Rexhep Krasniqi: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 7:
Nxuri mësimet fillore në vendlindje në gjuhën shqip gjatë pushtimit austriak, ku bëri 4 klasë për t'i vijuar në [[Shkodra|Shkodër]]. Me ndikimin e Bajram Currit, djaloshit iu sigurua një bursë shtetnore për ta shkolluar në [[Austria|Austri]]. Më 1920 Rexhepi përcillet nga Bajram Curri drejt [[Bari (Itali)|Barit]].
 
Mbasi kryen shkollimin e duhur në Gratz dhe në gjimnazin e mirënjohur të "Theresianum"-it në [[Viena|Vienë]] gjer më 1929, nisi studimet për histori pranë Universitetit të Vienës duke përgatitur për tezë doktorate "Kongresi i Berlinit dhe Shqipëria Verilindore" me relator prof. [[Karl Patsch|Carl Patsch]], kryetar i Institutit të Balkanologjisë pranë Universitetit të Vienës, albanolog dhe historian i mirënjohur.
 
Kthehet më 1935 në Shqipëri, ministria e arsimit e cakton mësues historie dhe gjeografie në [[Gjimnazi i Gjirokastrës|Gjimnazin e Gjirokastrës]], më pas n'atë të [[Tirana|Tiranë]]s (1937). Emërohet Drejtor Arsimi në ministrinë e arsimit deri me pushtimin e [[Italia|Italisë]]. Internohet në Porto-Palermo por lirohet dhe i kthehet detyrës së arsimtarit duke e vënë min. i Arsimit [[Ernest Koliqi]] si drejtor të Gjimnazit të [[Prishtina|Prishtinës]] ku jepte dhe mësim historie e gjeografie, më pas emërohet Komisar i Naltë i Shkollave Shqipe në Tokat e Lirueme.