Aqif pashë Elbasani: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Udha (diskuto | kontribute)
U kthye versioni 1845489 i bërë nga Fapaf (diskutimet) artikulli ekziston. Po perpiqet te fsheh heqjen e pajustifikuar te materialit duke e "zhvedosur"
Etiketat: Ridrejtim i ri Undo
Fapaf (diskuto | kontribute)
U kthye versioni 1845492 i bërë nga Udha (diskutimet) u shpjegua mjaftueshem zhvendosja me kete tjerrjen e kote qe po ben zotrote me sa seriozisht e merr gjetjen e qimes ne qull. Perseris: zhvendosja u be per çeshtje stili, siç e kane titullin me te vogla te gjithe feudalet shqiptare te cileve u mbetet titulli per qellime shquarsie
Etiketat: Hoqi ridrejtimin Undo
Rreshti 1:
{{Kutia Politikan
#RIDREJTO[[Aqif Pashë Elbasani]]
| Emri = Aqif pashë Elbasani
| Figura = Aqif Elb.JPG
| Madhësia e Figurës = 250px
| Detyra = [[Lista e Ministrave të Punëve të Brendshme të Shqipërisë|Ministër i Brendshëm dhe i Luftës i Shqipërisë]]
| Fillimi i afatit = 28 maj, 1914
| Mbarimi i afatit = 3 shtator, 1914
| Paraardhësi = [[Esad pashë Toptani]]
| Pasardhësi = [[Shahin Dino]]
| Detyra2 = Regjent
| Fillimi i afatit2 = 30 janar, 1920
| Mbarimi i afatit2 = 22 dhjetor, 1921
| Paraardhësi2 = [[Principata e Shqipërisë]]
| Pasardhësi2 = [[Xhaferr bej Ypi]]
| Datëlindja = 1860
| Vendlindja = [[Elbasani|Elbasan]], [[Perandoria Osmane]]
| Datëvdekja = 10 Shkurt 1926
| Vendvdekja = [[Elbasani|Elbasan]], [[Republika Shqiptare]]
| Kombësia = Shqiptar
| Feja = Bektashi
| Profesioni = nëpunës, ministër
| Partia = Partia Kombëtare
}}
'''Aqif pashë Biçakçiu''' i njohur nga historiografia më tepër si '''Aqif pashë Elbasani''' ([[Elbasani|Elbasan]], 1860 - [[10 Shkurt|10 shkurt]], [[1926]]) ka qenë një figurë politike shqiptare.
 
== Biografia ==
Lindi në Elbasan më 1860, i biri i Mustafa pashë Biçakut dhe Shefikat hanëm Alizotit, në oxhakun e Biçakçinjve. Nga e ëma vinte nga një familje e rëndësishme bejlere e [[Gjirokastra|Gjirokastrës]], binte kushëri i parë me [[Esad pashë Toptani|Esad pashë Toptanin]]<ref>E. Vlora, ''Kujtime'', Tiranë: IDK, fq. 569. ISBN 99927-780-6-7</ref>. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa ato të lartat në [[Stambolli|Stamboll]]<ref name=":0">[[Kastriot Dervishi|K. Dervishi]], ''[[Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet]]'', Tiranë: 55, fq. 90. ISBN 9789994356225</ref>.
 
Shërbeu në funksione të larta administrative dhe ushtarake në [[Perandoria Osmane|Perandorinë Osmane]]. Më 1905 me dekret sulltanor emërohet anëtar i Këshillit Administrativ të [[Sanxhaku i Elbasanit|Sanxhakut të Elbasanit]]. Në vitin 1907 nga sulltan [[Abdyl Hamiti II]] i jepet titulli ''Rumeli Bejlerbej'' për "besnikëri të merituar". Më 1908 me shpalljen e kushtetutës ishte ndër përkrahësit më të mëdhenj të klubit "Bashkimi". Më 1909 mori pjesë në [[Kongresi i Dibrës|Kongresin e Dibrës]]. Më 1910 është ndër kontribuesit e mitingut kundër gërmave arabe që xhonturqit donin t'ua detyronin shqiptarëve. Me fushatat ndëshkimore të Shefqet Turgut Pashës u largua në [[Napoli]], prej ku më 1912 përdori gjithë ndikimin e tij për suksesin e kryengritjes së përgjithshme.
 
Në nëntor 1912 delegatët e Elbasanit për në [[Kuvendi i Vlorës|Kuvendin e Vlorës]] ([[Mid'hat bej Frashëri|Frashëri]], [[Shefqet Dajiu|Dajiu]], [[Lef Nosi|Nosi]]) u zgjodhën në shtëpinë e tij. Më 26 nëntor 1912 ngriti flamurin kombëtar në Elbasan. Në prill të 1913 me largimin e trupave serbe nga qyteti, Ismail Qemali e emëroi prefekt të Elbasanit, detyrë të cilën e ushtroi derisa u emërua ministër më 1914. Emërohet ministër i Brendshëm dhe i Luftës në periudhën e [[Princ Vidi|Princ Vidit]].
 
Me kryengritjen e Shqipërisë së Mesme shkoi në [[Bari]]<ref>Gazeta “Liri i Shqipërisë”, Sofje, 21 janar 1915, f.1, lajmi: Në Shkodër.</ref>, ku qëndroi 6 muaj dhe më pas u vendos në [[Shkodër]]. Internohet për disa muaj nga malazezët dhe nga rrethanat e krijuara nga zhvillimet e [[Lufta e Parë Botërore|Luftës së Parë Botërore]] dhe ofensiva austro-hungareze kundër Malit të Zi, u lirua.
 
Më 1916 bashkë me [[Mbreti Zogu I|Ahmet bej Zogollin]] ishte nismëtar i kongresit të pambajtur të Elbasanit. Më 1920 është kryetari i Kongresit të Lushnjes, ku me vendosjen e rendit të Regjencës, emërohet si një nga anëtarët e [[Këshilli i Naltë i Regjencës|Këshillit të Naltë]] duke përfaqësuar elementin [[Bektashizmi|bektashi]].
 
Pas trazirave të dhjetorit 1921 dhe pranverës 1922, emigroi në Vienë, ku formoi "Partinë Kombëtare". Në zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923 zgjidhet deputet i Korçës në Kuvendin Kushtetues.
 
Ndërroi jetë më 10 shkurt 1926<ref name=":0" />.[[Skeda:Bicaku Bastuni.jpeg|parapamje|250px|Bastuni dhe Thika e Aqif Pashë Elbasanit, marrë nga Muzeu Historik Kombëtar.]]
 
== Trashëgimia politike ==
Sipas burimeve të përdorura nga historiani [[Kastriot Dervishi]], atentati që çoi në vrasjen e Esad pashë Toptanit ishte i shtyrë nga Aqif Pasha, si rival politik i atyre kohëve - dhe paratë për ta financuar u nxorrën nga fondet e [[Këshilli i Naltë i Regjencës|Këshillit të Naltë]]<ref>{{cite book|author=Kastriot Dervishi|title=Plumba politikës|page=46|url=https://books.google.al/books/about/Plumba_politik%C3%ABs.html?id=2HgtAQAAIAAJ&redir_esc=y|date=2010|publisher="55"|isbn=978-99943-56-43-0}}</ref>.
Më 1926, me rastin e vdekjes, gazeta “Liria Kombëtare”, e vlerësonte si “njeri pozitiv” duke e përjashtuar nga bejlerët dhe pashallarët “e liq”<ref>Gazeta Liria Kombëtare, 28 korrik 1926, f. 1</ref>. Nuk ka mbetur jashtë as nga botimet memuaristike: [[Sejfi Vllamasi]] e cilëson si patriot “të flaktë”, por “kokëfortë dhe këmbëngulës deri në fund”<ref>19 S. Vllamasi, Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942), Tiranë, 1995, f. 136-137</ref>. Veprimtaria politike e Aqif pashë Elbasanit është vlerësuar po ashtu nga pushteti politik. Në vitin 1962 ai është dekoruar me urdhërin “Për veprimtari patriotike” të klasit II-të<ref>Gazeta “Zëri i Popullit”, 27 nëntor 1962</ref>.
 
Në vitet e pluralizmit politik, është ngritur për të një përmendore, e vendosur në njërin prej shesheve publike të Elbasanit<ref>Kotherja 2012, p. 122.</ref>.
 
== Referencat ==
==== Citimet ====
<references />
==== Burimet ====
*''Pavarësia e Elbasanit 1912: (35 firmëtarët)'', Hyqmet Kotherja, Tirana, Shtëpi Botimi "2 Lindje, 2 Perëndime", 2012, {{ISBN|9789995606503}}
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Lindje 1860]]
[[Kategoria:Vdekje 1926]]
[[Kategoria:Ministra të Shqipërisë]]
[[Kategoria:Pashallarë]]
[[Kategoria:Njerëz nga Elbasani]]