[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Fapaf (diskuto | kontribute)
Fapaf (diskuto | kontribute)
Rreshti 34:
Vrasja e Esad pashë Toptanit, njërës prej figurave më të stigmatizuara nga historiografia shqiptare, theksoi mundësinë e zhdukjes fizike të personazheve politike me rëndësi dhe bejlerëve në veçanti. Ndër shtresat e mesme dhe të rinjtë e gjysmëshkolluar, përhapi idenë e shkatërrimit të kastës politike të formuar kryesisht nga bejlerët. Ide të cilat u mishëruan në formimi i shoqërisë "Atdheu" dhe shoqërisë "Bashkimi" pas saj, të cilat gjithashtu u bënë ndër provat e hershme të organizimit të një lloj "rinie fashiste shqiptare", e cila më vonë u bë bërthama e parë komuniste me [[Grupi i shqiptarëve në Bashkimin Sovjetik|grupin komunist]] që shkoi në Bashkimin Sovjetik<ref name=":0" />.
 
Sipas Ali Këlcyrës, meqë opozita e kohës kishte bindjen se vrasja e Rustemit ishte vetëm një komplot qeveritar, i vendosi kusht qeverisë që brenda 48 orëve të dorëzoheshin komplotistët. Pas mosmarrjes së masave u organizua varrimi, me anë të të cilit opozita dhe partizanët e saj intelektualë u nisën drejt Vlorës ku dhe ndenjtën të tërhequr. Atje u formua një ''Komitet revolucionar'' i drejtuar nga [[Fan Noli]], prej të cilit lindi [[Lëvizja e qershorit]]<ref>Këlcyra A., ''Shkrime...,'' fq. 111.</ref>.
 
Eqrem bej Vlora e përshkruajti tek vëllimi memuaristik "Kujtimet" si "''një nga studentët më të pasuksesshëm, të cilët tentojnë të shfryjnë me heroizma politike dëshirën e tyre për hakmarrje… me anë të një vrasjeje të pabesë i dha një fund të beftë jetës aventurore të Esatit. Ky djalosh që me këtë vrasje donte të bënte emër në Shqipëri, nuk ishte veçse një vegël në duart e kundërshtarëve të Esat Pashës''."<ref name=":2" />