[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
+
No edit summary
Rreshti 52:
Ndërmarrja e re heroike e Herakliut ishte ekspedita në tokën e luftëtareve të ashpra amazone nga ishte i detyruar t'ia sjellë bijës së Euristeut, Admetës, brezin e Hipolitës, hyjneshës së tyre. Niset për atje me një grup jo të madh shokësh dhe në rrugë ndalet në Mizi, ku sundonte mbreti Lik, i njohur për nga mikëpritja e tij. Mbreti i organizoi gosti madhështore. Deri sa ata gostiteshin në qytet sulmuan bebrikët e egër dhe filluan ta plaçkisin. Herakliu u çua nga tryeza dhe me shokët e vet i dëbon bebrikët, e vret mbretin e tyre dhe tërë tokën e tyre ia dhuron Likës, të cilën për nderë të tij e quan Heraklea. Me ngadhënjimin e vet fitoi aq famë sa që mbretëresha Hipolita vetë ia plotësoi dëshirën dhe vullnetarisht ia fali brezin e vet. Por, hyjnesha Hera e përhap lajmin se Herakliu tenton ta çojë Hipolitën në skllavëri dhe amazonet i besuan. I sulmuan shokët e Herakliut kështu që atyre nuk u mbet gjë tjetër përveç se të luftonin. Në fund amazonet u mposhtën, shumë prej tyre i zunë rob dhe në mesin e tyre dy udhëheqëse, Melanipa dhe Antiopa. Hipolita ia bleu lirinë e Melanipës me brez të vetin. Antiopën Herakliu ia dhuroi mikut të vet, [[Tezeu]]t, që kështu t'i dalë borgjit për trimërinë e tij, por edhe për arsye se Tezeut i pëlqente shumë dhe u martua me të.
 
*11.Kapja e Cerberit.
Kështu Herakliu plotësisht i kreu dhjetë detyra, ndonëse në fillim Euristeu nuk ka dashur të pranojë se Hidra lernease është mbytur (me pretekst se Herakliu ka pasur ndihmesë), sikurse edhe pastrimin e shtallave të Augeut (sepse këtë kinse nuk ka dashur ta kryejë falas). Për ta kryer detyrën e njëmbëdhjetë, Herakliut i është dashur të shkojë në botën nëntokësore që ta sjellë vetë Cerberin. Ky ishte në të vërtetë qeni i ferrit. Ka pasur tri koka, rreth qafës gjarpinj dhe në fund të bishtit kokën e dragoit me turi të gërditshëm. Edhe pse deri më atëherë askush nuk është kthyer nga bota nëntokësore, Herakliu nuk u luhat. Zotëravet guximi e tij iu bënte përshtypje dhe vendosën që t'i ndihmojnë. Zoti Hermes, udhëheqësi i shpirtërave, e sjell deri te gremina Tenara (në kepin e sotëm Matapan, në pjesën më jugore të Peloponezit dhe bregut evropian), ku ishte hyrja e fshehtë për në perandorinë nëntokësore të Hadit. Aty e pranoi hyjnesha Athina. Nëpër rrugë të vegullisë, ku ka ndeshur shpirtrat e miqve të vdekur dhe armiqve të vrarë, erdhi para fronit të Hadit, sunduesit të botës nëntokësore i cili, si djalë të Zeusit, e pranoi miqësisht. I lejoi që ta zë dhe ta marrë Cerberin. Por në këtë ndërmarrje nuk guxoi t'i përdorë armët. Mirëpo, rreth kësaj është dashur ta thotë edhe Cerberi të veten. Mbrohej me dhëmbë dhe me thonj (ose më mirë të thuhet me kthetra), rrihte me bisht ku gjendej koka e dragoit dhe aq tmerrshëm ulurinte sa që shpirtrat e të vdekurve fluturonin nëpër botën nëntokësore si të lafitur. Pas betejës së shkurtër Herakliu e shtrëngoi aq fort sa që Cerberi nuk mundi të shpëtojë nga duart e tij përveç nëse i premtonte se do të shkonte pas tij në Mikenë. Duke e parë rojtarin e botës nëntokësore, Euristeu u ul në gjunj (kurse sipas një versioni tjetër ai u fsheh në fuçi ose në enë për drithëra) dhe duke i thyer duart e luste Herakliun që ta largojë këtë fantazëm ferri nga edhe e ka sjellë.