== Nderime ==
Esad pashë Toptani për shërbimin e tij në Frontin e Lindjes si aleat i Antantës, u dekorua me titullin Oficer i Legjionit të Nderit, dhe me Kryqin francez të Luftës<ref name=":1" />.
 
== Burime ==