Kallajxhi në Gjilan: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Faqe e re: Me zejen e kazanxhinjve ishte e lidhur zeja e kallajxhinjëve, të cilët kallaisnin enCt e bakrit, por edhe i arnonin. Kallajxhinj ishin zakonisht romët ortodoksë, por edhe ndonjë...
 
No edit summary
Rreshti 1:
Me zejen e kazanxhinjve ishte e lidhur zeja e kallajxhinjëve, të cilët kallaisnin enCt e bakrit, por edhe i arnonin. Kallajxhinj ishin zakonisht romët ortodoksë, por edhe ndonjë rom musliman. Si në qytet edhe në fshatra të rrethinës shiheshin kallajxhinj shëtitës, që punonin në vende të hapura me materialet që sillnin me vete kuaj e mushka dhe kallaisnin enë të ndryshme bakri. Në literaturën e kohës thuhet se në fillim të shek. XX, punonin 3 kallajxhinj, dy romë dhe një serb. Oda Zejtare e Rrethit, për periudhën nga viti 1945-1962, shënon gjithsej 29 kallajxhinj me licensë pune, por vetëm 3 prej tyre kishin dyqanet e tyre: Radomir S. Vasiq dhe Dragutin T.Vuksanoviq, në rrugën "Medllin Olbrajt" dhe Sami Mula, në rrugën "Adem Jashari". Kallaxhinjtë romë me leje pune punonin në shtëpitë e tyre, kurse disa prej tyre i ndihmonin në dyqanin e tij Todor Gogës. Romët jetonin edhe nga lëmosha në Gjilan e fshatra të rrethinës, bënin korpa, sita e reshet.<ref>{{cite book|last1=Selmani|first1=Aliriza|title=Gjilani|date=2015|publisher=Biblioteka Kombëtare e Kosovës|location=Gjilan|isbn=978-9951-621-04-5}}</ref>
 
==Referencat==
<ref>{{cite book|last1=Selmani|first1=Aliriza|title=Gjilani|date=2015|publisher=Biblioteka Kombëtare e Kosovës|location=Gjilan|isbn=978-9951-621-04-5}}</ref>