Kinematografia në Kosovë: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
{{Ponderks}}
 
'''Kinematografia kosovare''' në gjuhën shqipe ka fillë krijimin e [[Kosovafilmi|Kosovafilm]], shtëpi kinematografike e përgjegjshme për prodhimin e filmave me metrazh të shkurtë, dokumentarëve, filmave të animuar dhe filmave me metrazh të gjatë. Projeksioni i parë i filmit në Kosovë mendohet të jetë shfaqur në Pejë më 1911. Filmi i parë kosovar në gjuhën shqipe është ''[[Uka i Bjeshkëve të Nemura]]'' (1968). Kosovafilm u formua më 20 shkurt 1969 me drejtor Abdurrahman Shala. Drejtoret pasues ishin Azem Shkreli, Xhevat Qorraj dhe Ekrem Kryeziu. Drejtor aktual është Gani Mehmetaj. <ref>https://dspace.aab-edu.net/bitstream/handle/123456789/933/031ff544-44f1-47b6-af3f-c029cbdfbb4c.pdf?sequence=3&isAllowed=y</ref>Kinematografia në Kosovë ka një traditë historike disa dekadëshe. Në vitet 1935-37 u regjistruan 7 kinematë e para në qytetet Mitrovicë, Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Prizren, Gjakovë dhe Pejë. Më vonë, shumë të rinj nga Kosova u shkolluan në ish-Jugosllavinë e atëhershme, për të vazhduar më pas edhe në qendrat e tjera të Evropës Lindore dhe ish-BRSS-së për profesionin e operatorit të kamerës. Por, ishte aktori, Bekim Fehmiu, i cili ndonëse karrierën e tij e zhvillojë jashtë vendit, ai e prezantoi Kosovën ku do që shkoi.<ref>{{cito uebin|url=http://kosovoabc.com/kultura/}}</ref>
 
==Kosovafilm==
Rreshti 42:
==Kinematografia bashkëkohore==
Kinematografia e kohës së fundit në Kosovë veçohet me Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe festivalet filmike, në veçanti [[Dokufesti|DokuFest]] dhe [[PriFest]]. Në këtë periudhë gjithashtu theksohet thyerja e barrierës kombëtare dhe përfshirja e filmave kosovarë në festivale të ndryshme filmike. Filma që patën pranim të mirë në rrafshin internacional janë ''Shok'', ''Babai'', ''Shqiptari'' etj. Përkundër numrit relativisht të vogël të popullsisë, Kosova ka prodhuar artistë të mëdhenj me famë botërore, ka fituar rreth 200 çmime nga festivalet ndërkombëtare, duke arritur kulmin e suksesit në vitin 2015, kur  filmi i shkurtër “Shok”, hyri në listën e ngushtë për nominim në Oscars në kategorinë “Best Live Action Short Film”. Filmat, që kanë marrë më së shumti çmime janë: “Agnus Dei” nga Agim Sopi, “Ballkoni”, “Burrnesha”, “Kolona”, “Tri Dritare dhe një Varje”, “Heroi”, “Babai” dhe “Bota”. Ndërsa, sukses të jashtëzakonshëm ka pasur edhe filmi i shkurtër “Shok”, i cili pati premierën në mars të vitit 2015 në Aspen Shortsfest, si pjesë e konkurrencës zyrtare, nga i cili festival doli me 3 çmime dhe pastaj vazhdoi shfaqjen në shumë festivale, për të hyrë më pas në listën e ngushtë për nominim në Oscars në kategorinë “Best Live Action Short Film”.
 
===Shok===