[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
+
v pastrim i copyvio-s
Etiketa: Zëvendësuar
Rreshti 1:
{{joref}}
'''Psika''' (greq. Psyche, lat. Psyche) - dashnorja dhe gruaja e mëvonshme e Erosit, zotit të dashurisë. Legjenda për Psiken dhe Erosin është me origjinë greke, por na është e njohur veçmas sipas versionit që është dhënë në veprën Metamorfozat ose Gomari i artë e Apuleut nga Madaura (shek. II para es.). Në të është shtojca e veçantë në formë të përrallës, të cilën njëfarë plake ia tregon vajzës që e kishin zënë rob cubat në mënyrë që ta argëtojë. Legjenda ka qenë njësoj e përhapur dhe e njohur si në botën antike ashtu edhe sot, dhe për të ende vlen ajo që pat shkruar ne librin e tij Apuleu: „Lexues, kujdes: do te argëtohesh!"
{{pp}}
PSIKA (greq. Psyche, lat. Psyche) - dashnorja dhe gruaja e mëvonshme e Erosit, zotit të dashurisë.
Legjenda për Psiken dhe Erosin është me origjinë greke, por na është e njohur veçmas sipas versionit që është dhënë në veprën Metamorfozat ose Gomari i artë e Apuleut nga Madaura (shek. II para es.). Në të është shtojca e veçantë në formë të përrallës, të cilën njëfarë plake ia tregon vajzës që e kishin zënë rob cubat në mënyrë që ta argëtojë. Legjenda ka qenë njësoj e përhapur dhe e njohur si në botën antike ashtu edhe sot, dhe për të ende vlen ajo që pat shkruar ne librin e tij Apuleu: „Lexues, kujdes: do te argëtohesh!"
Dikur kishin qenë një mbret dhe një mbretëreshë që i kanë pasur tri vajza të bukura. Dy të parat i kishin martuar shumë mirë, mirëpo, te më e reja, '''Psika''', kurrsesi nuk vinte dhëndri, as princi dhe as kurrfarë burri. Psika, në të vërtetë, ishte aq e bulkur, sa që secili i admirohej si ndonjë skulpture apo hyjneshe. Së shpejti nisi të flitet se Psika, në të vërtetë, edhe nuk ishte princeshë e thjeshtë, por Afrodita e re, dhe shumë filluan t'i shprehin respekte hyjnore. Tregimet për bukurinë e saj filluan të përhapen gjithnjë e më tepër, ndërsa largësirat filluan të smadhohen dhe, më në fund, në tokën e babait të saj filluan të shtegtojnë adhuruesit nga mbarë Greqia. Filluan të zbrazen tempujt në Pfos, në Knid dhe Kiterë, kurse njerëzit në vend të Afroditës filluan ta adhuronin Psikën.
Për hirë të së vertetës, Psika nga ky adhurim nuk ka qenë aspak e ngazëllyer. Kuptohet se nga kjo edhe më pak ka qenë e ngazllyer Afrodita. Nga zemërimi ndaj bukurisë së palejueshme të një vdekatareje të thjeshtë vendosi t'i hakmerrej. I urdhëroi birit të vet, Erosit që ta plagoste zemrën e Psikës me shigjetën e dashurisë ndaj burrit më të keq në botë.
Në ndërkohë i ati i Psikës iu drejtua orakullit të Delfit për ta pyetur për këshillë se si t'ia gjente vajzës së vet burrin. E mori përgjegjen e trishtueshme: le ta çojë të veshur në kostum martesor në shkëmbin e lartë mbi greminë ku dhëndri do të vijë tek ajo. Ky do të jetë dragoi i vrazhdët me trup të mbuluar me guaca. Kundër profecisë që e shpalli vullnetin e zotërave nuk ka mundur të ndërmerret gjë dhe mbreti me zemër të thyer e çoi fjalen në vend. Kur e la vajzën në shkëmbin e lartë dhe shkoi, ndodhi mrekullia. Era e qetë e Zefirit e ngrati lehtë Psikën dhe e çoi në rrafshirën nën shkëmb. Këtë e bëri në lutje te zotit Eros, i cili fluturoi te shkëmbi për ta kryer urdhërin e nënës së vet, por që në shikim të parë u dashurua në Psikën.
Kuptohet se Psika nuk ka pasur as ide mbi veprën e Erosit dhe për shpëtimin e vet, prandaj u befasua shumë. Edhe më tepër e ka befasuar kur në skaj të fushës e vërejti pallatin tejet të bukur. Hyri brenda dhe u befasua edhe më tepër: shërbëtoret e padukshme ia kishin përgatitur banjon, freskimin dhe shtratin. Mjaftonte që vetëm të dëshirojë diçka dhe dëshira menjëherë i plotësohej. Kur Psikën pas kësaj e mori gjumi heshtazi iu afrua dhëndri. Mirëpo, ky nuk ishte dragoi i vrazhdë, por Erosi, zot i bukur i dashurisë.
Erosi ka ditur mirë pse prej Psikës ka kërkuar premtimin se kurrë nuk do të përpiqet të dijë se si, në të vërtetë, duket ai. Psika, ndërkaq, nuk e ka ditur, këtë mu sikur se që nuk dimë as ne. Nën përshtypjen e kënaqësisë së përjetuar të dashurisë së parë ajo ia premtoi këtë. Dhe kështu psika filloi të jetojë në pallatin e shkëlqyer, duke i kaluar ditët në vetmi, duke pritur natën që ia sjell dashurinë e dashnorit të panjohur. Ajo që e pikëllonte ishin mendimet për motrat dhe prindërit të cilët me siguri i ka munduar brenga mbi fatin e saj.
Kur arriti lajmi te motrat e saja mbi zhdukjen e Psikës, u kthyen te prindërit e tyre për t'i ngushlluar. Shkuan deri te shkëmbi pranë të cilit syri i njeriut për herë të fundit e ka parë Psikën. Atje qajten me zemër dhe Psika e luti dashnorin e vet që t'ia lejojë takimin me motrat, sepse ato kur do t'u thotë se si jeton, nuk do të pikëllohen më. Erosi e qortoi Psikën se ky takim është i lidhur me rreziqe të mëdha, dhe e bindte që të heqë doxë nga kjo. Të gjitha bindjet e Erosit mbetën pa sukses. Kur gruas i ngulitet diç në kokë nuk mund të ndihmojë as zoti. Andaj Erosi i urdhëroi Zefirit që motrat e Psikës t'i transferoj në fushë, ndërsa ai u zhduk më parë se ç'ndodhte rëndom.
Motrat u gëzuan me gjithë zemër për këtë takim, por kur e panë pallatin shkëlqyes në të cilin jetonte motra e tyre më e vogël, në to lindi zilia. Filluan ta pyesin Psikën për burrin e saj dhe ia shprehën dëshirën për ta njohur. Psika u bishtëronte dhe u tha se burri i saj është djaloshi i bukur, i cili të shumtën e kohës e kalon në gjah, i dhuroi me flori dhe stoli, pastaj e ftoi Zefirin që t'ia kthejë motrat në shkëmb mbi rrafshirë.
Në të kthyer shpërtheu zilia e përmbajtur e motrave të Psikës. Andaj vendosën të heshtin për lumturinë e psikës dhe filluan t'i përpilojnë planet se si t'ia marrin pasurinë e saj. Kuptohet se tërë këtë as që e ka pritur Psika, dhe kur konstatoi se është duke pritur fëmijën e luti të dashurin e vet që sërish t'ia lejojë takimin me motrat. Përgjegjja e Erosit as këtë herë asgje nuk ndihmoi dhe kështu Zefiri sërish i solli motrat e saj në rrafshirë. Ato shtireshin se po gëzohen për fëmijën që do ta lindte dhe përsëri e pyetnin Psikën për burrin e saj: Psika tani më kishte harruar se ç'iu kishte thënë herën e parë dhe e përshkroi si zotër solid të moshës mesatare që merret me tregti dhe tani pikërisht gjendet në rrugë në një vend të largët. Nga kjo motrat konstatuan se Psika, në të vërtetë, as që e njeh se kush është burri i saj dhe çfarë është ai, dhe kur gjate vizitës së tyre të ardhshme ua pranoi, filluan ta bindin se burri i saj është ai dragoi i gërditshëm, i mbuluar me guaska për të cilin pat thënë profecia. Ia mbushën mendjen që të bindet edhe vet. Le ta fshehë nën një enë kandilin dhe kur burrin e zë gjumi ta ndezë per të ditur se çfarë është në të vërtetë. Në shenjë të dashurisë së vet të madhe ia kumtuan edhe mënyrën se si do të shpetojë. Ia dhanë thikën e mprehtë per ta mbytur me të.
Nën ndikimin e motrave të veta dhe për shkak të pasigurisë së mundimshme Psika vendosi ta shkelë premtimin e dhënë. Kur të dashurin natën e zuri gjumi, e hoqi mbulesën mbi kandilin e përgatitur, e mori thikën dhe iu afrua shtratit. Drita e turbullt e zbuloi se burri i saj është vetë zoti i dashurisë, Erosi. Nga gëzimi deshti që menjëherë ta puthë, por kur u lëshua mbi të pika e vajit të vluar, nga kandili i ra në sup. Zoti i dashurisë kërceu nga gjumi dhe i tërbuar nga hidhërimi, që Psika e shkeli premtimin e dhënë menjëherë fluturoi. Por Psika, duke mos humbur gjakftohtësinë ia rroku këmbet e tij dhe në atë moment të dy fluturuan lart mbi re.
Fluturimi nuk zgjati shumë. Psika humbi shpejt fuqinë, ndersa Erosi nuk deshti të lejojë që Psika të vritet. E ktheu prandaj në tokë dhe me hidhërim e qortoi për tradhëtinë e saj. Kur pastaj e braktisi, Psika e dëshpëruar nuk diti se ç'të bëjë dhe në dëshpërim u hudh në lumin e afërt. Por ryma e ujit, nga dashuria ndaj Erosit, sërish e çoi në breg. E dërmuar nga mallëngjimi për te dashurin dhe për vdekjen, në të cilën nuk ka mundur ta gjejë shëlbimin, Psika shkoi që motrave t'ua paguajë tradhtinë me të cilën e hodhën në mjerim.
Së pari e vizitoi më të madhen dhe i tha se ka qenë e detyruar të ikë prej burrit, sepse, kur gjatë vizitës së saj të fundit fshehtazi e pa, u dashurua në të dhe tani e dëshiron vetëm atë. Motra menjëherë shkoi te shkëmbi dhe në padurim, duke pritur Erosin kërceu në thellësi. Zefiri nuk ka pasur urdhër për ta bartur dhe në mënyrë indiferente lejoi që të përpëlaset në rrezat shkëmbore. Në të njëjtën mënyrë u mbyt edhe motra e vogël e Psikës.
Në ndërkohë Afrodita mori vesh për aventurat e birit të vet, u hidhërua fort në të dhe i dërgoi shërbëtorët e vet që aty për aty t'ia sjellin dashnoren e tij. Kur nuk u shkoi për dore ta gjejnë, Afrodita e luti kasnecin e zotërave, Hermesin, që anembanë ta shpallin lajmin se ai që do ta gjejë Psikën do ta fitojë shpërblimin e shtrenjtë. Dhe shpërblimi me të vërtetë nuk ka qenë i vogël: „shtatë puthje të zemrës prej vetë hyjneshës, prej të cilave njëra veçmas i ëmbël, me gudulisje të ndieshme të gjuhës„. Njerëzit filluan që me një fanatizëm ta kërkojnë Psikën, por gruas së mjerë nuk i mbet për asgjë merak dhe vetë erdhi te Afrodita.
Kurrë nuk është dëshmuar më qartë se sa është, në të vërtetë, dashuria afër urrejtjes: pasi e pa para vetes gruan më të bukur se veten, hyjnesha e dashurisë u shndërrua në hyjneshën e sëmirës. Kur mori vesh se Psika është duke pritur fëmijën dhe se kështu do të bëhet gjyshe, filloi të tërbohet, aq shumë sa brenda një mijë vjetëve të miteve greke nuk kemi dëgjuar për të. U urdhëroi shërbëtoreve të veta që ta rrahin Psikën, e pastaj edhe vetë filloi ta rrahë. Ia shqeu rrobet, ia shkuli flokët dhe e rrahu aq gjatë deri sa u lodh. Por kjo nuk është krejt.
Si në çdo legjendë të mirëfilltë Psikës iu dhanë tri detyra. Mund t'ia shpëtonte vetes jetën me zgjidhjen e tyre. Hyjnesha para saj e derdhi një grumbull grur, elb, hashash, groshë dhe thjerëz. I përzieu kokrrat dhe i urdhëroi Psikës që deri në mbrëmje t'i ndajë kokrrat në grumbuj të veçantë, ose do të vdesë. Psikës së gjorë i erdhën në' ndihmë thneglat e vogla, sepse iu dhimbsej dashnorja e zotit të dashurisë. Pastaj Afrodita i urdhëroi që t'i sjellë xhufkë leshi prej lëkurës së artë të deleve të egra që kullotnin në anën tjetër të lumit të shpejtë dhe të rrezikshëm. Këtë detyr Psika e kryen me ndihmen e kallamit i cili e këshilloi që ta presë deri sa delet gjatë vapës së mesditës mos të bijnë në gjumë dhe atëherë t'ua merrë xhufkat e leshit që janë kapur nëpër kaçuba deri sa shkonin në kullosë. Si detyrë të tretë Afrodita ia dha Psikës që t'i sjellë ujë nga burimi mbi shkëmb të thepisur dhe të rrëshqitshëm, të cilin e ruanin dragonjtë, përherë të zgjuar. Psika edhe këtë detyrë e kreu me ndihmën e shqiponjës së Zeusit, i cili kështu ia shpërbleu për shërbimin qe më parë ia bëri Erosi. Në fund Afrodita qe e detyruar ta pranojë se Psika i ka kryer detyrat e caktuara. Por, duke ditur se të gjitha këto Psika i ka kryer me ndihmën e huaj, ia dha edhe një detyrë - kuptohet më të rëndë se të gjitha më parë.
Sipas këtij urdhëri të Afroditës Psika ka qenë e detyruar të zbresë në botën e hijeve dhe prej Perzefonës, bashkëshortes së sundimtarit të botës nëntokësore, Hadit, ta marrë kutinë me kozmetikën magjike. Psika kuptoi, se kjo detyrë nuk është e realizueshme, prandaj, hipi në kullën e lartë që të kërcejë në greminë dhe të lirohet nga të gjitha vuajtjet. Por kjo nuk është' kurrfarë kutie foli me zërin e njeriut dhe këshilloi Psikën se si të zbresë në botën nëntokësore, se si duhet atje të sillet dhe çka duhet të bëjë për t'u kthyer me fat në botën e epërme. Veçmas e ka lëshuar për një gjë: që kutinë e Perzefonës kurrsesi mos ta hapë. Kur tanimë u kthye me fat në botën tokësore, Psika nuk mundi t'i përballojë kurreshtjes dhe e hapi kutinë. Në te nuk ishte kozmetika, por gjumi i ftohtë i vdekjes.
Psika ka mbetur gjatë në gjumë të vdekjes pas kthimit nga bota nëntokësore. Por Afrodita më kot shpresonte se kjo do të mbesë përgjithmonë. Kur Erosi u shërua nga vuajtjet që ia shkaktoi dashnorja e tij, u nis ta kërkojë. Posa e pa Psikën, ia hoqi gjumin, e ktheu në kuti dhe me therrje të butë të shigjetës e zgjoi dhe i urdhëroi që doemos të shkojë te nëna e tij. Për të tjerat do të kujdeset ai vetë.
Erosi e mbajti fjalën e vet: e kërkoi zotin suprem, Zeusin dhe i premtoi se, poqese i lejon ta marrë Psikën grua legjitime, di t'ia gjejë dashnoren më të bukur në botë. Njëherit Zeusi e ngriti Psikën prej gruas vdekatare në hyjneshë dhe ne mënyrë solemne ia dorëzoi Erosit për grua të përhershme. Më në fund, me këtë' u pajtua edhe Afrodita, dhe kur pas martesës së Erosit dhe Psikës së shpejti u bë gjyshe e vajzës, vajza u quajt me emrin Hedona - Kënaqësi.
Nga antika janë ruajtur vepra të shumta figurative me pamjet nga legjenda e Erosit me Psikën. Kopjet më të lashta që i njohim janë të artistëve helenistikë (d.m.th. për nga koha përafërsisht pesëqind vjet para Apuleut). Më të fundit e ndeshim edhe në artin kristian (në pikturën murale nga katakombet e Domitillës nga gjysma e parë e shek. IV të e.s.). Përveç plastikës së imtë, mozaiqeve dhe pikturave, janë te njohura edhe ansamblet skulpturale, në përgjithësi të quajtura Amori dhe Psika në Luvër të Parisit (me siguri kopja romake e origjinalit helenistik e shek. III-II para e.s. sot në Muzeun Kapitolian në Romë (me siguri nga fillimi i erës sonë) dhe në Muzeun Popullor në Napoli (nga shek. II të e.s.). Prej veprave skulpturale të kohës më të re më i njohuri është ansambli Amori dhe Psika i Antonio Kanovës, i vitit 1796, sot në Ville Carlota në Tremez (Valla Karlota në Tremezë), versioni origjinal është në Muzeun Metropolitan në Nju Jork. Amori dhe Psika e Berthel Thorvaldsenit (e vitit 1806), gjendet në Muzeun e Thorvaldsenit në Kopenhagë, ndërsa i Ogyst Rodenit- disa shembuj nga vitet 1900-1910, (sot në Muzeun e Rodenit në Paris dhe në Filadelfi të tjerët në Metropolitan Muzem në Nju Jork). Relievi me të njëjtin titull i Ivan Mestrovicit (Ivan Meshtroviqit), i vitit 1918, sot gjendet në Ateleun e Meshtroviqit ne Zagreb. Prej skulpturave të tjera po i përmendim Psikën e Adrien de Vriesit prej luftës tridhjetëvjeçare në vend që të gjendet në Pragë, ajo është në Stokholm dhe ansambli i tij Merkuri dhe Psika (i vitit 1593, sot në Luvër të Parisit, pastaj Psika e braktisur e Auguste Pazouit (Ogyst Pazhuit), e vitit 1791, sot gjendet në Luvër të Parisit dhe Psika me kandil e Ogyst Rodenit, sot në Muzeun e Rodinit në Paris. Prej pikturave para së gjithash duhet përmendur pikturën murale të Raffaelit që e paraqet Amorin dhe Psikën, e viteve 1514-1515, në Villa Fardel Te na Mantovë (rreth viteve 1524-1527), të Jacopo Zucchiut (Jakopo Cukiut), rreth vitit 1580, sot në Villa Borgeze në Romë, dhe e François F. Picotit (Fransoa F. Piktorit) e vitit 1817, sot në Luver të Parisit, pastaj Zefiri e sjell Psikën, dhe Gjumi i Psikës e Pierre Paul Prodhonit (e para e vitit 1808, gjendet në Luvër të Parisit, dhe pak më vonë në Koleksionin e Wallaceit në Londër). Perveç të tjerëve duhet permendur pikturën Psike e Georg Frederick Watsit (e vitit 1880, sot në Galerinë Tate në Londër). Vlen të permendet edhe seria prej katër pikturave nga Legjenda për Psikën e Maurice Denisit (e vitit 1907, sot në Muzeun e Arteve Moderne në Paris).
Sa u përket poetëve dhe prozatorëve të cilët sërish e kanë përpunuar legjendën e Apuleut për Erosin dhe Psikën ose janë frymëzuar me të do të kënaqemi vetëm me zgjedhjen e shkurtër të emrave: prej francezëve: Fontaine dhe Cornellei (La Fonteni dhe Korneji), prej gjermanëve: Wielandi (Vielandi), H. G. Meyeri (majeri) dhe Hamerlingu; prej anglezëve: Tennysoni (Tenisoni),ndërsa prej rusëve Bogdanovic (Bogdanoviçi). Prej veprave muzikore po e përmendim Psikën, këngën simfonike të Cesare Franekut (Qezare Frankut), 1882. Shumë trajtues dhe historianë të letërsisë legjendën e Apuleut e kuptojnë si alegori. Në këtë kanë paraardhës në kohen antike. Me siguri edhe vetë Apuleu, deri diku, me këte ka llogaritur (greqisht Psyche në përkthim do të thotë ,yShpirti"), por mendimi mbi „pastrimin moral të shpirtit me vuajtje", siç e shpjegojnë disa teoricienë këtë legjendë, për Apuleun është koncept i huaj.
 
==Referenca==
Përzgjodhi dhe përgatiti: Valentin Batalaku – Slloveni, të cilin e falënderojmë shumë për këtë bashkëpunim me faqen syri3.
{{reflist}}
 
[[Kategoria:Mitologjia greke]]