Jeronim de Rada: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Content deleted Content added
Udha (diskuto | kontribute) U kthye versioni 1840310 i bërë nga 79.106.126.249 (diskutimet) Ban Evasion nga Hatake Etiketa: Undo |
U kthye versioni 1840311 i bërë nga Udha (diskutimet) Shiko se çfare zhben, leri keto laj-thajet qe i ke kudo: editimi eshte i mbare. Eshte per artikullin, jo per ty. Etiketa: Undo |
||
Rreshti 6:
|Emri Alt =
|Prof = Poet, publicist, folklorist, filolog dhe mësues
|DL = [[28 dhjetor]], [[1814]]
|VL = [[Macchia Albanese|Maqi]], [[
|DV = [[28 shkurt]], [[1903]]
|VV =[[Macchia Albanese|Maqi]], [[Mbretëria e Italisë]]
|Nacion =
|}}
'''Jeronim de Rada''' ([[Maqi]], [[29 Dhjetor|29 dhjetor]] [[1814]] - [[28 shkurt]], [[1903]]), ishte [[poet]], publicist, folklorist, filolog dhe mësues shqiptar një nga shkrimtarët më të mëdhenj arbëresh, themeluesi i Rilindjes shqiptare.
Rreshti 19:
Lindi në [[Macchia Albanese|Maqi]], atëbotë nën sundimin e [[Mbretëria e Dy Siçilive|Mbretërisë së Dy Siçilive]] (sot [[provinca e Kozencës]], [[Kalabria|Kalabri]]) i biri i Mikele Rada dhe Brailes. Në prill të 1822 hyn në kolegjin e Shën Adrianit të [[Shën Mitri|Shën Mitri Koronës]], ku i ati ishte profesor i [[Greqishtja e lashtë|greqishtes]] dhe i [[Gjuha latine|latinishtes]]. Më 1824 i vdes i gjyshi, jakobin, me banim të detyrueshëm në Kozencë. Në tetor të 1825 i vdes e ëma, i ati bëhet prifti i fshatit. Më 1827 përjeton një periudhë kritike, duke dashur të hynte murg. Përfundon shkollën në Shën Adrian dhe në shtator zë të mbledhë këngë popullore arbëreshe, me nxitjen e Raffaele Valentinit. Njihet me të bijën e administratorit të fermës blegtorale të familjes<ref name=":02">{{Cito web|url=https://trove.nla.gov.au/work/191821875?q&versionId=209566452|title=Hieronimus De Rada|publisher=Princi|last=Pipa|first=Arshi|year=2013|page=12-16|trans_title=Trilogjia Albanika - Jeronim de Rada|isbn=978-9928-4090-7-2}}</ref>.
Më 1834 nisi studimet për letërsi në Universitetin e [[Napoli|Napolit]], [[Gjuha italiane|italisht]] në shkollën e Markez Puotit. Nxuri [[Gjuha frënge|frëngjisht]]. Në tetor të 1836 largohet nga Napoli, ku kishte rënë kolera, dhe kthehet në vendlindje. Më 21 qershor të 1837 është në krye të një grupi prej dhjetë kalabrezësh të cilët shkojnë në një takim grupesh komplotiste për një kryengritje në Kozencë, të planifikuar për ditën e nesërme. Por paraqitet vetëm një grup arbëreshësh kalabrez dhe kryengritja dështon. Një numri komplotistësh u pritet koka; nga gushti deri në dhjetor të atij viti jetoi në gjysmë ilegalitet. Nëntorin e 1838 kthehet në Napoli. Gushtin e 1840, pas një viti të trazuar të vëllezërve, i dyshuar për veprimtari ilegale, arrestohet dhe burgoset në Santa Maria Apparente; lirohet një muaj më vonë për mungesë provash. Më 8 dhjetor 1840 preket nga [[tuberkulozi]] me hemoptizi<ref name=":02" />.
Më 1841-1842 janë vitet më të lumtura të jetës së tij, i dashuruar me Gabrielën, motrën e një nxënësi të tij. I zhgënjyer ka vite nga lëvizjet revolucionare, refuzon më 1844 ftesën e Komitetit Kushtetues në Napoli për të kryesuar revolucionin kalabrez që do të përfundonte me dështim. Vijon mbledhjet e këngëve arbëreshe tetorin e 1845. Pranverën e 1847 prishet me Gabrielën, pas një viti më 25 janar 1848 mori pjesë në një demonstratë për kushtetutën dhe luan rol në politikën e kohës, kur takon edhe Demetrio Lecca (Dhimitër Leka) të cilit i kushtoi "Milosao A". Më 1848 nxori të parën gazetë shqiptare [[L’Albanese d’Italia|"L'Albanese d'Italia"]], në të cilën shprehu pikëpamjet e tij për ngjarjet e kohës, pas dështimit të revolucionit më 1848 e mbylli gazetën dhe i zhgënjyer, shtator-tetorin e atij viti kthehet në vendlindje, i vendosur për të mos u përzier më me politikë<ref name=":02" />.
|