[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Fapaf (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Fapaf (diskuto | kontribute)
Rreshti 4:
Lindi [[22 shtator]] 1895 në qytetin e Libohovës, i biri i një qehajai të [[Asllan Pashallinjtë|Arsllan-Pashalinjve]], oxhakut të Libohovës<ref name=":2">[[Eqrem bej Vlora|Vlora E.]], [[Kujtime 1885-1925 (Eqrem bej Vlora)|''Kujtime: 1885-1925'']], Tiranë: IDK, 2008. ISBN 99927-780-6-7</ref>. Mësimet fillore i mori në vendlindje dhe 12 vjeç e dërgojnë në Janinë për studime. Kur ishte 15-16 vjeç shkoi në Stamboll ku vazhdoi një lice turk, më pas më 1912 në Gjenevë ku qëndroi një vit në një kolegj pedagogjik.
 
Dy vjet më vonë, në kohën e [[Princ Vidi|Vidit]], kishte luftuarluftoi kundër andartëve grekë e vorio-epirotë në jug të vendit. Më 1915 ishte kthyer në Janinë për të studiuar në një institut të mbajtur prej Lidhjes Botërore Izraelite. Më 1917 mori në Vlorë një diplomë italiane për arsim, u emërua mësues në Tepelenë. Në mosmarrëveshje me drejtorin italian të shkollës, u zhvendos në një shkollë vajzash në Vlorë, prej ku u pushua po për shkak mosmarrëveshjesh me drejtoreshën.
 
Në janar të 1919 shkoi në Kalabri<ref name=":1" />, ku hyri student në kolegjin e Shën Mitër Korones<ref>[[Ilir Ikonomi|Ikonomi I]]., ''Esat pashë Toptani'', Tiranë: UET press, 2016. ISBN 978-9928-190-91-8</ref>. Në mbarim dha provimet dhe më 1920 shkoi në Romë ku u regjistrua në Fakultetin Pedagogjik. Gjatë majit të 1920 bën shpesh vajtje-ardhje nga Italia në Shqipëri, ku u kërkoi shtimin e bursës autoriteteve shtetërore, qëndroi deri më 21 maj<ref name=":1" />.
Rreshti 16:
 
=== Rikthimi në Atdhe ===
Më 24 dhjetor u kthye në Shqipëri<ref name=":1" />, u kthyeshkoi në Itali për të mbaruar kursin pedagogjik në Romë<ref>[[Ali Këlcyra|Këlcyra A]]., ''Shkrime për historinë e Shqipërisë'', përgatitur nga Tanush Frashërit, Tiranë: Onufri, 2012, fq. 124. ISBN 978-99956-87-81-6</ref>. Kur u kthye u përpoq të bashkonte shoqëritë e ndryshme, kongresi i mbajtur më 25-28 prill [[1921]] në Vlorë krijoi një shoqëri që mori emrin federata "Atdheu" me 25 shoqëri dhe 15 katundari.
 
Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rustemi, [[Kolë Tromara|Tromara]] sekretar, [[Karl Gurakuqi|Gurakuqi]] sekretar, [[Seit Qemali]] këshilltar e [[Bedri Pejani|Pejani]] inspektor. Deputetët miratuan një ndihmë financiare për këtë federatë, të cilën e hoqën pak kohë më pas. Federata kishte qëllim depërtimin tek nëpunësit e shtetit. Nisur nga kjo, qeveria [[Xhaferr bej Ypi|Ypi]] urdhëroi mbylljen e kësaj federate.
Rreshti 22:
Në këto kushte Rustemi më [[13 tetor]] [[1922]] themeloi në Tiranë shoqërinë "Bashkimi". Prej kontakteve me të dërguarit sovjetik në Romë, shoqëria qe vendosur të krijohej që kur ndodheshin në kryeqytetin italian Rustemi, Jonuz Blakçori dhe S. Gàzulli. Synimi i kësaj shoqërie ishte tërheqja e rinisë në radhët e saj dhe shkatërrimi i klasës politike në pushtet<ref name=":0">Dervishi K., ''Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së'', Tiranë: 55, 2016. ISBN 978-9828-106-38-4</ref>.
 
Në zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923 i rreshtuar si armik i [[Mbreti Zogu I|Zogut]] dhe duke pasë bërë aleancë me [[Bajram Curri|Bajram Currin]], kandidoi në dy zona: në [[Qarku i Gjirokastrës|prefekturën e Gjirokastrës]] ku kishte vendlindjen dhe në [[Qarku i Kukësit|prefekturën e Kosovës]] (Kukësit sot). Rustemi humbi në trevën e tij dhe fitoi në atë të Kosovës falë ndërhyrjes së Bajram Currit në këto votime. Por edhe në prefekturën ku doli fitues, në dy qendra mori zero vota. Qendra e vetme që nxorri fitues Rustemin, njohu forcën e çdollojshme të Bajram Currit<ref>Dervishi K., ''Plumba Politikës..''. fq. 94.</ref>.
 
Veprimi i shoqërisë "Bashkimi" dhe simpatizantëve të saj ishte orvatja për vrasjen e Zogut në sallën e Kuvendit Kushtetues nëpërmjet [[Beqir Valteri|Beqir Valterit]] më 23 shkurt 1924. Organizator i ngjarjes ishte Rustemi dhe të tjerë të implikuar ishin Sali Hidri (Hoxha), [[Sejfulla Malëshova]], [[Omer Nishani]], etj<ref name=":0" />. Rrustemi pasi kishte marrë pjesë për herë të fundit në Kuvendin Kushtetues më 12 prill 1924, rikthehet në Tiranë më 20 prill duke u paraqitur në Kuvend për të kërkuar leje tremujore. Kishte nisur procedurat për marrjen e një vize amerikane.