[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Fapaf (diskuto | kontribute)
→‎Jeta: heqje e nje reference, nuk duket e nevojshme gjykuar nga citimi ne fund te paragrafit
Fapaf (diskuto | kontribute)
Rreshti 2:
 
== Jeta ==
Lindi [[22 shtator]] 1895 në qytetin e Libohovës, i biri i një qehajai të [[Asllan Pashallinjtë|Arsllan-Pashalinjve]], oxhakut të Libohovës<ref name=":2">[[Eqrem bej Vlora|Vlora E.]], [[Kujtime 1885-1925 (Eqrem bej Vlora)|''Kujtime: 1885-1925'']], Tiranë: IDK, 2008. ISBN 99927-780-6-7</ref>. Mësimet fillore i mori në vendlindje dhe 12 vjeç e dërgojnë në Janinë për studime. Kur ishte 15-16 vjeç shkoi në [[Stambolli|Stamboll]] ku vazhdoi një lice turk, më pas më 1912 në [[Gjeneva|Gjenevë]] ku qëndroi një vit në një kolegj pedagogjik.
 
Dy vjet më vonë, në kohën e [[Princ Vidi|Vidit]], luftoi kundër andartëve grekë e vorio-epirotë në jug të vendit. Më 1915 ishte kthyer në [[Janina|Janinë]] për të studiuar në një institut të mbajtur prej Lidhjes Botërore Izraelite. Më 1917 mori në [[Vlora|Vlorë]] një diplomë italiane për arsim, u emërua mësues në [[Tepelena|Tepelenë]]. Në mosmarrëveshje me drejtorin italian të shkollës, u zhvendos në një shkollë vajzash në Vlorë, prej ku u pushua po për shkak mosmarrëveshjesh me drejtoreshën.
 
Në janar të 1919 shkoi në [[Kalabria|Kalabri]], ku hyri student në kolegjin e Shën Mitër Korones<ref>[[Ilir Ikonomi|Ikonomi I]]., ''Esat pashë Toptani'', Tiranë: UET press, 2016. ISBN 978-9928-190-91-8</ref>. Në mbarim dha provimet dhe më 1920 shkoi në [[Roma|Romë]] ku u regjistrua në Fakultetin Pedagogjik. Gjatë majit të 1920 bën shpesh vajtje-ardhje nga [[Italia]][[Shqipëria|Shqipëri]], ku u kërkoi shtimin e bursës autoriteteve shtetërore, qëndroi deri më 21 maj<ref name=":1" />.
 
=== Atentati ndaj Esad pashë Toptanit ===
Më 31 maj kishte shkuar në [[Parisi|Paris]] me qëllimin për t'iu afruar [[Esad pashë Toptani|Esad pashë Toptanit]], zuri një dhomë në në hotelin "Prince Albert". Ndërroi vend dy herë dhe më pas mori një banesë me qira në nr. 32 të lagjes Montmartre, në hotelin "Toulerie" ku hyri më 2 qershor. Kishte bërë një vizitë mjekësore për sëmundje veneriane.
 
Më [[13 qershor]] [[1920]] i bëri atentat [[Esad pashë Toptani|Esad Pashës]] duke i shtënë dy herë pas shpine, tek po dilte nga restoranti ku po drekonte, në rr. Castiglione. Rustemi u rrah nga kalimtarët, shoferët dhe personelët e hotelit e çarmatosën, u mbajt në hotel deri kur mbërriti policia.
 
Në gjyqin që iu bë u radhitën dëshmitë: Rustemi që kur kishte mbërritur në Paris kishte kërkuar për një dyqan armësh dhe një poligon, i kishin gjetur një shumë parash në kartmonedha franceze e italiane - për të cilën deklaroi se ia kishte dhënë vëllai, kishte zënë me qira një shtëpi pranë hotelit ku kreu atentatin dhe hante në restorant. Më 1 dhjetor 1920 vendimi i gjykatës i jep pafajësinë, sipas burimeve të përdorura nga historiani [[Kastriot Dervishi]], atentati ishte i shtyrë nga [[Aqif Pashë Elbasani|Aqif pashë Biçakçiu]] - djali i tezes dhe rivali politik i Esad Pashës - dhe paratë për ta financuar u nxorrën nga fondet e [[Këshilli i Naltë i Regjencës|Këshillit të Naltë]]<ref name=":1" />.
Rreshti 22:
Në këto kushte Rustemi më [[13 tetor]] [[1922]] themeloi në Tiranë shoqërinë "Bashkimi". Prej kontakteve me të dërguarit sovjetik në Romë, shoqëria qe vendosur të krijohej që kur ndodheshin në kryeqytetin italian Rustemi, Jonuz Blakçori dhe S. Gàzulli. Synimi i kësaj shoqërie ishte tërheqja e rinisë në radhët e saj dhe shkatërrimi i klasës politike në pushtet<ref name=":0">Dervishi K., ''Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së'', Tiranë: 55, 2016. ISBN 978-9828-106-38-4</ref>.
 
Në zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923 i rreshtuar si armik i [[Mbreti Zogu I|Zogut]] dhe duke pasë bërë aleancë me [[Bajram Curri|Bajram Currin]], kandidoi në dy zona: në [[Qarku i Gjirokastrës|prefekturën e Gjirokastrës]] ku kishte vendlindjen dhe në [[Qarku i Kukësit|prefekturën e Kosovës]] (Kukësit sot). Rustemi humbi në trevën e tij dhe fitoi në atë të Kosovës falë ndërhyrjes së Bajram Currit në këto votime. Por edhe në prefekturën ku doli fitues, në dy qendra mori zero vota. Qendra e vetme që nxorri fitues Rustemin, njohu forcën e çdollojshme të Bajram Currit<ref>Dervishi K., ''Plumba Politikës..''. fq. 94.</ref>.
 
Veprimi i shoqërisë "Bashkimi" dhe simpatizantëve të saj ishte orvatja për vrasjen e Zogut në sallën e Kuvendit Kushtetues nëpërmjet [[Beqir Valteri|Beqir Valterit]] më 23 shkurt 1924. Organizator i ngjarjes ishte Rustemi dhe të tjerë të implikuar ishin Sali Hidri (Hoxha), [[Sejfulla Malëshova]], [[Omer Nishani]], etj<ref name=":0" />. Rrustemi pasi kishte marrë pjesë për herë të fundit në Kuvendin Kushtetues më 12 prill 1924, rikthehet në Tiranë më 20 prill duke u paraqitur në Kuvend për të kërkuar leje tremujore. Kishte nisur procedurat për marrjen e një vize amerikane.