Hasan Tahsini: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
po prape nga en.wiki mbeti prape dicka pareferencim
Rreshti 37:
 
=== Mosha e re ===
U lind në fshatin e [[Ninati|Ninatit]], në [[Sanxhaku i Janinës|Sanxhakun e Janinës]] (sot pranë [[Konispoli|Konispolit]], [[Shqipëria|Shqipëri]])<ref name="gawrych">{{cite book|url=https://books.google.com/books?id=wPOtzk-unJgC&pg=PA184|title=The crescent and the eagle: Ottoman rule, Islam and the Albanians, 1874-1913|last=Gawrych|first=George|publisher=I.B.Tauris|year=2006|isbn=1-84511-287-3|pages=184}}</ref>. I ati, Osman efendi Rushiti ishte anëtar i ulemave. Kur qe i ri ishte mësues privat i fëmijëve të Hajrullah Efendiut, Ministër i Arsimit i Perandorisë Osmane. Hajrullahu e emëroi më pas Tahsinin në shkollën osmane në [[Parisi|Paris]], ku Tahsini mësonte [[Gjuha osmane|osmanishten]] dhe shkenca fetare duke qenë edhe [[imami]] i ambasadës osmane në kryeqytetin frëng dhe njëherit student i matematikës e shkencave natyrore në Universitetin e Parisit<ref name="keddie">{{cite book|url=https://books.google.com/books?id=cAWOKo18clQC&pg=PA39|title=Scholars, saints, and Sufis: Muslim religious institutions in the Middle East since 1500|last=Keddie|first=Nikki|publisher=[[University of California Press]]|year=1972|isbn=0-520-02027-8|page=39}}</ref>. Tahsini qëndroi 12 vite në Paris, i dërguar nga Reshid Pasha që donte të perëndimizonte ulematë. Më 1869 u kthye në Perandorinë Osmane duke përcjellur xhenazen e Fuad PashësPashait që kish vdekur në [[Nice|Nicë]].
 
=== Universiteti i Stambollit ===
Më 1870 u emërua rektori i parë i të porsathemeluarit Universitet të Stambollit ku dha leksione fizike, astronomie dhe psikologjie. Qeveria e emëroi aty duke besuar se Tahsini do të barazpeshonte metodat dhe idetë e Evropës Perëndimore me botëkuptimin islam<ref name="İhsanoğlu2004">{{cite book|url=https://books.google.com/books?id=k41QAAAAMAAJ&q=Hodja+Tahsin&dq=Hodja+Tahsin&hl=en&ei=h7KgTc31AoWXOuyrqTU&sa=X&oi=book_result&ct=result&resnum=1&ved=0CCwQ6AEwAA|title=Science, technology, and learning in the Ottoman Empire: Western influence, local institutions, and the transfer of knowledge|last=İhsanoğlu|first=Ekmeleddin|date=April 2004|publisher=Ashgate/Variorum|accessdate=9 April 2011|isbn=978-0-86078-924-6|page=44}}</ref>. Por në atë kohë, kërkimi shkencor, qëndrimet liberale dhe marrëdhëniet e pandehura të Tahsinit me masonerinë provokuan sulme të rretheve konservatore të ulemave ndaj tij. Sulmet kundër Tahsinit nisën kur ai filloi të bënte eksperimente për t'u ilustruar nxënësve nocionin e vakumit. Gjë për të cilën u shpall heretik me një fetva, i pushuar nga universiteti dhe iu pamundësua që të jipte mësim. Universiteti mbylli për një periudhë sepse Xhemal al-Din Afgani, një tjetër profesor, mbështeste idetë e Tahsinit<ref name="mardin">{{cite book|url=https://books.google.com/books?id=CTq6amfFkosC&pg=PA222|title=The genesis of young Ottoman thought: a study in the modernization of Turkish political ideas|last=Mardin|first=Şerif|publisher=Syracuse University Press|year=2000|isbn=0-8156-2861-7|page=223}}</ref>.
 
== Vepra ==
Dijetar i shkallës botërore e dhetar pararojë i Rilindjes Kombëtare, përveç gjuhës amtare, zotëronte edhe disa gjuhë të huaja. Ishte njohës i thellë dhe shtjellues i shkencave të natyrës dhe i atyre shoqërore; vëzhgues dhe shkoqitës i dukurive mbi gjithësinë e rruzullimin, themeluesi dhe drejtuesi i të parit universitet shtetëror në sulltanatin osman si dhe i “Xhemijet-i Ilmijje-i Arnavudijjê” hoqëria e Dijetarëve Shqiptarë apo Kuvendi Shkencor Shqiptar), institucion që u përdor edhe si “Dâr-ul Funùn” (universitet). Kështu, i ndjeri hoxhë Hasan Tahsin efendiu u bë dhe mbeti i pari dhe i vetmi shqiptar që organizoi dhe drejtoi një universitet ndërkombëtar; – atë osman, - si dhe ishte ngritësi dhe drejtuesi i dy nyjeve eprore për diturinë shqiptare: Akademinë e Shkencave dhe universitetin e parë shqiptar në kryeqytetin e atëhershëm të sulltanatit osman, Stamboll. Ai ishte i pari që mbolli dhe përhapi në sulltanatin osman shkencat e natyrës dhe ligjet e gjithësisë e rruzullimit, psikologjinë etj. Por, ishte edhe i pari që mbolli dhe përhapi në masë mendimin e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar. Në historinë e kulturës shqiptare të Rilindjes Kombëtare, Hasan Tahsini ka hyrë si një nga figurat më të shquara të shekullit të XIX, kurse në historinë e shkencës turke, si më i larti ndër të lartët dhe, në historinë e ar...simit të lartë të Turqisë, si Rektori i parë i Universitetit të Stambollit, si ligjëruesi i parë në shkencat sociale e ato natyrore.
Tahsini shkruajti të parin traktat psikologjie në osmanisht të titulluar ''Psikologjia ose Shkenca e Shpirtit'', një vepër e frymëzuar nga modernizmi dhe i pari libër që përmbante fjalën ''psikologji''<ref>{{cite book|url=https://books.google.com/books?id=5Wx-AAAAMAAJ&q=Hoca+Tahsin&dq=Hoca+Tahsin&hl=en&ei=2UZHTMScOcyQjAeKyMz1Bg&sa=X&oi=book_result&ct=result&resnum=1&ved=0CCYQ6AEwADge|title=Psychology in Asia and the Pacific: status reports on teaching and research in eleven countries|last=Shouksmith|first=George|publisher=Unesco Principal Regional Office for Asia and the Pacific|year=1990|page=10}}</ref>''.'' Shkruaji gjithashtu të parin libër për astronominë moderne, duke qenë edhe libri i parë i shkencës popullore në osmanisht. Tjetër vepër e Tahsinit në gjuhën osmane është përkthimi i librit ''Loi Naturelle'' (shq. ''Ligji Natyror'') i François de Chassebœuf<ref name="keddie" />. Së bashku me Sami Frashërin, ai hartoi një alfabet të veçantë për gjuhën shqipe<ref name="gawrych" />. Sipas Tahsinit, alfabeti ishte hartuar me qëllimin që secila gërmë të shkruhej me sa më pak lëvizje të dorës.
Tahsini punoi për alfabetin shqip dhe donte ta kishte të ndryshëm nga alfabetet e gjuhëve të tjera për të treguar personalitetin e popullit të tij. Tahsini qe mësues i [[Vëllezërit Frashëri|Abdylit, Naimit e Samiut]], [[Pashko Vasa|Vaso Pashës]], [[Jani Vreto]]s, [[Ismail Qemali]]t e [[Daniel Oparaku]]t.
 
== Biografia ==
Rreshti 55:
Ata që nuk shkojnë në Paris, s’quhen se kanë ardhur në botë.
 
== Hapja e universitetitTrashëgimia ==
Përveç themelimit dhe emërimit në krye të Universitetit të Stambollit, themeloi edhe “Xhemijet-i Ilmijje-i Arnavudijjê” (Shoqëria e Dijetarëve Shqiptarë apo Kuvendi Shkencor Shqiptar), institucion që u përdor edhe si “Dâr-ul Funùn” (politeknik). Tahsini punoi për alfabetin shqip duke pasë shpikur një alfabet të vetin, dhe punoi në ''Komitetin qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare''<ref name="elsie">{{cite web|last=Elsie|first=Robert|url=http://www.elsie.de/pdf/B1997HistLetShqip.pdf|title=''Histori e Letërsisë Shqiptare''|publisher=Tiranë & Pejë: Dukagjini|date=1997}}</ref>. Tahsini qe mësues i [[Vëllezërit Frashëri|Abdylit, Naimit e Samiut]], [[Pashko Vasa|Vaso Pashës]], [[Jani Vreto]]s, [[Ismail Qemali]]t e [[Daniel Oparaku]]t.
Në mesin e shkurtit 1868 Tahsini u kthye në Stamboll, në përbërjen e grupit qeveritar që shoqëroi kufomën e ish- Kryetarit të Këshillit të Lartë të sulltanatit osman, Mehmed-Fuad Pashait; ai më 11 të atij muaji vdiq në spitalin e Nisës (Francë), ku qe dërguar për shërim. Oborri dhe Porta e Lartë, Tahsinin e ngarkuan me ngritjen dhe drejtimin e universitetit, për çeljen e të cilit kishin vendosur që në vitin 1866, (Maarif Nezaret-i Teshkilat-i) dhe (Tyrk Tarih Ezxhymém Mexhmuasì, Nr. 17(94), 1927), po deri atëherë s’ishte gjetur ende njeriu i duhur. Doemos që në atë sulltanat gjendeshin plot dijetarë, mjaft të zotë, po jo “Tahsìn”. Dijetari i ndritur arriti që të gjente mësimdhënësit e aftë prej kombesh të ndryshëm, asokohe brenda sulltanatit osman: Ai, gjithashtu, ndërmjet një deti talebêsh të diplomuar nëpër medresetë osmane, zgjodhi studentët e përshtatshëm; dhe – siç dëshmon Shemsuddin-Sami Frashëri, - “ditën e caktuar, në pallatin “Nana Mbretëreshë” çeli me aq madhështi universitetin e parë në sulltanatin osman”. Në fjalimin e rastit, me zërin e tij kumbues para studentëve dhe të pranishmëve të tjerë, ai shpalli programin mësimor-shkencor që kishte parashikuar të zbatohej në atë qendër dijesh. M. K. INALI në faqen 1834 të “Son Âsër Tyrk Shairlerì” thotë se Tahsin Efendiu, veç drejtimit të universitetit, jepte edhe mësime mbi filozofinë, yjësinë, gjithësinë e pambarim të “Botës së Madhe” dhe të “Botës së Vogël” e kiminë.
 
== Referenca ==
{{ref}}
 
[http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?DATABASE=books&OPAC_URL=/adlib/beginner/index_al.html&LANGUAGE=1&%250=56285&LIMIT=50 bksh.al 1]
[http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?&DATABASE=catalo&OPAC_URL=/adlib/beginner/index_al.html&LANGUAGE=1&l1=Tahsini,+Hasan&LIMIT=50 bksh.al 2]
[http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?&DATABASE=catalo&OPAC_URL=/adlib/beginner/index_al.html&LANGUAGE=1&lg=Ninat+(Sarande)&LIMIT=50 bksh.al 3]
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Filozofë shqiptarë]]