Ndryshimi mes inspektimeve të "Avni Rustemi"

No change in size ,  3 vjet më parë
v
v (per te mos e bere misleading shkakesine qe pati ne nxitjen e Levizjes dhe duke ia lene diskrecionit te lexuesit nese do ta shohe ne shtrirjen e artikullin)
Në janar të 1919 shkoi në [[Kalabria|Kalabri]], ku hyri student në kolegjin e Shën Mitër Korones<ref>[[Ilir Ikonomi|Ikonomi I]]., ''Esat pashë Toptani'', Tiranë: UET press, 2016. ISBN 978-9928-190-91-8</ref> ku formoi edhe shoqërinë "Lidhja e rinisë shqiptare"<ref>{{Cito web|url=https://books.google.al/books?id=Dkc5AQAAIAAJ&q=%22Lidhja+e+rinise+shqiptare%22&dq=%22Lidhja+e+rinise+shqiptare%22&hl=en&sa=X&ved=0ahUKEwithpzKjtHZAhUM2IMKHU7QBBEQ6AEIJTAA|title=Fjalor enciklopedik shqiptar: N-Zh dhe një shtojcë - Vëllimi 3 i Fjalorit enciklopedik shqiptar|date=2009|accessdate=3 mars 2018|publisher=[[Akademia e Shkencave e Shqipërisë]]|last=Vejsiu|first=Ylli}}</ref>. Në mbarim dha provimet dhe më 1920 shkoi në [[Roma|Romë]] ku u regjistrua në Fakultetin Pedagogjik. Gjatë majit të 1920 bëri shpesh vajtje-ardhje nga [[Italia]] në [[Shqipëria|Shqipëri]], ku u kërkoi shtimin e bursës autoriteteve shtetërore, qëndroi deri më 21 maj<ref name=":kd">{{cite book|url=https://books.google.al/books/about/Plumba_politik%C3%ABs.html?id=2HgtAQAAIAAJ&redir_esc=y|title=Plumba politikës|author=Kastriot Dervishi|date=2010|publisher="55"|isbn=978-99943-56-43-0|pages=18-73}}</ref>.
 
=== Vrasja e Esad Pashëpashë Toptanit ===
Më 31 maj kishte shkuar në [[Parisi|Paris]] me qëllimin për t'iu afruar [[Esad pashë Toptani|Esad pashë Toptanit]], zuri një dhomë në në hotelin "Prince Albert". Ndërroi vend dy herë dhe më pas mori një banesë me qira në nr. 32 të lagjes Montmartre, në hotelin "Toulerie" ku hyri më 2 qershor. Kishte bërë një vizitë mjekësore për sëmundje veneriane.
 
Më [[13 qershor]] [[1920]] i bëri atentat Esad Pashës duke i shtënë dy herë pas shpine, tek po dilte nga restoranti ku po drekonte, në rr. Castiglione. Rustemi u rrah nga kalimtarët, shoferët dhe personelët e hotelit e çarmatosën, u mbajt në hotel deri kur mbërriti policia.
 
Në gjyqin që iu bë u radhitën dëshmitë: Rustemi që kur kishte mbërritur në Paris kishte kërkuar për një dyqan armësh dhe një poligon, i kishin gjetur një shumë parash në kartmonedha franceze e italiane - për të cilën deklaroi se ia kishte dhënë vëllai, kishte zënë me qira një shtëpi pranë hotelit ku kreu atentatin dhe hante në restorant. Më 1 dhjetor 1920 vendimi i gjykatës i jep pafajësinë, sipas burimeve të përdorura nga historiani [[Kastriot Dervishi]], atentati ishte i shtyrë nga [[Aqif Pashëpashë Elbasani|Aqif pashë Biçakçiu]] - djali i tezes dhe rivali politik i Esad Pashës - dhe paratë për ta financuar u nxorrën nga fondet e [[Këshilli i Naltë i Regjencës|Këshillit të Naltë]]<ref name=":1" />.
 
=== Rikthimi në Atdhe ===
263

edits