Ndryshimi mes inspektimeve të "Mark Ndoja"

No change in size ,  2 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
Zgjidhet deputet i Shkodrës në parlamentin e parë pas lufte,<ref>https://www.parlament.al/wp-content/uploads/2015/10/LIGJV-N-SIT-1920-20131.pdf</ref><ref>http://www.genchoti.com/artikuj/3-perse-lindi-desidenca-shqiptare/</ref> qytet ku kishte jetuar si konviktor dhe arsimtar<ref>http://www.radiandradi.com/lazer-radi-dede-gjo-luli-permes-kujtimesh-dhe-vepres-se-mark-ndojes/dr-lazer-radi/arkivi-dr-lr-dr-lazer-radi/</ref>, dhe ku kishte qenë më parë shkurtimisht sekretar politik i Partisë Komuniste. Jep mësim letërsinë në Institutin Pedagogjik, në prill 1946 emërohet në Ministrinë e Arsimit dhe më 28 janar 1947, Sekretar i Përgjithshëm i Institutit të Studimeve apo të Shkencavet (Akademisë së sotme të Shkencave)<ref>http://www.akti.gov.al/kerkimishkencor/ish/KMVendim16_28Jan1947_KrijimiISH.pdf</ref>. Më 1950 emërohet Sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve<ref name=":0" /><ref>http://www.arkivalajmeve.com/Ditari-i-Skeder-Luarasit-Si-u-likujduam-Debatet-qe-fshehu-diktatura.1046955146/</ref>. Por nis rënien në vitin 1953 kur goditet grupi i shkrimtarëve dhe në vitin 1954 shkarkohet nga funksionet, përjashtohet nga partia, dhe emërohet mësues në gjimnazin "Qemal Stafa". Arrestohet në vitin 1955 për kritikë ndaj rolit të Partisë Komuniste Shqiptare në letërsi, dhe si pjesë e akuzës iu përmend përkthimi i një satire të poetit romantik gjerman Hajnrih Hajne (Heine) mbi Kaizerin në poemën e vet "Gjermania, një përrallë dimri"<ref name=":0" />. Në 16 janar 1956 dënohet me gjashtë vjet burg "për agjitacion dhe propagandë" prej të cilëve bën katër, dhe nga viti 1960 deri në vitin 1964 bashkëpunoi si përkthyes i jashtëm i Shtëpisë Botuese "Naim Frashëri", duke përkthyer shkrimtarë shqiptarë në italisht.
 
Në fund të 1964-ës internohet në ishullin e Zvërnecit, prej ku në fillim të vitit 1968 goditet nga një ictusiktus cerebral dhe pas gjashtë muajsh lirohet.<ref name=":0" /><ref><nowiki>http://www.proletari.com/forumi/viewtopic.php?f=44&t=911&p=5110</nowiki>
 
Me kohe e peson Sejfulla Maleshova dhe Mark Ndoja, i cili pas nje internimi te rende nuk e ngriti me koken nga semundja deri sa vdiq.</ref>