Ndryshimi mes inspektimeve të "Mark Ndoja"

78 bytes added ,  2 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
v
 
==Jeta==
Ka pasur formim fetar katolik dhe për një kohë shërbeu si dhjak, por më pas gjatë viteve tridhjetë pati një reagim të fortë anti-klerikal<ref>[[Arshi Pipa|Pipa A]]., ''[http://www.albanianhistory.net/1959_Pipa/index.html Komunizmi dhe shkrimtarët shqiptarë]'', [[New York City|New York]]: Shqiptari i lirë 1959.</ref>. Ato vite shfaqi ambicjet letrare<ref>Ernest Koliqi, [https://books.google.ca/books?id=Y8jqAAAAMAAJ&q=%22Mark+Ndoja%22+Koliqi&dq=%22Mark+Ndoja%22+Koliqi&hl=en&sa=X&ved=0ahUKEwjBkcCQ9tXYAhVNMd8KHRI9CAgQ6AEINjAD Vepra, Vëll. 5], Sh.B. Faik Konica, Prishtinë, 2003, f. 451</ref> dhe pati formim në traditën klasike duke njohur mirë latinishten dhe greqishten e vjetër, italishten, dhe gjermanishten<ref>http://www.zemrashqiptare.net/news/id_3695/Sadik-Bejko:-Fabrikim-i-disident%C3%ABve-t%C3%AB-rrem%C3%AB-(II).html</ref>. Iu bashkua Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në krah të komunistëve, duke u bërë anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare dhe duke marrë pjesë në luftë.<ref>https://books.google.ca/books?id=qUudBQAAQBAJ&pg=PA288&dq=Mark+Ndoja&hl=en&sa=X&ved=0ahUKEwjJguyJ4tXYAhXmUN8KHTJnDnQQ6AEIPDAD#v=onepage&q=Mark%20Ndoja&f=false</ref> Gjatë Luftës dha mësim në Gjimnazin shtetëror të Shkodrës.
 
Zgjidhet deputet i Shkodrës në parlamentin e parë pas lufte,<ref>https://www.parlament.al/wp-content/uploads/2015/10/LIGJV-N-SIT-1920-20131.pdf</ref><ref>http://www.genchoti.com/artikuj/3-perse-lindi-desidenca-shqiptare/</ref> qytet ku kishte jetuar si konviktor dhe arsimtar<ref>http://www.radiandradi.com/lazer-radi-dede-gjo-luli-permes-kujtimesh-dhe-vepres-se-mark-ndojes/dr-lazer-radi/arkivi-dr-lr-dr-lazer-radi/</ref>, dhe ku kishte qenë më parë shkurtimisht sekretar politik i Partisë Komuniste. Jep mësim letërsinë në Institutin Pedagogjik, në prill 1946 emërohet në Ministrinë e Arsimit dhe më 28 janar 1947, Sekretar i Përgjithshëm i Institutit të Studimeve apo të Shkencavet (Akademisë së sotme të Shkencave)<ref>http://www.akti.gov.al/kerkimishkencor/ish/KMVendim16_28Jan1947_KrijimiISH.pdf</ref>. Më 1950 emërohet Sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve<ref name=":0" /><ref>http://www.arkivalajmeve.com/Ditari-i-Skeder-Luarasit-Si-u-likujduam-Debatet-qe-fshehu-diktatura.1046955146/</ref>. Por nis rënien në vitin 1953 kur goditet grupi i shkrimtarëve dhe në vitin 1954 shkarkohet nga funksionet, përjashtohet nga partia, dhe emërohet mësues në gjimnazin "Qemal Stafa". Arrestohet në vitin 1955 për kritikë ndaj rolit të Partisë Komuniste Shqiptare në letërsi, dhe si pjesë e akuzës iu përmend përkthimi i një satire të poetit romantik gjerman Hajnrih Hajne (Heine) mbi Kaizerin në poemën e vet "Gjermania, një përrallë dimri"<ref name=":0" />. Në 16 janar 1956 dënohet me gjashtë vjet burg "për agjitacion dhe propagandë" prej të cilëve bën katër, dhe nga viti 1960 deri në vitin 1964 bashkëpunoi si përkthyes i jashtëm i Shtëpisë Botuese "Naim Frashëri", duke përkthyer shkrimtarë shqiptarë në italisht.