Ndryshimi mes inspektimeve të "Lidhja e Prizrenit"

ska përmbledhje të redaktimeve
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
===Sfond: Shqipëria dhe [[Traktati i Shën Stefanit]](3 mars 1878)===
[[File:Arianit Lidhja e Prizrenit - Gjakove IMG 0035.JPG|thumb|Lidhja e Prizrenit - Gjakovë]]
Një muaj pas armëpushHahahamitiimitarmëpushimit të Edrenesë u nënshkrua në Shën Stefan, më 3 mars 20181878, Traktati i Paqes ndërmjet [[Perandoria Ruse|Perandorisë Ruse]] dhe [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]]. Traktati i Shën Stefanit i shkëpuste Perandorisë Osmane rreth 80% të zotërimeve të saj në [[Ballkan|Gadishullin Ballkanik]]. Me shpresë se do të shmangte kundërshtimin e fuqive të tjera të mëdha, Rusia nuk mori për vete asgjë nga këto territore. Ajo u kufizua vetëm duke i shkëputur Rumanisë, të cilën e kishte aleate në luftën që fitoi, krahinën e Besarabisë në veri të lumit Pruth dhe duke aneksuar disa krahina që zotëronte Perandoria Osmane, në jug të Kaukazit (Kars, [[Ardahan]], Bajazid e Batum). Synimet e saj hegjemoniste në Evropën Juglindore Rusia cariste do t’i siguronte kryesisht nëpërmjet Bullgarisë së madhe autonome që u krijua me Traktatin e Shën-Stefanit. Bullgaria do të ishte një principatë autonome me qeverinë e saj, tributare ndaj sulltanit. Formimi i saj ishte në vetvete një hap pozitiv, pasi e çlironte popullin bullgar nga zgjedha shekullore osmane. Por, Rusia krijoi një Bullgari të madhe, të cilën ajo do ta kishte si një satelite të saj me qëllim që të vendoste nëpërmjet saj zotërimin e vet në Gadishullin Ballkanik. Në kufijtë e saj do të përfshihej shumica dërrmuese e tokave që i shkëputeshin Perandorisë Osmane. Kjo do të shtrihej në lindje deri në Detin e Zi, në jug deri në detin Egje, në veri deri në Danub dhe në perëndim deri në malet e [[Voskopojë]]s. Sado që Bullgaria e madhe do të mbetej nën sovranitetin e sulltanit turk, Porta e Lartë nuk do të kishte të drejtë të vendoste brenda kufijve të saj asnjë garnizon ushtarak osman. Pjesa tjetër e territoreve perandorake do t’i jepej Rumanisë, Serbisë dhe Malit të Zi, që ktheheshin nga principata autonome në shtete të pavarura. Greqia nuk përfitonte asgjë. Ajo do të mbetej ashtu siç ishte, një shtet i pavarur brenda kufijve të saj të paraluftës.
 
Traktati i Shën-Stefanit nuk e zinte fare në gojë Shqipërinë, e cila për Rusinë nuk ekzistonte si subjekt të drejtash politike. Sipas Traktatit të Shën-Stefanit, gati gjysma e trojeve shqiptare u jepej shteteve sllave ballkanike. Bullgaria do të merrte, përveç të tjerave, krahinat shqiptare të Korçës, të Bilishtit, të Pogradecit, të Strugës, të Dibrës, të Kërçovës, të Gostivarit, të Tetovës, të Shkupit, të Kaçanikut etj. Serbia, e cila do të shtrihej kryesisht drejt jugperëndimit, do të aneksonte edhe viset veriore e verilindore të [[Kosova|Kosovë]]s, deri në afërsi të [[Mitrovica|Mitrovicë]]s. [[Mali i Zi]], sipërfaqja e të cilit do të rritej më tepër se tri herë, do të përfshinte brenda kufijve të tij gjithashtu një varg krahinash shqiptare, si atë të [[Ulqini]]t, të [[Kraja|Krajë]]s, të [[Anamali]]t, të [[Hoti]]t, të [[Gruda|Grudë]]s, të [[Tuzi]]t, të [[Kelmendi]]t, të [[Plava|Plavë]]s, të [[Gucia|Gucisë]] dhe të [[Rugova|Rugovës]]. Pjesa tjetër e Shqipërisë do të mbetej nën sundimin e Perandorisë Osmane. Si rrjedhim, me Traktatin e Shën-Stefanit trojet shqiptare do të copëtoheshin ndërmjet katër shteteve të huaja. Perandoria Ruse e gjymtonte kështu rëndë tërësinë tokësore të Shqipërisë dhe e vështirësonte në kulm luftën e popullit shqiptar për krijimin e shtetit kombëtar.
244

edits