Ndok Gjeloshi: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Fapaf (diskuto | kontribute)
Fapaf (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Rreshti 32:
 
 
'''Ndok Gjeloshi''' (MëkshajMekshaj të [[Nënmavriq]]it, [[15 Nëntor|15 nëntor]], [[1893]] - [[Tirana|Tiranë]], [[11 Prill|11 prill]], [[1943]]) ka qenë xhandar, ushtarak dhe veprimtar politik shqiptar.
 
==Jeta==
Rreshti 50:
===Atentati kundra Mbretit===
 
Mbrëmjen e 20 shkurtit [[1931]], [[Mbreti Zogu I|Mbreti Zog I]] i shoqëruar po dilte nga Teatrit të Operës së Vjenës. Tek po hipnin në makinë, Gjeloshi me [[Aziz Çami|Aziz Çamin]] veprojnë për t'i bërë atentatin. Qëllojnë disa herë dhe vranë majorin [[Llesh Topallaj]] dhe plagosën ministrin e Oborrit [[Eqrem bej Libohova|Eqrem bej Libohovën]]. Atentatorëve iu gjetën pashaporta diplomatike jugosllave<ref>Pearson O., ''Albania in the Twentieth Century, A History: Albania and King Zog, 1908-39'', I.B.Tauris, 2004, fq. 331. ISBN 9781845110130</ref>. Një e përditshme vieneze i përshkroi:<blockquote><small>"…Vrasësi i parë është Ndok Gjeloshi, ai është një ish-Oficer i Ushtrisë Shqipëtare, i lindur në Shkodër në vitin [[1893]] dhe ka shërbyer si ushtarak atje. Ai është një Katolik Roman, i martuar dhe ka banuar në Vjenë me gruan e tij, gjatë dy viteve të fundit. Vrasësi i dytë është ish-Kapiteni Aziz Çami, i lindur në vitin 1893 në Filat të qarkut të [[Gjirokastra|Gjirokastrës]], shërbeu në [[Delvina|Delvinë]]. Ai është një Mysliman beqar dhe jeton në adresën Hegergasse nr. 9 në qarkun 3 të Vjenës..."</small></blockquote>Gjyqi ndaj tyre përfundoi më 2 Tetor të viti 1931, ata u cilësuan fajtorë për vrasjen e major Llesh Topallajt dhe tentativë për vrasjen e Mbretit, Gjeloshi u dënua me 3 vjet e 6 muaj burg nga gjykata<ref>Vllamasi S., [http://www.mnvr.org/ballafaqime-politike-ne-shqiperi-1897-1942-kapitulli-ix/ ''Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942): kujtime dhe vlerësime historike''], Tiranë: Neraida, 2000. ISBN 9992771313</ref>. Përfundimi i kohës së burgimit dhe [[Pushtimi italian i Shqipërisë|pushtimi italian]], i krijuan mundësinë të kthehej përsëri në Shqipëri, pasi u kthye u regjistrua në Milicinë Fashiste Shqiptare, si dhe pranë komandave të legjionit të 4 të Shkodrës, të legjionit të 3 të Vlorës dhe në legjionin e parë të Këmishave të Sulmit. Luftoi në frontin grek dhe në atë jugosllav - gjë për të cilën u dekorua për trimëri me medalje tunxhi. Më pas u caktua në komandën e armës së Milicisë. Nga janari i 1942 mbante detyrën e gjyqtarit pranë gjyqit të posaçëm të shtetit<ref name=":1">{{Cite book|title=Plumba politikës|last=Dervishi|first=Kastriot|publisher=55|year=2010|isbn=978-99943-56-43-0|location=Tiranë|pages=227-228}}</ref>.
 
==Vrasja e Ndok Gjeloshit==
 
Më 11 prill [[1943]] në fundin e Bulevardit kryesor të [[Tirana|Tiranës]] (sot rruga e Stacionit të Trenit) Gjeloshi mbeti i vrarë nga një atentat komunist bërë nga [[Myslym Keta]], me urdhër të Komitetit Qëndror të [[Partia Komuniste e Shqipërisë|Partisë Komuniste të Shqipërisë]]<ref name=":0" />. Në ceremoninë e varrimit të zhvilluar mori pjesë [[Gjon Marka Gjoni|Gjon Markagjoni]], [[Mustafa Kruja]], gjeneral Volante komandant i Milicisë Fashiste Shqiptare<ref name=":1" />.
 
== Burime ==