Gjuha islandeze: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rinovim i artikullit
Rreshti 1:
Islandishtja është gjuhë veriore gjermanike edhe gjuha zyrtare e Islandës. Është gjuhë indoevropiane e cila i përket degës veriore gjermanike ose nordike të gjuhëve gjermanike. Historikisht, ishte gjuha më perëndimore e gjuhëve indo-evropiane para kolonizimit të Amerikave. Islandishtja, feroishtja, nornishtja edhe norvegjishtja perëndimore bënin pjesë në ''nordiken perëndimore,'' danishtja, norvegjishtja lindore dhe suedishtja bënin pjesë në ''nordiken lindore.'' Norvegjishtja e re (moderne) ''Bokmål'', është ndikuar nga të dyja grupet, duke drejtuar gjuhët nordike të ndahen në ''gjuhët kontinentale skandinave'' edhe në ''gjuhët nordike ishullore'' (duke përfshirë islandishten)
{{Gjuha
|shtet = [[Islanda|Islandë]]
|vendi = Evropë
|folës =
|renditja =
|familja = [[Indoevropiane]]
|emëri = Islandez
|zyrtare =
|institucioni =
|iso1 =
|iso2 =
|sil =
}}
 
Shumica e gjuhëve europiane perëndimore kanë nivele të reduktuara të lakimit (dhe zgjedhimit), veçanërisht lakimit të emrave. Në ndryshim, islandishtja ruan një gramatikë sintetike katër-rasore krahasuar me gjermanishten, ndonëse goxha më të ngurtësuar dhe të zgjeruar. Ngaqë islanidshtja është në familjen gjermanike, e cila në tërësi, ka reduktuar sistemin rasor indo-evropian, është shumë larg gjuhëve balltike edhe sllave të familjes indo-evropiane, shumë prej të cilave ruajnë gjashtë ose më shumë rasa. Islandishtja dallohet nga një klasifikim të gjerë të lakimeve të çrregullta. Islandishtja, gjithashtu ka shumë shembuj ‘rasës’ së zhdrejtë pa asnjë kryefjalë, pak a shumë si latinishtja. Për shembull shumica e shkurtimeve që gjenden në gjuhën latine kanë një korrespondencë në dhanoren e islandishtes. Ngurtësimi i gjuhës islandeze edhe izomorfizmi rezultant i ngjashëm me nordiken e vjetër (e cila cilësohet në mënyrë ekuivalente edhe si islandishtja e vjetër nga gjuhëtarët) nënkupton se islandezët modernë mund të lexojnë lehtësisht ''Edat, sagat'' edhe klasikë të tjerë të gjuhës nordike të vjetër të krijuara ndërmjet shekujve X dhe XIII.
'''Gjuha islandeze''' ose islandishtja është gjuha që flitet nga Islandezë folësit. Gjuha islandeze i takon degës se gjuhëve veriore gjermane.
 
Shumica dërrmuese e folësve islandezë – afërsisht 320.000 – jetojnë në Islandë. Më shumë se 8.000 folës islandezë jetojnë në Danimarkë prej të cilëve afërsisht 3.000 janë nxënës. Gjuha flitet gjithashtu nga 5.000 njerëz në SHBA edhe nga më shumë se 1.400 në Kanada, veçanërisht në provincën e Manitobës.
 
Ndërkohë që 97 % e popullsisë konsiderojnë islandishten gjuhën e tyre amëtare, gjuha është në rënie sidomos në Kanada. Folës islandezë jashtë Islandës përfaqësojnë emigrimin e përkohëshëm në pothuajse të gjitha rastet përveç ''Gimlit në Manitoba'' që është themeluar më 1880.
 
Instituti Árni Magnússon për Studime Islandeze shërben si qendër për të ruajtur dorëshkrimet, studimin e gjuhës edhe letërsinë mesjetare. ''Këshilli Gjuhësor Islandez'' që përbëhet nga përfaqësues të universiteteve dhe të arteve, gazetarë edhe nga Ministria e Kulturës, Shkencës edhe Arsimit, këshillon autoritetet në lidhje me politikën gjuhësore. Që nga viti 1995, më 16 nëntor çdo vit, ditëlindja e poetit të shekullit XIX ''Jónas Hallgrímsson'' festohet si Dita e Gjuhës Islandeze
 
== Historia ==
Tekstet më të vjetra të ruajtura në gjuhën islandeze u shkruajtën rreth 1100 pes. Shumë nga tekstet janë bazuar në poezi dhe ligje tradicionalisht të ruajtura gojarisht. Më të famshmet prej teksteve, të cilat u shkruajtën në Islandë nga shekulli XII e më vonë, janë ''Sagat Islandeze.'' Ato përbëhen nga vepra historika edhe ''poema edaike.''
 
Gjuha e sagave është islandishtja e vjetër, një dialekt perëndimor i nordikes së vjetër. Dano-norvegjishtja edhe pushtimi i mëvonëshëm danez i Islandës nga 1536 deri më 1918 kishte një efekt fare të vogël në lidhje me evolimin e gjuhës islandeze (në kundërshtim me gjuhën norvegjeze), e cila mbeti në përdorim të përditshëm ndërmjet popullatës së përgjithshme. Ndonëse më arkaike se gjuhët e tjera gjermanike në jetë, islandishtja ndryshoi dukshëm në shqiptim nga shekulli XII deri në shekullin XVI, sidomos në shqiptimin e zanoreve (në veçanti: á, æ, au, and y/ý)
 
Alfabeti modern islandez është zhvilluar nga një standard i vendosur në shekullin XIX fillimisht nga gjuhëtari danez ''Rasmus Rask.'' Është bazuar fuqimisht në një drejshkrim të paraqitur në fillim të shekullit XII nga një dokument misterioz i referuar si ''Traktati i Parë Gramatikor'' nga një autor i paemër i cili është referuar më vonë si ''Gramaticieni i Parë''. Standardi i mëvonëshëm i Rasmus Raskut, ishte një rikrijim i traktatit të vjetër, me disa ndryshime për t’iu pajtuar konventave gjermanike konkurrente, siç është përdorimi ekskluziv i ''k-së'' në vend të ''c-së.'' Karakteristika të ndryshme arkaike si përdorimi i shkronjës ''ð'' (edh), nuk ishte përdorur në shekujt e mëvonëshëm. Standardi i Raskut përbëri një ndryshim rrënjësor në praktikë. Ndryshime të mëtejshme në shekullin XX përfshijnë përdorimin e ''é-së'' në vend të ''je-së'' edhe heqjen e z-së nga alfabeti islandez më 1973
 
Përveç shtimit të një fjalori të ri, islandishtja e shkruar nuk ka ndryshuar në përbërje që nga shekulli XI, kur shkrimet e para u shkruajtën në pergamene. Folësit bashkëkohorë mund të kuptojnë sagat origjinale edhe ''Edat'' të cilat u shkruajtën rreth 800 vjet më parë. Sagat, lexohen zakonisht me drejtshkrim të përditësuar edhe me shënime ose ndryshe të paprekura. Me pak përpjekje islandezët munden gjithashtu të kuptojnë edhe dorëshkrimet origjinale.
 
== Statusi Ligjor dhe Njohja ==
Sipas një akti (61/2011) të vendosur nga Kuvendi më 2011 islandishtja është ‘gjuha zyrtare e Islandës’
 
Islandishtja është pjesë e ''Këshillit Nordik'', një forum për bashkëpunim midis shteteve nordike, i cili fatkeqësisht përdor vetëm hollandishten, suedishten edhe norvegjishten si gjuhët e tij të operimit (edhe pse Këshilli boton materiale në gjuhën islandeze). Sipas ''Konventës së Gjuhësisë Nordike,'' që nga viti 1987, qytetarët islandezë kanë pasur të drejtën të përdorin islandishten kur po komunikonin me institucione shtetërore në vende të tjera nordike, pa u bërë përgjegjës për ndonjë interpretim ose kosto të përkthimit. Konventa mbulon vizitat në spitale, qendra punësimi, policinë edhe oficerët shoqërorë të sigurisë. Nuk ka aq shumë efekt pasi nuk është aq e njohur për shkak se islandezët nuk njohin gjuhë të tjera skandinave edhe sepse shpesh kanë një zotërim të mjaftueshëm të gjuhës angleze për të komunikuar me institucionet në atë gjuhë (edhe pse eksziston evidencë se dijet e përgjithshme të islandezëve në lidhje me anglishten kanë qenë disi të mbivlerësuara). Vendet nordike i janë përkushtuar mundësimit të shërbimeve në gjuhë të tjera, por kjo nuk përbën asnjë të drejtë absolute, përveçse për sa i përket çështjeve penale dhe gjykatave.
 
== Fonologjia/Fonetika ==
Islandishtja ka shumë ndryshime të vogla dialektore fonetike. Ajo ka monoftongë dhe diftongë si dhe bashkëtingëllore të zëshme edhe jo të zëshme.
 
Zëri luan një rol kryesor në diferencimin e shumicës së bashkëtingëlloreve duke përfshirë hundoret dhe duke përjashtuar të mbyllurat. Bashkëtingëlloret ''b, d, g'' janë jo të zëshme edhe kanë ndryshim nga bashkëtingëlloret ''p, t, k'' nga mungesa e aspirimit (frymëmarrjes gjatë shqiptimit). ''Tt-ja'' e paraaspiruar është analoge etimologjikisht edhe fonetikisht me ''cht-ën'' gjermane dhe daneze (duke krahasuar fjalët ''nótt, dóttir)'' me fjalët gjermane: ''Nacht, Tochter'' të ngjashme me tingullin χ në greqisht.
 
=== Bashkëtingëlloret ===
{| class="wikitable"
|+Fonemat bashkëtingëllore
!
!Buzore
!Unazore
!Qiellëzore
!Velare
!Glotale
|-
!Hundore
|(m̥) m
|(n̥) n
|(ɲ̊) (ɲ)
|(ŋ̊) (ŋ)
|
|-
!Okluzive
|p<sup>h</sup> p
|t<sup>h</sup> t
|(cʰ) (c)
|kʰ k
|
|-
!Të vazhdueshme (fshikëlluese)
|
|s
|
|
|
|-
!Të vazhdueshme (jo fshikëlluese)
|f v
|θ ð
|(ç) j
|(x) (ɣ)
|h
|-
!Laterale
|
|(l̩) l
|
|
|
|-
!Rotike
|
|(r̥) r
|
|
|
|}
* / n̥ n tʰ t / janë denti-alveolare laminale, /s/ është alveolare apikale, /θ ð/ janë alveolare jo fshikëlluese fërkimore; e para është laminale ndërsa tjetra është zakonisht apikale
* Bashkëtingëlloret e pazëshme / f s θ ç x h / janë gjithmonë konstruktive, por bashkëtingëlloret e zëshme të vazhdueshme janë shpesh më afër aproksimanteve [ʋ ð̠˕ j ɰ] sesa fërkimoreve [v ð̠ ʝ ɣ]
* Bashkëtingëlloret rotike mund të jenël ose trille [(r̥) r] ose përplasëse [ɾ̥ ɾ] në varësi të folësit
* Një analizë fonetike nxjerr në pah se aproksimanti i pazëshëm lateral [l̩] është, në praktikë, zakonisht të realizuara me një fërkim të konsiderueshëm, sidomos në fund të rrokjes ose të fjalës.
 
=== Zanoret ===
{| class="wikitable"
|+Monoftongë
!
!Të përparme
(të pastra)
!Të përparme
(të rrumbullakëta)
!Të pasme
|-
!Të mbyllur
|i
|
|u
|-
!Afërsisht të mbyllur
|
|-
!Gjysëm të hapur
|-
!Të hapur
|a
|a
|a
|}
{| class="wikitable"
|+Diftongë
!
!Të përparme
(të shuara)
!Të pasme
(të shuara)
|-
!Të gjysmuar
|ei øi
|ou
|-
!Të hapur
|ai
|au
|}
 
== Gramatika ==
[[Kategoria:Gjuhët gjermanike|Islandeze]]