[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 16:
==Biografia==
 
Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, gjimnazin në [[Presheva|Preshevë]] ([[1965]]), ndërsa diplomoi në Fakultetin Filozofik të [[Prishtinë]]s, Dega e Gjeografisë (1970). Gjatë studimeve ishte bursist i Universitetit dhe drejtonte revistën shkencore të studentëve Dituria. Studimet pasuniversitare i kreu në FSHMN të Universitetit të [[Zagrebi]]t, ku magjistroi ([[1973]]), ndërkaq doktoroi në Fakultetin Filozofik të Universitetit të [[Lubjana|Lubjanës]] ([[1977]]). Që nga viti [[1974]] ligjërues, docent dhe profesor i [[Demografia|demografisë]] në [[Universiteti i Prishtinës|Universitetin e Prishtinës]]; mban mësim edhe në studimet posdiplomike, ku udhëheq magjistrantë dhe doktorantë. Ka qenë shef i Seksionit të Gjeografisë dhe prodekan i FSHMN-së. Në vitin [[1996]] u zgjodh anëtar korrespondent i [[Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës|Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës]], ndërsa në vitin [[2000]] anëtar i rregullt. Sot është sekretar i përgjithshëm i kësaj Akademie. Mori pjesë në shumë tubime shkencore në [[Kosovë]] dhe jashtë saj, me kumtesa dhe diskutime. Në vitin shkollor 1981/82 qëndroi në Universitetin e Toulouse-it ([[Franca|Francë]]) për perfeksionim profesional dhe shkencor. Në vitin [[2001]] sërish qëndroi në këtë Universitet, në cilësi të profesorit të ftuar (professeur invité), dhe me atë rast mbajti një cikël ligjëratash për çështjen e Kosovës.Opusi i tij profesional dhe shkencor është mjaft i gjerë. Botoi disa libra dhe më se 100 studime e artikuj në revista të ndryshme brenda dhe jashtë vendit nga fusha e demografisë. Në vitet ‘90 të shekullit të kaluar ishte aktiv në lëvizjen politike e kombëtare<ref>http://www.gazetatema.net/2018/01/19/dossier-fronti-i-jugut-rrefimi-pas-27-viteve/</ref>. Në periudhën [[1990]]-[[1995]] drejtoi një parti politike. Ishte deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës ([[1992]]-[[1998]]) dhe anëtar i Delegacionit kosovar në Konferencën e [[Londra|Londrës]] ([[1992]]), i Delegacionit kosovar në Konferencën e [[Gjeneva|Gjenevës]] lidhur me negociatat për arsimin shqip (1992-1994) dhe anëtar i disa delegacioneve të tjera të Kosovës.<ref>http://www.ashak.org/?cid=1,24,30</ref><ref>http://illyriapress.com/fronti-i-jugut-rrefim-pas-27-vjetesh/ “Fronti i Jugut”: Rrëfim pas 27 vjetësh</ref>
 
Hivzi Islami ishte kryetar i ASHA të Kosovës në periudhën 2011- 2014<ref>2011-2014</ref> dhe 2014-2017<ref>https://telegrafi.com/hivzi-islami-kryetar-i-ri-i-ashak-ut/</ref>.<ref>http://www.gazetaexpress.com/lajme/hivzi-islami-perseri-ne-krye-te-ashakut-68935/?archive=1</ref>
Rreshti 298:
 
Përveç punimeve të shënuara më lart, ka hartuar dhe shumë studime (interne) për nevoja të planeve të villimit hapësinor dhe shoqëror në nivel të Kosovës dhe të disa komunave të saj, pastaj studime për planifikimin e familjes, si dhe ka botuar një numër të madh shqyrtimesh, vështrimesh, recensionesh e kritikash në revista të ndryshme profesionale-shkencore dhe në shtypin e përkohshëm e ditor.<ref>http://www.ashak.org/?cid=1,24,30</ref>
 
==Referenca==
 
==Lidhje të jashtme==
* [http://www.ashak.org/?cid=1,1 Faqja e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës]
 
{{biografi-cung}}
==Referenca==
 
 
 
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]