[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Shtova Himnin
Rreshti 52:
 
=== Pavarësia e Shqipërisë dhe kolonizimi jugosllav ===
[[Skeda:Idriz Seferi.370x540.jpg|thumb|right|Në hyrje të Ferizajt '''[[Idriz Seferi]]''', pas Betejës së Grykë së Kaçanikut kundër ushtrisë turke që i printe Shefqet Dërgut Pasha.]]
Lëvizja e xhonturqve në fillimshekullin XX fitoi përkrahjen e shqiptarëve, të cilët po shpresonin për përmirësimin e statusit të tyre kombëtar dhe njohjen e përdorimit të gjuhës së tyre në administratë dhe arsim.<ref name="Myzyri xhonturqit">Hysni Myzyri, "Lëvizja kombëtare shqiptare dhe turqit e rinj," ''Historia e popullit shqiptar: për shkollat e mesme'' (Libri Shkollor: Prishtinë, 2002) 191.</ref><ref name="Rusisht 2">G.L. Arsh, I.G. Senkeviç, N.D. Smirnova, ''Histori e shkurtë e Shqipnisë'' (Г.Л. Арш, И.Г. Сенкевич, Н.Д. Смирнова «Кратая история Албании») (Prishtina: Rilindja, 1967) 140-160.</ref> Më 1908, 20 mijë fshatarë të armatosur u mblodhën në Ferizaj për të ndalur çdo pushtim të huaj, ndërsa krerët e tyre, [[Bajram Curri]] dhe [[Isa Boletini]], i dërguan telegram sulltanit për të kërkuar hartimin e një kushtetute dhe hapjen e parlamentit. Mirëpo, mosnjohja e të drejtave të premtuara nga turqit e rinj provokoi kryengritje tjetër nga malësorët shqiptarë në Kosovë në shkurt 1909. Armiqësia u shtua pas uzurpimit të qeverisë turke nga një grup oligarkësh vitin tjetër; në prill 1910, ushtritë e udhëhequra nga [[Idriz Seferi]] dhe [[Isa Boletini]] ngritën krye kundër hordhive turke, por përfundimisht u detyruan të tërhiqeshin pasi i kishin shkaktuar dëme të mëdha armikut.<ref name="Myzyri kryengritjet">Hysni Myzyri, "Kryengritjet shqiptare të viteve 1909-1911," ''Historia e popullit shqiptar: për shkollat e mesme'' (Libri Shkollor: Prishtinë, 2002) 195-198.</ref>
[[Skeda:Isa boletini vlora 1912.jpg|thumb|[[Isa Boletini]] përfaqësoi Kosovën në Kuvendin Kombëtar të Shqipërisë në [[Vlorë]]]]
Kosova vijoi të luajë rol të rëndësishëm në lëvizjen kombëtare shqiptare, sidomos gjatë Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1912, kur luftëtarët shqiptarë çliruan pothuajse tërë vilajetin e Kosovës dhe marshuan ngadhënjimtarë në kryeqytetin e atëhershëm, Shkupin. Në këto kushte, Porta e Lartë osmane u akordua të njihte autonominë e shqiptarëve pa e njohur Shqipërinë si entitet politik, por menjëherë u tërhoq nga vendimi i marrë.<ref name="Poroj">[http://www.poroj.ch/Poroj-Legjendar/modules/Pushtimishkupit/Pushtimishkupit.Poroj-legjendar-poroj-heroik-poro-krenar Poroj.ch, "Pushtimi i Shkupit dhe ngritja e flamurit të Pavarësisë më 12 gusht 1912,"] n. 09.07.2009</ref> Shpërthimi i Luftës Ballkanike dhe lojërat politike ua mohuan shqiptarëve përparësitë që u pritën nga fitorja e tyre ushtarake. Shtetet ballkanike, Serbia dhe Mali i Zi, pushtuan me ushtritë e tyre territorin e Kosovës, përkundër kundërshtimit të udhëheqësve shqiptarë dhe letrave në formë proteste dërguar Fuqive të Mëdha. Më 28 nëntor 1912, në Kuvendin Kombëtar të Vlorës që shpalli pavarësinë e Shqipërisë, delegatët e Kosovës votuan pro-pavarësisë duke e njohur Kosovën si pjesë së tërësisë tokësore shqiptare. Isa Boletini ishte pjesëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Londrës, e cila nën presionin e madh të fuqive imperialiste — Rusisë dhe Francës — vendosi ta njohë pavarësinë e Shqipërisë me një territor vetëm sa një e treta e trojeve të banuara me shqiptarë. Territori i sotëm i Kosovës, i pushtuar nga Serbia dhe Mali i Zi, iu aneksua këtyre dy vendeve, të cilat ndoqën fushatë për shfarosjen e popullsisë shqiptare dhe kolonizimin e tokave të tyre.<ref name="Rrecaj">[http://law.bepress.com/cgi/viewcontent.cgi?article=7080&context=expresso Besfort Rrecaj, "The Right to Self-Determination and Statehood: The Case of Kosovo," ''bepress Legal Series'' (paper 1541, v. 2006)] n. 13.07.2009</ref>