U kthye versioni 1838661 i bërë nga Udha (diskutimet) banteteme
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Udha (diskuto | kontribute) (U kthye versioni 1838658 i bërë nga 185.62.174.235 (diskutimet) WP:Banrevert.) Etiketa: Undo |
(U kthye versioni 1838661 i bërë nga Udha (diskutimet) banteteme) Etiketa: Undo |
||
{{Leter Tabela Fund}}
'''Nilo
== Jetëshkrim ==
Lindi me emrin Nicolò, në fshatin atëkohë të quajtur Piana dei Greci, i pari i njëmbëdhjetë fëmijëve që patën prindët Vito dhe Giuseppa Ficarra. Në vazhdën e një tradite të vjetër ndër arbëreshët e Sicilisë, Nicolò u dërgua nga familja të ndiqte karrierën kishtare. Më 6 tetor 1883 hyri në manastirin e Grottaferrata-s. Më 17 mars 1894, me rastin e shugurimit, murgu i ri vendosi të merrte emrin Nilo, për nder të Shën Nilo di Rossano, themeluesit të urdhrit të Shën Vasilit në Itali. Pas dhjetë vitesh, më 1904 u emërua në krye të bibliotekës së abacisë. Më pas u emërua inspektor bibliografik për komunat Marino, Rocca di Papa dhe Grottaferrata.
Me emërimin e At Nilos si abat i manastirit të Grottaferrata-s më 31 dhjetor 1907, abacia rrugëtimin e vet për t'u bërë një qendër jo më të erudicionit rregulltar, por tashmë edhe editoriale. Më 1909 hapi shtypshkronjën që i vuri emrin "San Nilo". Pas njëzet vjetësh, më 1930, At Nilo hapi një laborator për restaurimin e librave, që, duke qenë i pari i këtij lloji në Itali, i hapi udhën themelimit të Institutit të Patologjisë së Librit më 1938. Në vitin [[1921]] themeloi Institutin fetar e "bijat e Shën Makrinës", duke pasur si qëllim të saj shkollimin dhe arsimimin e vajzave të reja të kolonive shqiptare në Itali.
Nisma e dytë u mor në mbëeshtetje të përpjekjeve të Vatikanit për të rigjallëruar studimet dhe kërkimet në lëmin e bizantinistikës, të ritit liturgjik lindor dhe përgjithësisht kulturës greke. Ky projekt u konkretizua me botimin e rivistës ''Roma e l'Oriente''.
Ndërroi jetë më 3 mars të vitit 1942 në Grottaferrata<ref>M. Mandalà, ''Vepra e Nilo Borgia-s, burim i rëndësishëm për historinë e jugut të Shqipërisë'', parathënie e vëllimit N. Borgia, ''Murgjit bazilianë të Italisë në Shqipëri,'' Tiranë: Naimi, 2014. fq. 7-18. ISBN 978-9928-109-67-5</ref>.
== Studime ==
Dorëshkrimi i Gramatikës e parë e shqipes, që i përket vitit 1710, ruhet në Bibliotekën e Manastirit të Grotaferratës, afër Romës. Informacionin e parë ër këtë gramatikë e pati dhënë studiuesi arbëresh Nilo Borxhia, 83 vjet më parë, duke botuar në revistën “Diturija”(1927, nr.12) të [[Lumo Skëndo]]s një shkrim me titull “Një gramatik’ e voglë e gjuhës shqipe, më 1710″. Artikulli është i shkurtër. Autori njofton se dorëshkrimi hyri në këtë bibliotekë në vitin 1923.
*[[Hora e Arbëreshëvet]]
*[[Murgjit bazilianë të Italisë në Shqipëri, shënime mbi misionet në Himarë, shek. XVI – XVIII|Murgjit bazilianë të Italisë në Shqipëri]]
== Referenca ==
<references />
== Lidhje të jashtme ==
[[Kategoria:Lindje 1870]]
[[Kategoria:Vdekje 1942]]
[[Kategoria:Shkrimtarë
[[Kategoria:Albanologë]]
|