Autostrada Shqipëri-Kosovë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Numri 9.
si ka ndejtur kaq gjate ky budallallek?!
Rreshti 31:
=== Urat ===
Përgjatë segmentit janë ndërtuar 27 ura, të quajtura edhe ''"vepra arti"'', që së bashku tani përbëjnë 4 km gjatësi. Urat janë të ndara në disa [[hapësira]], në fillim e mbarim nga [[shpatulla]]t dhe në mes nga këmbët. Këto hapësira janë të gjata rreth 40 metra dhe përshkohen nga tre [[Trari|trarë]] [[Trapezoidi|trapezoidë]] [[betoni]] me [[Lartësia|lartësi]] 2 metra dhe peshë 165 [[Tonelata|tonë]]. Në pjesën veriore të segmentit është ura më e lartë, 90 metra, ndërsa më poshtë gjendet ura më e gjatë, që është 360 metra. Sikurse në pjesën [[Toka|tokësore]], edhe urat kanë një [[Pjerrtësia|pjerrtësi]] në [[kthesa]], që është e rekomanduar me [[Standardi|standardet]] e reja [[Evropa|evropiane]] të rrugëve.
 
== Ese ==
 
Nga Amarildo Kodraçaj, nxënës i kl [[9]]
 
Shqipëria - një nga vendet me pozitën gjeografike më të mirë në rajon, me një klimë të favorshme dhe një reliev të mrekullueshëm, i cili lejon rritjen e bimëve të ndryshme frutore, pemëve dhe produkteve bujqësore e blektorale.
 
Me dalje të gjërë në detet Adratik e Jon dhe me një turizem ranor dhe shkëmbor, ku në shumë prej plazheve tona njeriu s’ka vënë dorë ende. Gjithashtu, me një turizëm malor mahnitës i cili na përcjell nga malësitë e Dukagjinit, në veri, me një nga perlat e turizmit malor shqiptar që është Thethi e deri në Butrint, aty ku ajri i pastër zgjon aromën e ëmbël të trëndafilave e luleve shumëngjyreshe dhe njeriu sodit këndshëm mrekullitë e nënës natyrë.
 
Po çfarë nuk e lejon këte vend me bukuri përrallore, me një histori që daton mijëra vjet më parë, e me gjithë këto pasuri minerare e hidrike, të jetë një nga më të vizituarit në rajon, por të ketë probleme të cilat vendet europiane i kanë kaluar disa dhjetëvjeçarë më parë?
 
Zhvillimi i rajonit perëndimor dhe përqëndrimi i popullsisë aty, ka bërë që pjesa tjetër e vendit, në veçanti rajoni verilindor dhe veriperendimor të mbetet i prapambetur. Le te kemi parasysh që shumica e qyteteve verilindore ka një rëndësi të madhe në zhvillimin politiko-ekonomik të vendit për nga relievi, pozicioni gjeografik dhe pasuritë e shumta minerare që këto qytete zotërojnë. Qytete te tilla janë Shkodra, Kukësi, Tropoja, Peshkopia, Puka etj.
 
Por cila do të ishte zgjidhja e këtij problemi madhor dhe cili do të ishte hapi tjeter që do të ndërmerrte shteti shqiptar në të mirë të një vendi proeuropian, të një vendi me frymëzim për aderim në NATO, të një vendi në përpjekje të daljes nga rruga e zymte e krimit, trafikut dhe korrupsionit?
 
Në mesin e vitit 2006, pas ardhjes në pushtet të koalicionit të djathtë, qeveria shqiptare, me në krye kryeministrin Berisha, mori përsipër realizimin e asaj që u quajt “një nga veprat më të mëdha infrastrukturore”, autostradën miliona dollarëshe, e cila do të lidhë Shqipërinë me Kosovën. Rruga ekzistuese, që lidh këto dy vende, është rreth 200 km e gjatë dhe përshkohet afërsisht për 6-7 orë. Kjo rrugë gjarpëron malet e Pukes,të Fushë-Arrëzit e të Kukësit dhe e kufizonte shpejtësinë mesatare në 40 km/h. Me një zvarritje korsish të ngushta rruga pengonte kamionët dhe maunet e mëdha gjatë udhëtimit,duke i bërë ata të ecin ngadalë dhe të bllokojnë rrugën. Një sërë incidentesh dhe grabitjesh kishin ndodhur ne disa pjesë të kësaj rruge (Qafë Mali) ku drejtuesit e automjeteve ishin të detyruar të ecnin me një shpejtësi shumë të ulët dhe nga kjo përfitonin banditët te cilët grabisnin qytetarët e pafajshëm.
 
Por tashmë asgjë dhe askush nuk mund t´i ndalë shtetasit shqiptarë dhe ata kosovarë të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në ekonomi, turizëm, sport e kulturë. Sepse autostrada e re do të jetë disa km më e shkurtër se ekzistuesja dhe koha e udhëtimit do të thjeshtohet me 2 orë nga 6 orët e mëparshme. Shpejtësia mesatare do të jetë 80–100 km/h.
 
Kjo do te jetë rruga më e shkurtër midis portit të Adratikut në Durrës, pranë kryeqytetit dhe Morinës në kufi me Kosovën. Autostrada është tepër e rëndësishme për vendin tonë për kah aspektit ekonomik. Me mijëra kosovarë vijnë çdo vit dhe kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar; por shumë të tjerë, për shkak të rrjetit të dobët infrastrukturor, frekuentojnë vënde të tjera europiane. Me mbarimin e autostradës, numri i turistëve kosovarë do të dy-trefishohet. Një tjetër rëndësi ekonomike për Shqipërinë është se kjo rrugë do të kalojë në disa fshatra dhe qytete veriperëndimore dhe do t’u japë këtyre përfitime të mëdha ekonomike me anë të bizneseve qe do t’i hapen, vlerësimit të tokës,eksportimin më të shpejtë të mallrave drejt Kosovës, zhvillimit infrastrukturor etj. Rruga kalon në Fushëkruje, Milot, Rrëshen, Reps, Thirrë, Kalimash, Kukës e deri në Morinë. Kjo rrugë ka pasur vëmëndjen e shumë prej firmave botërore të ndërtimit, disa prej të cilave kanë marrë përsipër edhe realizimin e këtij projekti si Bechtel-Enka nje bashkëpunim amerikano-turk. Projekti përfshin 111 km autostradë 4 kalimshe, me 2 korsi në çdo drejtim plus shpatulla të fuqishme. Do të hapen afërsisht 6 km tunel. Në afro 4,5 km rrugë do të jenë mbi 27 ura dhe struktura deri ne 80 m lartësi, të ndërtuar nga trarë të betonuar deri në 38 m të lartë.
 
Pra, do të jetë një realizim madhështor, i cili kërkon përkushtim, punë dhe kohë.E gjithë autostrada Durrës –Kukës- Morinë, që lidh Shqipërinë e Mesme me Veriun e më pas me Kosovën, parashikohet të përfundojë pëefundimisht në vitin 2010.Po çfarë do të përfitoje Shqipëria nga kjo rrugë? Duke marrë parasysh realizimin me sukses të këtij projekti, autostrada është një nga veprat më të rëndësishme infrastrukturore në vend. Kjo do të ketë vlera të shumëfishta për ne. Me vlera të shumëfishta nënkuptojmë vlera financiare, një përfitim prej 60 milion euro ne vit, por edhe nje dozë të konsiderueshme vlerash patriotike. Kjo rrugë do të lidhë bashkë të gjithë shqiptarët, duke i bërë ata një trung të vetëm. Dhe, gjëja më e rëndësishme, është se misioni i kësaj rruge mbetet i shenjtë, sepse me anë të saj ne do ta shohim më shpesh njëri-tjetrin. Ajo çka na mbetet të bëjmë është të presim që projekti të realizohet me sukses dhe sa më shpejt, që Shqipria të mos jetë vetëm Tirana dhe Durrësi, por të përfshijë gjithë territorin e saj, brënda dhe jashtë kufijve, anembane ku ka shqiptarë…
 
== Referenca ==