[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
lende, burim
vNo edit summary
Rreshti 15:
 
== Jetëshkrim ==
Lindi me emrin Nicolò, në fshatin atëkohë të quajtur Piana dei Greci, i pari i njëmbëdhjetë fëmijëve që patën prindët Vito dhe Giuseppa Ficarra. Në vazhdën e një tradite të vjetër ndër arbëreshët e ItalisëSicilisë, Nicolò u dërgua nga familja të ndiqte karrierën kishtare. Më 6 tetor 1883 hyri në manastirin e Grottaferrata-s. Më 17 mars 1894, me rastin e shugurimit, murgu i ri vendosi të merrte emrin Nilo, për nder të Shën Nilo di Rossano, themeluesit të urdhrit të Shën Vasilit në Itali. Pas dhjetë vitesh, më 1904 u emërua në krye të bibliotekës së abacisë. Më pas u emërua inspektor bibliografik për komunat Marino, Rocca di Papa dhe Grottaferrata.
 
Me emërimin e At Nilos si abat i manastirit të Grottaferrata-s më 31 dhjetor 1907, abacia rrugëtimin e vet për t'u bërë një qendër jo më të erudicionit rregulltar, por tashmë edhe editoriale. Më 1909 hapi shtypshkronjën që i vuri emrin "San Nilo". Pas njëzet vjetësh, më 1930, At Nilo hapi një laborator për restaurimin e librave, që, duke qenë i pari i këtij lloji në Itali, i hapi udhën themelimit të Institutit të Patologjisë së Librit më 1938. Në vitin [[1921]] themeloi Institutin fetar e "bijat e Shën Makrinës", duke pasur si qëllim të saj shkollimin dhe arsimimin e vajzave të reja të kolonive shqiptare në Itali.