Aqif pashë Elbasani: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Fapaf (diskuto | kontribute)
çeshtje stili
 
Fapaf (diskuto | kontribute)
Rreshti 31:
Në nëntor 1912 delegatët e Elbasanit për në [[Kuvendi i Vlorës|Kuvendin e Vlorës]] ([[Mid'hat bej Frashëri|Frashëri]], [[Shefqet Dajiu|Dajiu]], [[Lef Nosi|Nosi]]) u zgjodhën në shtëpinë e tij. Më 26 nëntor 1912 ngriti flamurin kombëtar në Elbasan. Në prill të 1913 me largimin e trupave serbe nga qyteti, Ismail Qemali e emëroi prefekt të Elbasanit, detyrë të cilën e ushtroi derisa u emërua ministër më 1914. Emërohet ministër i Brendshëm dhe i Luftës në periudhën e [[Princ Vidi|Princ Vidit]].
 
Me kryengritjen e Shqipërisë së Mesme shkoi në [[Bari]]<ref>Gazeta “Liri i Shqipërisë”, Sofje, 21 janar 1915, f.1, lajmi: Në Shkodër.</ref>, ku qëndroi 6 muaj dhe më pas u vendos në [[Shkodër]]. Internohet për disa muaj nga malazezët dhe nga rrethanat e krijuara nga zhvillimet e [[Lufta e Parë Botërore|Luftës së Parë Botërore]] dhe ofensiva austro-hungareze kundër Malit të Zi, u lirua.
 
Më 1916 bashkë me [[Mbreti Zogu I|Ahmet bej Zogollin]] ishte nismëtar i kongresit të pambajtur të Elbasanit. Më 1920 është kryetari i Kongresit të Lushnjes, ku me vendosjen e rendit të Regjencës, emërohet si një nga anëtarët e [[Këshilli i Naltë i Regjencës|Këshillit të Naltë]] duke përfaqësuar elementin [[Bektashizmi|bektashi]].
Rreshti 41:
== Trashëgimia politike ==
Sipas burimeve të përdorura nga historiani [[Kastriot Dervishi]], atentati që çoi në vrasjen e Esad pashë Toptanit ishte i shtyrë nga Aqif Pasha, si rival politik i atyre kohëve - dhe paratë për ta financuar u nxorrën nga fondet e [[Këshilli i Naltë i Regjencës|Këshillit të Naltë]]<ref>{{cite book|author=Kastriot Dervishi|title=Plumba politikës|page=46|url=https://books.google.al/books/about/Plumba_politik%C3%ABs.html?id=2HgtAQAAIAAJ&redir_esc=y|date=2010|publisher="55"|isbn=978-99943-56-43-0}}</ref>.
Më 1926, me rastin e vdekjes, gazeta “Liria Kombëtare”, e vlerësonte si “njeri pozitiv” duke e përjashtuar nga bejlerët dhe pashallarët “e liq”<ref>Gazeta Liria Kombëtare, 28 korrik 1926, f. 1</ref>. Nuk ka mbetur jashtë as nga botimet memorialistike.memuaristike: S.[[Sejfi Vllamasi]] e cilëson si patriot “të flaktë”, por “kokë fortë“kokëfortë dhe inatçikëmbëngulës deri në fund”<ref>19 S. Vllamasi, Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942), Tiranë, 1995, f. 136-137</ref>. Veprimtaria politike e Aqif pashë Elbasanit është vlerësuar po ashtu nga pushteti politik. Në vitin 1962 ai është dekoruar me urdhërin “Për veprimtari patriotike” të klasit II-të<ref>Gazeta “Zëri i Popullit”, 27 nëntor 1962</ref>.
 
Në vitet e pluralizmit politik, është ngritur për të një përmendore, e vendosur në njërin prej shesheve publike të Elbasanit<ref>Kotherja 2012, p. 122.</ref>.