Vaso pashë Shkodrani: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 3:
| Figura = PashkoVasa.jpg
| Madhësia e Figurës = 220px
| Detyra = Mytesarif i Malit të Lbanit
| Fillimi i afatit = [[10 korrik]] [[1883]]
| Mbarimi i afatit = [[26 qershor]] [[1892]]
| Paraardhësi = Rrystem Pasha
| Pasardhësi = Naum Pasha
| Detyra2 =
| Fillimi i afatit2 =
Rreshti 13:
| Paraardhësi2 =
| Pasardhësi2 =
| Datëlindja = [[30 qershor]] [[1825]]
| Vendlindja = [[Shkodra|Shkodër]],(Vilajeti i Shkodrës [[Perandoria Osmane]])<small> tani [[Shqipëria|Shqipëri]]</small>
| Datëvdekja = 29[[26 qershor]] [[1892]]
| Vendvdekja = Beirut, Liban [[Perandoria Osmane]]<small> tani [[Libani|Liban]]</small>
| Kombësia = Shqiptar
| Profesioni = Atdhetarnëpunës, politikanpërkthyes, publicist, poetmytesarif
| Partia =
| Gruaja = Kate Bonati (v. 1872)
| Fëmij =
| Feja = Katolik
Rreshti 28:
Më 1978, me rastin e një qind vjetorit të [[Lidhja e Prizrenit|Lidhjes së Prizrenit]], eshtrat e tij atdhesohen dhe vendosen të prehen në varrezat e dëshmorëve të Shkodrës<ref>Imaj A., ''Ne, diplomatët që riatdhesuam eshtrat e Pashko Vasës,'' Panorama, 23 dhjetor, 2011.</ref>.
 
== JetaBiografia ==
Lindi në Shkodër, i biri Mhill (Hilë) Gjokë Vasës dhe Drande Gjergjes, e motra do të ishte e ëma e Imzot [[Luigj Bumçi]]t. Të parët e fisit të tij, nga i ati ishin shpërngulur prej Mirdite[[Kazaja e Mirditës|Mirditës]] dhe ishin zhvendosur në qytet, në atë shtëpi ku sot është shtëpia-muzé e Pashko Vasës.
 
Pasi kreu mësimet e para në vendlindje, shërbeu si sekretar i konsulatës britanike nga 1842 deri më 1847, ku pati mundësinë të përmirsojë dijet e tij në gjuhët e huaja: [[Gjuha italiane|Italishte]], [[Gjuha frënge|Frëngjishte]], [[Gjuha turke|Turqishte]] dhe [[Gjuha greke|Greqishte]]. Gjithashtu kishte njohuri në [[Gjuha angleze|Anglishte]] e [[Gjuha Serbe|Serbishte]] dhe më vonë mësoi edhe [[Gjuha arabe|Arabishten]]<ref>Kopeček M., [http://books.google.com/books?id=TpPWvubBL0MC&printsec=frontcover&dq=Discourses+of+collective+identity+in+Central+and+Southeast+Europe&hl=en&ei=kN81TfOzO8ej8QOBoqy9BQ&sa=X&oi=book_result&ct=result&resnum=1&ved=0CCMQ6AEwAA#v=onepage&q&f=false Discourses of collective identity in Central and Southeast Europe (1770-1945)], '''2''', Budapest, Hungary: Central European University Press, p. 119, [[International Standard Book Number|ISBN]] [[Speciale:BookSources/963-7326-60-X|963-7326-60-X]]</ref><ref name="elsie">{{cite web|last=Elsie|first=Robert|url=http://www.elsie.de/pdf/B1997HistLetShqip.pdf|title=''Histori e Letërsisë Shqiptare''|publisher=Tiranë & Pejë: Dukagjini|date=1997}}</ref>.
 
=== Viti italian ===
Më [[1847]] vajti në [[Italia|Itali]], ku ziente lufta kryengritëse për liri., Aiku mori pjesë gjallërisht në radhët e forcave kryengritëse italiane. Në Bolonjë u caktua si oficer i Rojës Qytetare. I frymëzuar nga atdhetarët e shquar italianë, si Mazzini, [[Giuseppe Garibaldi|Garibaldi]], Gioberti, dhe të vendeve tjera si Mickieviçi etj. Idetë që e ushqyen për këtë qëllim solidar ai i shpreh në dy letra, që i dërgon në qershor dhe korrik 1848, nga BolonjanNikoloBolonja Nikolo Tomazeut, poet dhe enciklopedist, mik i [[Jeronim de Rada|Jeronim De Radës]] dhe i [[Elena Gjika|Dora d'Istrias]]. Në shpalljen e Republikës Venedikase jetëshkurtër, nga Daniele Manin, mori pjesë përkrah popullsisë kryengritëse të atij qyteti që u rrethua nga austriakët në Mestre. Ndërkohë që austriakët hynë me 28 gusht 1849 dhe Pashko Vasa u largua me disa shokë tjerë për në Ankona. Aty austriakët e kapën dhe e detyruan, si shtetas turkosman, të kthehej në [[Stambolli|Stamboll]].
 
=== Zyrtar osman ===
Për atë çka pa e përjetoi në Itali, botoi pas një viti librin ''La mia prigionia, episodio storico dell'assedio di Venezia'', 1850 (Burgimi im, episod historik nga rrethimi i Venedikut). Nuk është e rastit që kjo biografi historike italisht mban një titull të ngjashëm me atë të kujtimeve të famshme të atdhetarit dhe dramaturgut italian Silvio Pellico (1789-1845), ''Le mie prigioni'' (Burgjet e mija), botuar më 1832<ref>[[Robert Elsie|Elsie R]]., ''Histori e Letërsisë Shqiptare'', përktheu [[Abdyrrahim Myftiu|A. Myftiu]], Tiranë & Pejë: Dukagjini, 1997.</ref>.
Më 1850 u punësua pa pagesë në Zyrën e Përkthimit të Sarajit Perandorak. Një vit më pas u emërua me rrogë nëpunës përkthimi në zyrën e shëndetësisë. Në vitin 1856 kaloi në Shkodër si [[Përkthyesi|përkthyes]] në shërbim të administratës lokale, ku me ofiqin e zyrtarit osman shkoi në [[Céline Dion|Cetinë]] t'i uronte [[Nikolla I i Malit të Zi|princ Nikollës]] shërim të shpejtë. Gjatë luftës me [[Mali i Zi|Malin e Zi]] më 1860-61 kreu detyrën e sekretarit dhe përkthyesit të Ahmet Xhevdet Pashës, kur ky u dërgua me misioni të veçantë në viset shqiptare. Më pas punoi për verifikimin e gjendjes së marrëveshjes kufitare dhe në komisionin përkatës.
 
Ndoqi Ahmet Xhevdet Pashën në [[Sanxhaku i Bosnjes|Bosnie]], ku Vasa u bë përkthyes pranë divizionit ushtarak për njëzet muaj. Në tetor të 1863 pasi qe graduar nëpunës i gradës së tretë u kthye në Stamboll ku punoi stazhier për zyrën e korrespondencës me vendet e huaja. Më 1865 për herë të dytë u emërua përkthyes në [[Sanxhaku i Shkodrës|Sanxhakun e Shkodrës]]. Më 1866 u dërgua në [[Halepi|Halep]] me postin e zv/drejtorit për çështjet politike, ku do të emërohej drejtor më 1868. Në korrik të atij viti iu akordua grada e dytë e klasit special dhe u caktua me punë si kryesekretar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në shtator të 1869 merr gradën e parë të klasit të dytë dhe emërohet anëtar i Gjykatës Penale dhe Civile te Ministria e Drejtësisë. Më 1875 emërohet anëtar i Zyrës së Krimeve te Gjykata e Apelit dhe po atë vit u emërua kryetar i Komisionit të Reformave në Hercegovinë dhe më tej atë vit anëtar i Komisionit për Mbledhjen e Taksave në Bullgari.
Mbas disa peripecish zë vend në shoqërinë e tramvajeve të kryeqytetit, duke u ngjitur më vonë në shkallët e administratës së saj. Që këtej u vendos me punë në aparatin e Ministrisë së Jashtme të Perandorísë Osmane.
 
Më 1876 u caktua nëpunës për borxhet tek zyra e zv/valiut të [[Vilajeti i Manastirit|vilajetit të Manastirit]] dhe në gusht të 1877 këshilltar i [[Vilajeti i Kosovës|Vilajetit të Kosovës]]. Më 1878 u emërua komisar i Rodopeve, brenda vitit emërohet anëtar i Këshillit të Shtetit dhe drejtor i zyrës së shtypit dhe botimeve. Në shtator të 1879 u emërua këshilltar i [[Vilajeti i Edernesë|Vilajetit të Edernes]]<ref name="egro">{{cite web|last=Egro|first=Dritan|url=http://www.panorama.com.al/arkivat-osmane-jeteshkrimi-i-pashko-vases-ideologu-i-lidhjes-se-prizrenit/|title=Pashko Vasa: [jetëshkrim nga burimet osmane]|publisher=Studime historike. - Nr. 1 - 2, , 2013, f. 273 - 277.|date=2013}}</ref>, ku punonte edhe [[Ismail Qemali]]<ref name="elsie"/>.
Nga disa të dhëna që dalin nga përmbledhja me vjersha italisht "Rose e spine" ("Trëndafila e gjemba"), botuar në Stamboll më 1873, mësohet se Pashko Vasa ka qenë i martuar me një shqiptare (rreth vitit 1855), që vdiq më 1872. Nga po kjo vepër mësohet se Pashko Vasa të paktën që nga viti 1861, ishte me punë në Halep të [[Siria|Sirisë]]. Gjitashtu thuhet se Pashko Vasa kishte shërbyer disa vjet pranë ambasadës turke në Londër, ku dhe botoi më 1887 veprën frëngjisht "Gramatikë e shqipes". Më 1862 e gjejmë në Shkodër. Vit në të cilin nji grup intelektualësh, përfshirë [[Zef Jubani]]n e tjerë, u përpoqën për një kryengritje antiosmane në Shqipërinë e Veriut, në Mirditë. Më 1864, në Stamboll, bashkohet me [[Kostandin Kristoforidhi]]n, [[Hasan Tahsini]]n dhe [[Ismail Qemali]]n, për sigurimin e fondeve financiare, lidhur me formimin e shkollave shqipe, si dhe me caktimin e nje alfabeti të vetëm. Më 1867 ai qëndron në krye të përpjekjeve për themelimin e një shoqërie kulturore dhe të një alfabeti të përbashkët mbi bazën e alfabetit latin. Më 1869 merr pjesë në grupin nismëtar për krijimin e një shoqate shqiptare me karakter kulturor, arsimor e gjuhësor. Më 1871, gjithënjë në Stamboll, bashkë me [[Jani Vreto]]n dhe [[Sami Frashëri]]n, nis përpjekjen për krijimin e një organizate atdhetare shqiptare. Pashko Vasa hyri që herët në lëvizjen patriotike, por veprimtarinë e dendur për çështjen kombëtare e zhvilloi në vitet [[1870|70]], kur bashkë me [[Kostandin Kristoforidhi]]n, u përpoq për krijimin e një shoqërie për përhapjen e shkrimit shqip dhe ngjalljen e ndërgjegjies kombëtare. Në vitet [[1878]]-[[1882]] krahas [[Abdyl Frashëri]]t u shqua si një nga figurat kryesore të [[Komiteti i Stambollit|Komitetit të Stambollit]] për mbrojtjen e Shqipërisë. Më [[1879]] ishte ndër veprimtarët më aktivë të «Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip». Pashko Vasa ishte autor i një vargu veprash me karakter politik e historik, në të cilat mbrojti çështjen e popullit shqiptar, të drejtën e tij për të jetuar i lirë dhe i pavarur. Botoi «Skicë historike mbi Malin e Zi sipas traditave të Shqipërisë («Esquisse historique sur le Monténégro d'après les traditions de l'Albanie», Constantinopole, 1872), ku përshkroi pashallëkun e Shkodrës nën Bushatët, «E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët» («La vérité sur l'Albanie et les Albanais», Paris 1879), në të cilën, krahas të dhënave historike mbi popullin shqiptar dhe qëllimet e luftës së tij, kritikoi administratën burokratike osmane dhe paraqiti kërkesat e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Penës së Pashko Vasës i përket edhe vepra «Bosnja dhe Hercegovina gjatë misionit të Xhevdet Efendiut» («Bosnie et Hercegovine pendant la mission de Djevdet Effendi», Constantinopole 1865).
 
Më 10 korrik 1883 me titullin vezir, u emërua [[mytesarif]] i [[Mytesarifati i Malit të Libanit|Malit të Libanit]] me qendër në Beirut, post që e mbajti derisa ndërroi jetë më 26 qershor 1892<ref name="egro"/>.
Pashko Vasa shkroi një varg veprash të cilat i shërbenin zgjidhjes së çështjes së shkrimit dhe mësimit të shqipes; «Alfabeti latin i zbatuar në gjuhën shqipe» («L'alphabet latin appliqué à la langue albanaise», Constantinopole 1878, «Gramatika shqipe për të u përdorur nga ata që dëshirojnë ta nxënë këtë gjuhë pa ndihmën e një mësuesi» («Grammaire albanaise à l'usage de ceux qui désirent apprendre cette langue sans l'aide d'un maître», London 1887).
 
== Çështja kombëtare ==
Pashko Vasa zuri një vend edhe në historinë e letërsisë shqiptare që po krijohej; ai është autor i vjershës së njohur «Moj Shqypni, e mjera Shqypni!» ([[1880]]), e cila u botua si fletë fluturuese. Me dashurinë e flaktë për atdheun që dergjej nën thundrën e të huajit, me notën e dhimbjes për të, me grishjen drejtuar bashkatdhetarëve për të kapërcyer dasitë fetare dhe për t'u bashkuar në emër të çlirimit të vendit, vjersha luajti rol për zgjimin kombëtar të shqiptarëve. E vënë në muzikë, ajo u këndua si himn patriotik. Vepër tjetër e Pashko Vasës në lëmin e letërsisë është «Bardha e Temalit» («Barda de Témal», Paris 1890), një nga romanet e para në letërsinë shqiptare. Aty përshkruhet mjedisi shqiptar në Shkodër në vitet 40 të shek.XIX me doket dhe zakonet karakteristike. Botoi edhe një përmbledhje me vjersha italisht «Rose e spine» ([[1873]]).
 
=== Lidhja e Prizrenit ===
Që nga viti [[1883]] e derisa vdiq Pashko Vasa shërbeu si Guvernator i Përgjithshëm i Libanit, ku edhe vdiq. Eshtrat e tij u sollën në atdhe pas Luftës së Dytë Botërore.
<blockquote><small>''Për më tepër: [[Lidhja e Prizrenit]]''</small></blockquote>
 
=== Krijimi i alfabetit shqip ===
Së bashku me figura të tjera kombëtare në Stamboll, si Hoxhë Hasan Tahsini, Jani Vreto dhe Sami Frashëri, ai luajti rol në krijimin e një alfabeti të shqipes dhe, lidhur me këtë, botoi një broshurë 16 faqesh me titull «L'alphabet latin appliqué à la langue albanaise». Ishte anëtar i [[Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip|Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip]].
 
== Vepra ==
Për atë çka pa e përjetoi në Itali, botoi pas një viti librin ''La mia prigionia, episodio storico dell'assedio di Venezia'', 1850 (Burgimi im, episod historik nga rrethimi i Venedikut). Titull i ngjashëm me atë të kujtimeve të famshme të dramaturgut italian Silvio Pellico, ''Le mie prigioni'' (Burgjet e mija), botuar më 1832. Më 1873 botoi një përmbledhje me vjersha në italisht "Rose e spine". Për përvojën e tij në Bosnie la veprën «Bosnie et Hercegovine pendant la mission de Djevdet Effendi» (shqip ''Bosnja dhe Hercegovina gjatë misionit të Xhevdet Efendiut'') më 1865. Ndërsa më 1872 «Esquisse historique sur le Monténégro d'après les traditions de l'Albanie» (shqip ''Skicë historike mbi Malin e Zi sipas traditave të Shqipërisë'').
 
== Tituj të veprave ==
* ''La mia prigionia, episodio storico dell'assedio di Venezia'', Kostantinopojë, 1850.
* '''Rose e spine''' - ''Drandofilla e gjemba'', vëllim poetik.
* ''La Bosnie et l'Herzégovine pendant la mission de Djevdet Efendi''. Kostantinopojë, 1865.
* '''Bardha e Temalit'''<ref name=GjSh>[[Gjuha Shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë atdheut]], [[Gjovalin shkurtaj]] dhe [[Enver Hysa]]</ref>
* ''Esquisse historique sur le Monténégro d'après les traditions de l'Albanie''. Kostantinopojë, 1872.
* ''Rose e spine''. Konstantinopojë, 1873.<ref name="elsie"/> - përkthyer me titullin "Trëndafila dhe gjëmba".
* ''La vérité sur l'Albanie et les Albanais. Etude historique et critique''. Paris, 1879
* ''Grammaire albanaise à l'usage de ceux qui désirent appendre cette langue sans l'aide d'un maître''. Ludgate Hill, 1887.
* ''Bardha de Témal, scènes de la vie albanaise''. Paris, 1890<ref name="elsie"/>.
 
==Shiko dhe==
Line 58 ⟶ 72:
 
==Lidhje të jashtme ==
* [http://www.albanianliterature.com/html/authors/vasa.html Robert Elsie, Pashko Vasa]
* [http://www.intratext.com/Catalogo/Autori/Aut1154.htm Pashko Vasa's works]: text, concordances and frequency list (Albanian and English)
 
Line 67 ⟶ 80:
[[Kategoria:Lindje 1825]]
[[Kategoria:Vdekje 1892]]
[[Kategoria:Publicistë shqiptarë]]
[[Kategoria:Historianë shqiptarë]]
[[Kategoria:Shkrimtarë shqiptarë]]