[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
transportim te dhenash
Rreshti 10:
 
Në [[Polonia|Poloni]] dhe [[Ukraina|Ukrainë]] rrepat përzihen me rrikë për ta bërë një ushqim të popullarizuar ''Ćwikła'' (ushqim i popullarizuar në Poloni, Ukrainë). Poashtu rrepat e kuqe përdoren për pije.
 
== Panxhari i bardhë ==
Rekomandohet posaçërisht në periudhën e dimrit, kur organizmi ka nevojë të madhe për mbrojtje nga infeksionet dhe viruset.
 
Panxhari i bardhë mund të konsumohet si sallatë, por edhe mund të gatuhet. Ai përmban shumë lëndë e minerale të rëndësishme për shëndetin.
 
Ai përmban shumë vitamina si A, C etj. Vitamina C ndihmon në parandalimin e plakjes së lëkurës si dhe të njollave në lëkurë. Zhduk puçrrat në lëkurë. Parandalon zhvillimin e qelizave kancerogjene dhe arteriosklerozën.
 
Panxhari i bardhë përmban vaj mustarde, enzimën e niseshtesë dhe fibra të papërpunuara, të cilat mund të shtojnë oreksin, të nxitin procesin e tretjes në stomak e zorrë dhe të pushojnë kollën.
 
Përveç vitaminave, kjo perime përmban edhe shumë fibra dietike, veçanërisht fibra bimore, të cilat mund të nxitin punën e stomakut dhe të zorrëve, duke evituar kapsllëkun dhe nxitur metabolizmin.
 
Panxhari i bardhë stimulon punën e fshikëzës së tëmthit. Falë rafanolit, vajit eterik fosforik, nxit jashtëqitjen e mukozës nga organet e frymëmarrjes, pra rekomandohet në rastet e bronkitit dhe kollës.
 
Rrënja hahet e papërpunuar, në formën e sallatës ose e përpunuar në mënyrë termike.
 
<gallery perrow=" " widths="208" heights="208" caption="Rrepa si ushqim ">