[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Fillova përkthimin nga en.wiki
Rreshti 1:
'''''Iliada''''' ([[Greqishtja e lashtë|greqisht të lashtë]]: Ἰλιάς, ''Iliás'') ose '''''Kënga e Ilionit''''', është një poemë epike greke e lashtë, në heksameter daktilik, tradicionalisht e atribuar [[Homeri]]t. Vendosur gjatë [[Lufta e Trojës|Luftës së Trojës]] – rrethimi dhjetëvjeçar i qytetit të [[Troja|Trojës]] (Ilioni) nga një koalicion i shteteve [[Aketjë|ake]] – tregon për betejat dhe ngjarjet gjatë javëve të një grindje midis mbretit [[Agamemnoni|Agamemnon]] dhe luftëtarit [[Akili|Akil]].
{{Pp}}{{Pa referenca}}
#
 
Edhe pse historia mbulon vetëm disa javë në vitin e fundit të luftës, Iliada përmend shumë nga [[mitologjia greke|legjendat greke]] rreth rrethimit; ngjarjet e mëhershme, si mbledhja e [[luftëtari|luftëtarëve]] për rrethimin, shkaku i [[Lufta|luftës]] dhe shqetësimet që lidhen me të, duket të shfaqen afër fillimit. Pastaj tregimi epik merr ngjarjet që profetizohen për të ardhmen, siç është vdekja e afërt e Akilit dhe rënia e Trojës, megjithëse tregimi mbaron para se të ndodhin këto ngjarje. Megjithatë, pasi këto ngjarje janë paracaktuar gjithnjë e më shumë, kur mbaron, poema ka dorëzuar një tregim pak a shumë të plotë të Luftës së Trojës.
[[Skeda:Iliada.jpg|thumb|250px|Pamje nga kopertina e një botimi të poemës.]]
'''Iliada (Ilias)''' është poemë e epikut të njohur [[Homeri]], e cila përshkruan luftën e grekëve antikë kundër Trojës. Poema u krijua diku rreth shekullit VIII p.e.s.
 
''Iliada'' çiftëzohet me diçka të një vazhdimësie, ''[[Odiseja]]'', poema epike tjetër që atribuohet Homerit.
== Ndërtimi i veprës ==
 
Së bashku me ''Odisejan'', ''Iliada'' është ndër veprat më të vjetra të letërsisë perëndimore, dhe versioni i saj i shkruar është datuar zakonisht rreth [[Shekulli VIII p.e.s.|shekullit VIII p.e.s.]]<ref>Pierre Vidal-Naquet, ''Le monde d'Homère'', Perrin (2000), p. 19</ref> Sipas Michael Nagler, Iliada është një poemë më e ndërlikuar se Odiseja.<ref>{{Cite book|url=https://www.worldcat.org/oclc/14932229|title=Approaches to teaching Homer's Iliad and Odyssey|date=1987|publisher=Modern Language Association of America|others=Myrsiades, Kostas., Modern Language Association of America.|isbn=0873524993|location=New York|oclc=14932229}}</ref>
Homeri eshte perqendruar vetem ne ngjarjet e 51 ditëve nga viti i fundit të luftës së Trojës,
duke pasur si pretekst të veprimit zemërimin e Akilit, princit të fisit të Mirmidonëve, kundër Agamemnonit, kryekomandantit të ushtrisë greke.
 
==Referencat==
Ngjarjet që tregohen, përshkruhen ose permenden në ''Iliadë'' janë këto:
<references/>
 
Fiset greke kanë dhjete vjet që nën komandën e Agamemnonit, princit të Mikenës, po luftojnë rreth mureve të Trojës pa asnjë përfundim. Ushtria greke po shfaroset . Pasi falltari Kallkant zbulon para të gjithëve shkakun e së keqes, nga e cila po vuajnë grekët, Akili, prijësi i Mirmidonëve, kërkon me këmbëngulje që të lirohet bija e Krizit për të zbutur mërinë e Apollonit. Agamemnoni është i shtrënguar të pranojë, por për inat i rrëmben me forcë Akilit skllaven e tij, Brizeidën. Akili zemërohet dhe tërhiqet nga lufta bashkë me njerëzit e vet. E ëma e tij, perëndesha Tetis, merr nga i pari i perëndive, Zeusi, premtimin se do ta kthejë rrjedhën e luftës në dëm të grekëve. Si hiqet menjanë Akili, Agamemnoni e prijësit e tjerë nuk kanë sukses në përpjekjet e tyre për të siguruar fitoren. Dështon edhe orvatja për t’i dhëne fund luftës me anë të një dyluftimi në mes dy shkaktarëve kryesorë të saj: grekut Menela, i shoqi i pare i së bukurës Helenë, dhe trojanit Parid që erdhi e ia rrëmbeu. Zhvillohet një luftë e përgjakshme.Në dyluftimin e zhvilluar midis heroit trojan Hektorit dhe trimit grek Ajaksit nuk fiton as njëri as tjetri. Pas një dite armëpushimi lufta ndizet përsëri.
<p>Më kot Agamemnoni kërkon të pajtohet me Akilin e ta tërheqë përsëri në luftë. Fitorja kalon në anën e Trojanëve që i ndjekin armiqtë gjer në llogoren e tyre. Ushtria greke thyhet keq dhe zë të tërhiqet nëpër anije. Në këtë gjendje kritike Patrokli, shoku më i ngushtë i Akilit, i lutet heroit që t'i jape armët e veta dhe ta lejojë të marrë pjesë në luftë. Kur Patrokli del në fushë të luftës i veshur me armët e shokut të vet, Trojanët kujtojnë se është Akili dhe të tmerruar ikin përpara tij, po më pas ai vritet nga Hektori. Akili, sapo merr lajmin e hidhur, në kulm të pikëllimit vendos të marrë hakun e shokut të tij. Pajtohet me Agamemnonin dhe përgatitet të dale përsëri në fushë të luftës. E ëma i sjell atij një pale armë të reja. Beteja rifillon e tmerrshme. Akili bënë kërdi tek Trojanët. Ushtaret largohen, kurse para Akilit qëndron vetëm trimi Hektor. Pas një dyluftimi Hektori vritet dhe trupi i tërhiqet zvarrë pas qerrës së ngadhnjimtarit. Pastaj përshkruhen varrimi i Patroklit dhe lodrat e ndryshme që bëhen për nder të tij. Si fashitet zemërimi, Akili pranon që ta marrë kufomën i ati i Hektorit, Priami. Poema mbyllet me vajtimet e gruas, të nënës dhe të kunatës së Hektorit, (Andromaka, Hekuba dhe Helena) mbi kufomën e heroit Trojan që ra në fushë të luftës duke mbrojtur vendlindjen e tij.</p>
 
<p>Siç shihet “Iliada” është një poemë legjendare-historike, ku vendin e parë e zë lufta e paraqitur kryesisht nga ana e saj heroike. Po aty kemi edhe përshkrime të fuqishme të ndjesive njerëzore, ndër personazhet shquhet figura madhështore e Akilit, luftetar I patrembur, i papërmbajtur, hero i lavdisë, shembull dhe figura më njerëzore e Hektorit, mbrojtës trim e plot vetmohim i atdheut të vet, bashkëshort e prind i dashur e i ndjeshëm. Ndër figurat e grave spikat figura e Andromakës, tipi më i bukur fisnik i bashkëshortes që na ka lënë letërsia e vjetër.</p>
 
Poema ka përshkrime të shumta e të ndryshme plot gjallëri e qartësi. Përshkrimin e gjallëron përdorimi i shpeshtë i krahasimeve të gjata (p.sh “Ashtu si dy erëra, Boreu e Eurosi, që fyejnë nga anë e Trakës, ngrejnë përpjet detin plot peshqë, duke pllakosur aty përnjëherësh, e dallga e zezë pështillet e ngrihet lart duke përplasur me hope leshterikë për gjatë bregut të detit, ashtu ishte i trazuar dhe ziente në kraharor zemra e akeasve”) dhe ai i epiteteve ( Akili “ Këmbëshpejti”, Nestori “I shumëmenç
 
uri”etj.).
 
== Lidhje të jashtme ==