Vexhi Buharaja: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
normalizim i kryemjeshtrit te orientalistikes
Rreshti 39:
:Ndrit, si ndrin një fije ari, mu në buzën e kurorës...”
 
Ka përkthyer një varg përkthimesh të tjera që i përkasin periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, siç janë aktet dhe memorandumet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, manifestin “Ujanallem” (“Të zgjohemi”) 1899, hartuar nga [[Dervish Hima]], letërkëmbimin e tij me dr.Ibrahim Temon, i përbërë prej 64 letrash, që përfshihet në vëllimin e tretë (1900-1908) “Rilindja Kombëtare Shqiptare”. Buharaja, përveç dokumenteve historike, ka përkthyer nga gjuha turke e perse edhe vepra të tjera shkencore dhe letrare. Ka përkthyer veprat shkencore të Hoxha [[Hasan Tahsini]]t, rektori i parë i Universitetit të Stambollit, dramën “Besa” të [[Sami Frashëri]]t, “Shahnamenë” e poetit të madh të Persisë, Firdeusit, përmbledhjen poetike “Tahajjulat” (“Ëndërrimet” dhe “Katër stinët”) të poetit [[Naim Frashëri]]. Këto vepra të përkthyera nga Vexhi Buharaja janë vlerësuar si perla në letërsinë artistike shqiptare.
 
Ka përkthyer nga persishtja veprën “[[Gjylistani“Gjylistani dhe Bostani]]”Bostani” të poetit pers, [[Saadi Shirazi|Saadi]].
 
Përveç qindra përkthimeve të dokumenteve historike, përveç përkthimeve të kryeveprave letrare botërore, përveç përkthimeve të veprave shkencore, Vexhi Buharaja ka shkruar e botuar edhe punime, studime historike, filozofike, islamo-mistike si “Lufta e Qerbelasë, Haxhi, etj., të cilat janë botuar në revistën “Zani i Naltë”, “Kultura Islame”, Njeriu” gjatë viteve 1938-1944 etj.