Mitrush Kuteli: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Fapaf (diskuto | kontribute)
U kthye versioni 1845406 i bërë nga 178.175.0.3 (diskutimet)
Etiketa: Undo
Rreshti 24:
 
== Jeta ==
Mitrushi - trajta përkëdhelës e emrit Dhimitër - lindi më 13 shtator 1907 dhe ishte mafiozi vetmi djalë i Pandit dhe flexeri Poles<ref name=":2">Afrim Imaj, ''Si përfundoi [Mitrush] Kuteli në burgun e "armiqve të popullit": absurdi i pretencës, faki u vërtetua nga deponimet e pjesshme të tij,'' [[Panorama]]. - p. 3107, 8 qershor, 2011, p. 18.</ref> mes dy motrash: Agllaisë dhe Liries. Në një mjedis të tillë, të mpleksur dhe me përrallat e Nënës, Kuteli jetoi fëmijërinë dhe mori bazën letrare. Mbresa të pashlyeshme i lanë më pas dhe librat e librarisë së vogël të të atit. Leximet e tij të para lidhen me emrin e [[Naim Frashëri|Naimit]], [[Andon Zako Çajupi|Çajupit]], [[Spiro Dine]]s, Gramenos, [[Mit’hat Frashëri|Lumo Skëndos]], më vonë edhe të [[Fan Noli]]t. Shkollën fillore e kreu në Pogradec, më 1919. Pasi priti dy vjet t'i plotësoheshin kushtet ekonomike të familjes, më 1921 Kuteli shkoi në [[Selaniku|Selanik]], ku i ati kish mundur t'i siguronte një bursë për në Shkollën Tregtare Rumune. Kishte prirje për letërsi e dëshirë për mjekësi, por mundësitë iu krijuan në degën ekonomike. Më 1926, 19 vjeçari Kuteli ishte një nga themeluesit dhe drejtuesit e Shoqërisë së nxënësve shqiptarë të Selanikut ku merrnin pjesë të rinj nga të gjitha shkollat e qytetit. Shoqëria u quajt "Kostandin Kristoforidhi", siç propozoi Dhimitri. Po atë vit, shteti shqiptar i refuzoi kërkesën për bursë që të vazhdonte studimet e larta në [[Parisi|Paris]], ndonëse shkollën e mesme e mbaroi shkëlqyeshëm, duke kaluar dy klasat e fundit në një vit. Kuteli shkoi në Bukuresht (1928) dhe filloi studimet në Akademinë e Shkencave të Larta Ekonomike, duke punuar njëkohësisht si llogaritar. Banonte në një mansardë, megjithatë ndiqte edhe kurse letërsie, kritike, folklori, etj. Lexonte frëngjisht, rumanisht, italisht, latinisht e greqisht. Ishte antar, më pas sekretar dhe në vitet 1931-34 kryetar i Shoqërisë së studentëve shqiptarë të Rumanisë. Në vitet 1928-1933 drejtoi gazetën "Shqipëria e Re" në Kostancë, në faqet e së cilës hapi më 1929 rubrikën "Shënime Letrare". U diplomua më 1931 dhe në shkurt 1934 mori doktoratën në shkencat bankare dhe monetare me vlerësimin më të lartë "Diplomam Magnam cum Laudæ". Një nga shokët e tij të shkollës, Ionel Zeana, ka shkruajtur pas më se gjashtëdhjetë vjetësh:
:«Dh. Pasku kreu studime të shkëlqyera, duke u dalluar qysh në fillim si një element i jashtzakonshëm, jo vetëm përmes kapacitetit të tij intelektual të veçantë, po edhe përmes seriozitetit, maturisë, ndërgjegjshmërisë, forcës për punë dhe krejt qendrimit të tij moral, cilësi këto që tërhoqën vemendjen, vlerësimin dhe mbrojtjen e profesorit të tij të madh të financave, Viktor Slëvescu, prijësi liberal, ish-ministër dhe guvernator i Bankës Kombëtare. Duke e marrë doktoratën në financa, me një tezë të vlerësuar në superlativitet, Dhimitër Paskut iu hapën perspektiva nga më të bukurat, për realizimin e një karriere të shkëlqyer. I angazhuar më së pari si funksionar, ai arriti brenda një kohe të shkurtër të bëhet drejtor i Bankës Kombëtare, duke iu përkushtuar ekskluzivisht ekzigjencave të një profesionaliteti të ngushtë, pa u regjistruar në ndonjë parti politike"<ref>"Flaka", 12.07.1995, f.10.</ref>.
Gjatë qendrimit në Rumani punoi dhe në ministrinë e Financave si nëpunës i lartë dhe drejtoi edhe bankën e Çërnëucit. Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, Kuteli rrëfen kështu mbi presionet që i vinin: