Ndryshimi mes inspektimeve të "Naim Frashëri"

v
Fix
(E vura më poshtë)
v (Fix)
 
I përfshirë kultura perse dhe vargjet sufi të [[Saadi Shirazi|Saadiut]], [[Hafez|Hafezit]], shkroi dhe botoi qindra vargje në persisht, duke ndjekur traditën e letërsisë perse dhe modelet e poetëve të parapëlqyer më 1884 vëllimin me poezi prozaike "Katër stinët" (osmanisht e tejshkruar ''Fusuli erbea''). Më tej shkroi dhe botoi më 1885 vëllimin poetik "Ëndërrimet" (pers. ''Tehajjulat'')<ref>Nasho Jorgaqi, ''"Katër stinët" dhe fillimet romantike të Naimit'', parathënie e vëllimit "Katër stinët" (1995), përkthyer nga Vexhi Buharaja, Tiranë: Albinform. f. 5-28</ref>. Sipas një studimi të Abdullah Rexhepit, me shumë gjasë Naimi kishte kënduar edhe [[Xhelaledin Rumi|Rumiun]], duke qenë se gjehen gjurmë të botëkuptimeve dhe ndikime të veprave të tij në opusin naimian<ref>Abdullah Rexhepi, ''Naim Frashëri dhe kodi letrar persian: Gjurmë të Mevlana Rumiut në poezinë e Naim Frashërit'', ligjeratë në konferencën "The XXXIII International Seminar for Albanian Language, Literature and Culture".</ref>.
 
[[Skeda:TiranaFrasheriBrueder cropped.jpg|thumb|left|parapamje]]
 
Në "Zosimea" Naimi kishte nxënë [[Gjuha frënge|gjuhën frënge]], kishte kënduar mbi historinë e [[Franca|Francës]] dhe veprat e [[Jean-Jacques Rousseau|Rusoit]] e [[Voltaire|Volterit]]. Me gjallërimin e lëvizjes kombëtare, idetë e iluminizmit francez ishin më përkuese për të shprehur ndjesitë e reja që i kishin lindur, duke hyrë tashmë në romantizmin letrar.
 
=== Studime të veprës ===
[[Skeda:TiranaFrasheriBrueder cropped.jpg|parapamje]]
 
Ndikimi i Naim Frashëri, gjatë jetës dhe pas vdekjes ishte i madh, jo vetëm te shkrimtarët shqiptarë të kohës, por edhe të periudhës së mëvonshme. Pas Çlirimit u vunë në pah dhe u çmuan gjerësisht meritat dhe vlerat e punës dhe të krijimtarisë së tij, përmes studimesh të ndryshme. Ribotimet e veprave të tij janë të shumta; përveç tyre janë bërë edhe disa botime kritike shkencore të veprave të Naimit{{Cn}}.