Ndryshimi mes inspektimeve të "Ndok Gjeloshi"

ska përmbledhje të redaktimeve
==Jeta==
 
Ndok Gjeloshi ishte i biri i një fisi të dëgjuar në gjenealogjinë e bajrakut të [[Shala|Shalës]], i trungut të Nik Vuksanit, ku me këngën e të cilit fillojnë dasmat, gëzimet dhe festat në Shalë.
 
Ndoka lindi me një bukuri natyrale sa fisnike aq edhe madhështore, me trup vigan, i zgjuar nga natyra, inteligjent me karakter të fortë dhe orator në të shprehur. Ndok Gjeloshi mori formim të mirë kulturor në [[Ish-kolegji saverian, Gjimnazi "At Pjetër Meshkalla"|Kolegjin Françeskan]] në [[Shkodër]], dhe më pas përfundon Akademinë Ushtarake të Modenas në [[Itali]], ku dhe mori gradën e togerit të forcave të Xhandarmërisë. Ai ishte ushtarak i talentuar dhe ambicioz, guximi i tij shpesh e shtyri të ndërmerrte veprime jashtë mundësive reale që kishte, i përpiktë por edhe aventurier në politikë si shumica dërmuese e ushtarakëve që i futen politikës.
Anonymous user