[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Udha (diskuto | kontribute)
WP:Banrevert Redaktuar nga dy sockpuppets të përdoruesit të bllokuar Hatake
Rreshti 1:
[[Skeda:Nonda Bulka.jpg|thumb|200px]]
'''Nonda Bulka''' është një ndër shkrimtarët e parë të [[Vitet 1930|viteve `30]] që me krijimet e tij solli kritikën e protestën e hapur kundër regjimit të Zogut, demaskimin e shoqërisë së prapambetur feudale, një qëndrim të prerë antiklerikal si dhe denoncimin e politikës imperialiste të kohës, motive këto që më pas u trajtuan pothuaj nga të gjithë autorët e rinj të viteve `30 e sidomos nga Migjeni. Nëpërmjet fejtonit e skicës, Nonda Bulka arriti të bëjë përgjithsime me vlerë. Duke qënë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të lëvizjes demokratike të kohës dhe i ushqyer nga idetë revolucionare, ai e mohoi të vjetrën, reaksionaren në fushën politike e shoqërore, në planin kombëtar e ndërkombëtar me anë të një satire therëse.
'''Nonda Bulka''' ([[Leusë]], [[1906]] - [[Tirana|Tiranë]], [[14 Nëntor|14 nëntor]] [[1972]]) ka qenë publicist, shkrimtar e përkthyes shqiptar.
 
Proza e tij ka trashëguar tiparet më të mira të satirës sonë, sidomos asaj pamfletike, duke e zhvilluar atë më tej. Me anë të humorit ky shkrimtar arrin të trajtojë shqetësimet e veta, që janë edhe ato të kohës, dhe krijon tek lexuesi emocione e nënqeshje të hidhura për probleme që lidhen me jetën e vështirë të vegjëlisë, me rrugën e zhvillimit të kulturës kombëtare, me luftën imperialiste, me klerin e fenë, me normat morale patriarkale e të vjetëruara etj. N. Bulka është tipi i gazetarit që nuhat menjëherë problemet më nevralgjike të jetës së përditshme shoqërore dhe shpërthen me ironi e sarkazëm, por si një temperament i rrëmbyer, me gjaknxehtësi. Ky shpërthim jo gjithmonë mund të barazohet me revoltën ose protestën e fuqishme. Skicat, fejtonet dhe shkrimet më të mira të tij janë : "Vija e vdekjes". "Intervistë me Shën Pjetrin, "„Kujtime tragjikomike", "Kur piqet Muhameti me Krishtin" , "Përralla abisine" , "Gjysëm ose italian" , "Mësim gjeografie" etj.
== Biografia ==
Lindi në fshatin Leusë pranë [[Përmeti|Përmetit]]. Studimet e para i mori në vendlindje, të mesmet në [[Liceu Kombëtar i Korçës|Liceun frëng]] të [[Korça|Korçës]] deri më 1929 kur e përfundoi. Vijoi shkollimin e lartë në [[Franca|Francë]] për drejtësi, me anë të një burse shtetërore. Pas kthimit në atdhe punoi si mësues në Korçë, [[Elbasani|Elbasan]] dhe [[Tirana|Tiranë]]<ref>''Gazetare dhe publiciste shqiptare. Fjalor enciklopedik'', red. Sejdin Cekani, Tirana 2005, ISBN 99943-678-5-4</ref>; shumë shpejt do të shfaqte prirje për letërsi e gazetari<ref name=":0">Robert Elsie (1995), ''[http://www.elsie.de/pdf/B1997HistLetShqip.pdf Histori e Letërsisë Shqiptare]'', përktheu Abdurrahman Myftiu, Tirana & Peja: Dukagjini, 1997.</ref>.
 
Bulka ashtu si [[Migjeni]] më vonë, do të pasqyrojë në krijimtarinë e tij mjerimin, zymtinë, e jetës së vegjëlisë shqiptare me krijime tronditëse si "Mëm` e bir" , "Lipësi" , "Njeriu misterioz" etj, duke demaskuar padrejtësinë shoqërore pa kërkuar mëshirë. Për energjinë dhe shpejtësinë, me të cilën ai iu përgjigj kërkesave të ditës, për shumllojshmërinë, e problemeve që trajtoi, për qartësinë e mendimit ai dallohet nga shumë bashkohës të tij. Por disa herë ai s'arriti të shmangte përsëritjet e disa motiveve e temave dhe nuk i shpëtoi një fryme të plotë mohuese e ndonjë toni pesimist. Në tërësinë e veprës së tij publicistike ndihet e tërë koha, gjithë realiteti, por sidoqoftë ajo mbetet brenda kufijve të fejtonit e skicës, ashtu si ajo e [[Qemal Stafës]] dhe V. Stafës. Në to më tepër revoltë se konflikt artistik, por lëvrimi i tyre pati rëndësi për zhvillimin e mëtejshëm të prozës artistike. Kjo krijimtari, duke formuar tiparet, qoftë edhe fillestare të një letërsie militante, solli në tregim temën e ditës, ndihmesën për thellimin e realizmit kritik dhe për afrimin gjithnjë e më shumë të letërsisë me jetën, të gjuhës së saj me gjuhën e gjallë e të përditshme.
== Shkrime ==
Bulka bëri emër si publicist e satirik duke trajtuat tema të ndryshme shoqërore, kurse më pas si tregimtar e poet. Sprovat plot humor e herë-herë me ironi të mprehtë si dhe skicat në prozë, të botuara me pseudonimin ''Chri-Chri'', u bënë të njohura për kritikën therëse ndaj kushteve politike e shoqërore nën regjimin e [[Mbreti Zogu I|Zogut]]. Në artikullin e shkurtër "Horizonte të reja për letërsinë kombëtare", të botuar më 1932 në të përmuajshmen e Tiranës "Minerva", ai mundohej të bindë lexuesin se, ndonëse letërsia klasike kishte vendin e vet të paprekshëm në kulturë, në letërsinë e shekullit të njëzetë ndihej nevoja për diçka të re, që do të pasqyronte njeriun bashkëkohës dhe aspiratat e tij<ref name=":0" />.
 
Bulka, së bashku me [[Migjeni|Migjenin]] dhe me veteranin e luftës civile të Spanjës Petro Marko (1913-1991), i dha kështu tonin letërsisë përparimtare e të angazhuar në Shqipëri në vitet tridhjetë. Skicat e tij të shkurtëra u botuan fillimisht në vëllimin "Kur qan e qesh bilbili", Korçë 1934, dhe pas lufte Bulka u ngrit lart nga kritikët marksistë. Ndonëse ishte një zë kritik i kohës dhe i kulturës që i përkiste, Nonda Bulka nuk na u prezantua si publicist i madh, ndërsa si talent letrar nuk mund të lëvdohet. Ndër botimet e tij pas lufte, nga viti 1950 e derisa vdiq, la tregime të shkurtra deri në njëzet faqe dhe poezi, që për nga niveli artistik shkojnë nga niveli mediokër deri tek ai tmerrësisht i dobët. Ajo zemërata e zjarrtë e Chri-Chrisë që pati në moshën e rinisë shkoi e vate. Janë tregime artificiale e jobindëse, jo vetëm për mungesë talenti, por sidomos sepse hipokrizia politike e periudhës enveriste nuk lejonte më kritikë sociale të vërtetë. Një përmbledhje me krijime të tij është botuar gjithashtu anglisht me titullin Sketches and short stories, Tiranë 1984<ref name=":0" />.
 
=== Përvetësim i pronës intelektuale ===
Më 2016 përkthyesja [[Klio Evangjeli]] pohoi se veprën "[[Evgjeni Grande]]" të [[Honore de Balzak|Balzakut]], të përkthyer prej saj dhe të dorëzuar tek [[Shtëpia Botuese Naim Frashëri|shtëpia botuese "Naim Frashëri"]] tek shkrivania e drejtorit [[Sotir Caci]], qe botuar sikur ishte përkthyer nga Nonda Bulka<ref>K. Evangjeli, ''Si ma vodhën Balzakun Sotir Caci dhe Nonda Bulka'', Panorama, 10 maj 2016.</ref>.
 
== Proza ==
Line 23 ⟶ 16:
* ''Legenda e nje fisi'' 1966
 
== ReferencaBibliografia ==
# ''Gazetare dhe publiciste shqiptare. Fjalor enciklopedik'', red. Sejdin Cekani, Tirana 2005, ISBN 99943-678-5-4
<references />
# [http://www.letersia.fajtori.com/Letersi/E_Pavaresise/Nonda_Bulka/ Biografia e shkrimtarit]
 
{{DEFAULTSORT:Bulka, Nonda}}
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Lindje 1906]]
[[Kategoria:Vdekje 1972]]
[[Kategoria:Shkrimtarë shqiptarë]]
[[Kategoria:Njerëz nga Përmeti]]