[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 1:
'''Mishavina''' (në të pashquar '''Mishavinë''') është një tip [[djathë|djathi]], i prodhuar në [[Kelmendi|Malësinë e Kelmendit]].

==Përshkrim==
Prodhohet nga një bashkim i qumeshtit të lopës, dhisë dhe deles, dhe, kur është ngurtësuar, ndahet në copa të trasha, të mbështjella në pëlhure dhe të shtrënguara pakëz për të çliruar hirrën. Më pas, mishavina lihet të thahet përjashta në diell për 7-10 ditë. Në fund bëhet copë-copë me dorë, kriposet dhe lihet të moshohet në një tas druri me vrima në pjesën e poshtme në menyrë që hirra të vazhdoje të kullojë. Pjesa e sipërme e enës izolohet me një shtresë te trashë gjalpi të shkrirë. Pas dy muajsh moshimi mishavina është gati për konsum. Është djathë i bardhë me pak sfumim ngjyre të verdhë, dhe ka një strukturë që bëhet gjithmonë e me dense dhe shije gjalpi. Në kohë bëhet gjithmonë e më pikant.<ref name="Slow Food Foundation">{{cito uebin|last1=Slow Food Foundation for Biodiversity|title=Mishavinë Albania: Milk and milk products|url=https://www.fondazioneslowfood.com/en/slow-food-presidia/mishavin/|website=www.fondazioneslowfood.com|accessdate=3 March 2018}}</ref> Mishavina historikisht është konsideruar ushqim dimri, i cili bashkë me lakrën turshi, mishin e derrit dhe rakinë e kumbullës përbëniin ushqimin e nevojshëm për t’u mbijetuar dimrave të ftohtë të Kelmendit. Ky djathe lidhet me praktikat e barinjve lëvizës në Kelmendin e Sipërm.<ref name="Shije">{{cito uebin|last1=Shije.al|title=Si përgatitet djathi Mishavinë|url=https://www.shije.al/article/3653/si-pergatitet-djathi-mishavine|website=Shije.al|accessdate=3 March 2018}}</ref>
 
==Mbrojtja si pjesë e trashëgimisë kulturore==
Prej vitit 2014 në Kelmend është krijuar Presidiumi i Mishavinës. Mishavina është produkt i Arkës së Shijes, një nga projektet e Slow Food International, që ka për qëllim ruajtjen e produkteve autentike vendore.<ref name="Shije"/>
 
== Burim i të dhënave ==