Xhemaludin Ahmeti: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Faqe e re: Xhemaludin Ahmeti - Presheva (1920-1982) Shkollën fillore e kreu në vendlindje i ndoqi mësimet në Medresenë e Madhe të mbretit Aleksandër në Shkup dhe në Luftën e Dytë Bot...
 
No edit summary
Rreshti 1:
Xhemaludin Ahmeti - Presheva (lindi në vitin 1920- vdiq në vitin 1982), ishte mësues shqiptar.
 
==Biografia==
Shkollën fillore e kreu në vendlindje i ndoqi mësimet në Medresenë e Madhe të mbretit Aleksandër në Shkup dhe në Luftën e Dytë Botërore e kreu kursin e dytë peda
 
Xhemaludin Ahmeti shkollën fillore e kreu në vendlindje i ndoqi mësimet në Medresenë e Madhe të mbretit Aleksandër në Shkup dhe në Luftën e Dytë Botërore e kreu kursin e dytë pedagogjik, korrik-shtator 1943, në Normalen “Sami Frashëri” në Prishtinë. I takon plejadës së arsimtarëve të parë , që hapën shkollat shqipe në rrethet e Mitrovicës, të Vushtrrisë, të Podujevës e të Pazarit të Ri, të cilat gjatë luftës u gjendën në zonën okupuese gjermane në kuadrin e Serbisë së Nediqit, por që ishin nën mbikëqyrjen e Drejtoratit Gjerman të Arsimit, të kryesuar nga kryeshefi F. Shnajder. Me vendimin e këtij Drejtorati, Vl nr.498, dt. 17.ll.1943, Xhemaludin Ahmeti-Presheva dhe Abdullah Zajmi u emëruan mësues “me honorar mujor 1800 dinarë” në Shkollën fillore “Naim Frashëri”, bashkë me rreth 30 mësues të tjerë shqiptarë në rrethet e përmendura, të cilët paguheshin edhe nga Ministria e Arsimit e Shtetit Shqiptar “për shërbim në viset e paçliruara”. Pas luftës,Xhemaludini shërbeu mësues, drejtor i parë i Shkollës fillore “Lirija” në Shkup, e vise të tjera të Maqedonisë.
 
Për merita gjatë shërbimit në shkollat shqipe në trojet etnike shqiptare në vitet 1941-1944 u dekorua nga Presidenti i Republikës, dr. Sali Berisha, me Dekretin Nr. 811, dt.11 prill 1944.<ref>{{cite book|last1=Veseli|first1=Abdylaziz|title=Shkolla dhe Arsimi Shqip në Prefekturën e Mitrovicës gjatë periudhës 1941-1944|date=10/02/2018|publisher=Bibloteka Historia E Pedagogjisë Shqiptare|location=Prishtinë|isbn=9951-12-003-2}}</ref>