[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
'''Mark Ndoja''' ([[Durrësi|Durrës]]<ref>Mann, Stuart E., ''Albanian literature: an outline of prose, poetry, and drama'', Bernard Quaritch, 1955, fq. 114.</ref><ref>Kvik (Qvick), Ullmar, ''Më shumë heroizma sesa grurë'', përktheu nga Suedishtja Frashër Oseku, Treleborg - Suedi: Revista "Drita", 2006. fq. 121. ISBN 91-631-5616-4</ref>, 1912<ref>Shatro, Bavjola, ''Aesthetical and Political Aspects of the Relationship between Literature and Ideology in Albania in Dictatorship and in Post-Communism'', Mediterranean Journal of Social Sciences Vol. 2, No. 2, May 2011, fq. 34.</ref> - [[Tirana|Tiranë]], 22 qershor 1972<ref name=":0">''Dosja hetimore / Mark Ndoja, me poezi e përkthime kundër Partisë e Pushtetit'', [[Shqiptarja.com]], 24 tetor 2017.</ref>) ka qenë shkrimtar, studiues i letërsisë dhe klasicist, përkthyes i letërsisë klasike në shqip dhe asaj shqipe në italisht, aktivist anti-fashist dhe komunist, dhe politikan shqiptar.
 
Njihet për përkthimin e plotë që i bëri ''Divina Commedia''-s, [[Komedia Hyjnore|Komedisë Hyjnore]] të [[Dante Alighieri|Dantes]], të përfunduar viteve gjashtëdhjetë por të botuar pas viteve 90. Ka qenë autor poezish dhe pjesësh teatrale, përkthimesh të shumta nga autorë klasikë të lashtësisë dhe Mesjetës ([[Homeri]], Horaci, Dante) dhe të Romantizmit (Carducci, [[Heinrich Heine|Heine]]) dhe të letërsisë italiane (deri tek d'Annunzio), si dhe mjaft studimesh letrare. Ka qenë pjesëmarrës në diskutimet ideologjike të Lidhjes së Shkrimtarëve të pas-Luftës së Dytë Botërore, prej të cilave e pësoi gjatë një spastrimi të një grupi shkrimtarësh në vitet 1953-54. Kaloi disa vjet në burg dhe internim.